Ekspozitë e shkollave fillore “Shemovi dhe unë”
Ju njoftojmë se në Galerinë Nacionale, objekti Hamami i Daut Pashës, më datë 10.11.2023 (të premten), në ora 13:00 do të hapet ekspozita vjetore e shkollave fillore me titull “Shemovi dhe unë”.
Në hapjen oficiale do të drejtohrt drejtoresha e galerisë, dr. Dita Starova Qerimi, prof. Simon Shemov dhe edukatorja e projektit mr. Maja Dimitrova.
“Ekspozita vjetore e shkollave fillore është një ekspozitë që tradicionalisht mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe organizohet nga Galeria Nacionale. Ideja e projektit është: çdo vit më të rinjtë të marrin pjesë në punëtori kreative, të përvetësojnë teknikat e artit, por edhe të takojnë autorët tanë më të mëdhenj maqedonas.
Punëtoritë u realizuan muajin e kaluar dhe në to morën pjesë nxënës nga këto shkolla: Sh.F. “Kole Nedelkovski”, “Jahja Kemal”, Shkolla Ndërkombëtare “Nova”, Sh.F. “Nevena Georgieva Dunja”, Sh.F. “Lazo Trpovski”, Sh.F. “Kiro Gligorov”, Sh.F. “Gjorgija Pulevski”, Sh.F. “Kliment Ohridski”, dhe Sh.F. “Lazo Angelovski”. Në ekspozitë do të prezentohen punimet e studentëve të krijuara nën mentorimin e bashkëpunëtorëve të projektit, pedagogë dhe studentë nga Fakulteti i Arteve Figurative në Universitetin “Shën Qirili dhe Metodi” nga Shkupi, Universiteti Fontis nga Holanda dhe bashkëpunëtorja Maaike Fekkