Emil Shulajkovski “Hijet në re”

Ju njoftojmë se ekspozita personale e Emil Shulajkovskit me titull “Hijet në re” do të hapet në objektin e Çifte Hamamit më datë 1.10.2024 (e martë) në ora 20:00.
Në ekspozitën e fundit të Emil Shulajkovskit me titull “Hijet në re” (2024), me të cilën në njëfarë mënyre shënohet edhe krijimtaria tredekadëshe e punës së këtij autori, nuk mund të shmanget përshtypja sipas së cilës ai dorëshkrimin e tij karakteristik artistik e bazon dhe e përkufizon përmes ngjyrës si një postulat pikture themelore. Si një nga karakteristikat themelore të pikturës së Emil Shulajkovskit si fillim mund ta veçojmë konsekuencën e konstantës, e cila nënkupton vizualizimin e përvojave përmes shprehjes ekspresioniste me bojë mbi pëlhurë, ku autori e bashkon abstraksionin lirik dhe gjestin abstrakt ekspresiv në forma artistike dinamike me jetën panteiste dhe filozofinë e artit.
Ekspozita e titulluar “Hijet në re”, përbëhet nga pesë cikle të veçanta, të krijuara në periudhën 2022 – 2024 (ku dominojnë pikturat nga viti 2023 – 2024, por janë prezantuar edhe disa vepra të vitit 2019), me tituj të veçantë “Kopshti i kënaqësive”. (2019-2023), “Transformimi i simboleve” (2023), “Reflektimet e momentit” (2023-2024), “Shakullinë në mendime” (2023-2024) dhe “Hijet në re” (2023-2024), të realizuara në teknikat e vajit dhe akrilit në pëlhurë, si dhe me akuarel në letër, e cila nga ana e saj përfaqëson një pasqyrë në një vazhdimësi të gjerë krijuese, në të cilën në një mënyrë të caktuar janë sublimuar “gjendjet” e emocioneve dhe ndërgjegjes, përkatësisht estetika personale e krijimit.
Në përpjekje për të zbërthyer dhe analizuar në mënyrë formaliste ciklet e paraqitura, të punuara pothuajse në të njëjtën periudhë kohore, do të nisemi nga “Kopshti i kënaqësive” në të cilin ngjyrat e ndryshme bazohen në pastel dhe dritë, në “Reflektimet e momentit” festat me ngjyra sugjerojnë një vorbull të pavetëdijshme formash me ngjyra të ndryshme dhe momente driping, “Transformimi i simboleve” është një bashkim dinamik i ngjyrave të forta kontraste, të cilat vazhdojnë forma asociative në “Shakullinë në mendime”, ndërsa qetësinë e plotë sfumato e arrin në ciklin e fundit “Hijet në re”. Pikërisht ky cikël i fundit manifeston një qetësi të ndjeshme në raport me ciklet e mëparshme, ku ngjyrat sublimohen dhe sillen në nivelin e thjeshtimit dhe pastërtisë në nivelin e hijes dhe dritës, pavarësisht nëse zgjedhja e ngjyrave është me fon të ftohtë ose të ngrohtë, dhe vetë përvoja estetike varion nga abstraksioni lirik asociativ deri te realizmi magjik.
Emil Shulajkovski ka lindur në vitin 1969 në Shkup, Maqedoni. Ka diplomuar në Fakultetin e Arteve Figurative – Shkup. Ka realizuar 28 ekspozita personale në Shkup, Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Manastir, Ohër, Beograd, Nish, Podgoricë, Lubjanë, Siler Sity, Leksington, Nju Jork dhe ka marrë pjesë në mbi shtatëdhjetë ekspozita grupore. Veprat e tij janë të përfaqësuara në koleksione private dhe publike në Maqedoni, Serbi, Slloveni, Kroaci, BdheH, Greqi, Qipro, Shqipëri, Bullgari, Itali, Vatikan, Francë, Gjermani, Spanjë, Portugali, Angli, Irlandë, Poloni, Çeki, Finlandë, Zvicër, Belgjikë, Holandë, Luksemburg, Norvegji, Rusi, Turqi, ShBA, Kanada, Kinë, Singapor, Japoni dhe Australi. Është fitues i katër çmimeve kombëtare për pikturë.