Fauna nga koleksioni i Galerisë Nacionale
“Nga një diskurs më ndryshe” Fauna nga koleksioni i Galerisë Nacionale Mala Stanica, 7/12/2023, ora 19:30
Edicioni i dytë i ciklit “Nga një diskurs më ndryshe” është një vazhdimësi e idesë origjinale të përfshirjes së personave, intelektualëve, veprimtaria e të cilëve nuk është e lidhur ngushtë me artin figurativ, kritikën dhe teorinë, të cilët në bashkëpunim me një bashkëkurator nga galeria, do të punojnë në një temë që ata vendosin, e cila është frymëzuar nga koleksioni i pasur i Galerisë Nacionale. Qëllimi është t’i qasemi interpretimit nga një diskurs tjetër,sistemimi dhe hulumtimi i thesarit tonë kulturor. Për edicionin e parë ftuam dr. Vladimir Martinovski, profesor, poet, shkrimtar, eseist, tregimtar, teoricien, përkthyes letrar i cili sugjeroi temën “Mustaqlii”. Ekspozita u realizua në nëntor 2019.
Diskutimet dhe debati për apo kundër ndryshimit të metodave dhe eksperimentimi me qasje të reja të hulumtimit dhe prezantimit të artit figurativ, modernizimi i tyre, dalja nga zona e sigurt institucionale me tema të reja, autentike, krahasimet jo të zakonshme dhe të guximshme, analiza e pamjes së ndryshuar, sistematizimet dhe klasifikimet jashtë standardit, futja në përdorim të multi, madje dhe trans-medialitetit dhe disiplinaritetit në prezantimet… janë vetëm një nga shumë aspektet që janë shqyrtuar dhe analizuar në kolegjiumet e shumta profesioniste të kuratorëve në Galerinë Kombëtare. Edhe përkrah disa prirjeve drejt përvojave të reja të kohës, siguria institucionale dhe standardet e vendosura janë të vështira për t’i depërtuar.
“Nga diskursi ndryshe”është projekt që e kemi menduar me tendencë të trazojmë dëshirën për ndryshim dhe të provojmë veten në fusha të pahulumtuara, përmbledhje, medie, me qëllim t’u qasemi leximeve të reja e të ndryshuara për nga pikëpamja, si dhe sistematizimeve dhe klasifikimeve të pasurisë kulturore me të cilën disponon Galeria Kombëtare. Inkuadrimi i një “kuratore” të jashtëm, i cili nuk është nga një proveniencë e drejtpërdrejtë artistike, apo më saktësisht, një intelektual, interesat e të cilit akademikë në mënyrë të tërthortë përfshijnë artin vizual, siç janë shkrimtarët, filozofët, regjisorët, aktorët, etj., konsiderojmë se do të ofrojë një qasshmëri ndryshe, një tematikë jostandarde, një panoptikum specifik të shikimit të metodologjive në hulumtim ose prezantim të veprave të koleksionit tonë. Kuratorët e ftuar punojnë në bashkëpunim të ngushtë me kuratorët e brendshëm në Galeri, dhe si rezultat i punës së frytshme të tyre, do të burojnë këto sesione të projektit të menduar para shumë viteve, “Nga diskursi ndryshe”.
Duke synuar që pikëpamjet e këtilla të pamjes së gjërave “nga një diskurs ndryshe” do të kontribuojnë për njohuri dhe lexime të reja të historisë së artit, dhe në të njëjtën kohë do të jenë interesante edhe për artdashësit, i gëzohemi secilës mundësi të re të nxjerrjes së veprave tona artistike nga më të ndryshmet, nga depot tona, dhe me këtë, edhe veprat si të tilla do ta vazhdojnë synimin e vet kryesor – të komunikojnë me pranuesit e tyre dhe të lajmërojnë një qëndrim të caktuar.
Edicioni i dytë “Fauna në koleksionin e Galerisë Nacionale” është një koncept i ideuar nga prof. Dr. Ivan Xheparovski është i fokusuar edhe në imagjinatën ekokritike dhe faunokritike në artin bashkëkohor.
Në tekstin e tij drejt ekspozitës prof..dr Xheparovski shkruan: “Padyshim, ajo që po ndodh në dy dekadat e fundit në sferën e teorisë dhe atë të estetikës është shfaqja e një “kthese kafshërore” unike teorike (animal turn), e ngjashme me kthesat e kaluara linguistike, postmoderne, postkolonilale, kthesave gjinore dhe digjitale, sepse lënia e botës së kafshëve në margjinat e hulumtimeve filozofike, antropologjike, sociologjike, letrare apo edhe atyre artistike, sot nuk është më e mundur, ndërkaq paraqitja e një sërë hulumtimesh multidisiplinare tregojnë se ndarja e botës njerëzore nga ajo e kafshëve sjell me vete një sërë problemesh politike, ekologiike, etike dhe bioetike, të cilat kërkojnë një rikonsiderim të trajtimit dhe paraqitjes së kafshëve në veprat letrare, si në ato artistike të së lakuarës, ashtu dhe në ato të së sotmes. Në këtë fushë, sigurisht, duhet të përmendet edhe paraqitja e një numri të madh të veprave të përkushtuara ndaj kësaj problematike nga të cilat do të veçoj dy: libri i autorit Klinxhender, Antal dhe Hartan me tiullin “Kafshët në art dhe në të menduarit” dhe përmbledhje e përgatitur nga Enenkel dhe Smith i titulluar “Zoologjia e hershme moderne: konstruksioni i kafshës dhe shkencës.“ një vepër ku tematizohen me sukses këto çështje.
Në ekspozitë do të shfaqen rreth 80 vepra nga koleksioni i pasur i Galerisë Nacionale dhe nga thesari kombëtar i kryeveprave jugosllave dhe kombëtare, duke përfshirë: Ivan Meshtroviq, Krsto Hegedusić, Milo Milunović, Ivan Generalić, Vesna Sokolic, Rico Debenjak, Olivera Kangrga, Nikola Martinoski, Lazar Liçenoski, Boro Mitriceski, Tomo Vladimirski, Dimitar Pandilov Avramovski, Vladimir Georgievski, Petar Mazev, Vana Urosheviq dhe shumë të tjerë.
Ekspozita do të zgjasë deri në mesin e janarit 2024.
Në hapje, më 7 dhjetor 2023, fjalën do të marrë dr. Ivan Xheparovski dhe dr. Dita Starova Qerimi, drejtoreshë e Galerisë Nacionale.
Organizimi i ekspozitës: Dr. Ana Frangovska.

Ivan (Ivica) Xheparovski (1958, Shkup) është poet, filozof dhe përkthyes. Ka diplomuar në Fakultetin Filozofik në Shkup, ku ka magjistruar dhe doktoruar. Autori është autor i njëzet e pesë librave: gjashtë libra me poezi, njëmbëdhjetë libra në fushën e estetikës dhe teorisë kulturore, dy antologjive poetike dhe gjashtë përzgjedhjeve teoriko-eseistike. Për punën e tij ka marrë çmimet “Luftëtar i ri” (1984), “Dimitar Mitrev” (1993), “Paradigma” (2009) dhe “Vëllezërit Miladinovci” (2016). Punon në Fakultetin Filozofik në Shkup si profesor i rregullt në lëndët: Estetikë, Histori e Estetikës dhe Filozofi e Kulturës. Ai ishte udhëheqës i Institutit të Filozofisë (2004-2009; 2013-) dhe sekretar i Qendrës PEN maqedonase (1999-2001; 2008-2014). Merret me: William Blake, James Joyce, Joseph Brodsky, David Hume, Edmund Burke, etj. Fitues i çmimit “Grigor Prliçev” (1993) për përkthim me poezi. Poezia e tij dhe disa nga esetë e tij janë përkthyer në më shumë se një duzinë gjuhë të huaja në botë. Vepra poetike: Pamje nga ekspozita; Eklogue; Këngë; Vullneti për të menduar; Përdhunimi i Evropës; Drita e malit Athos.


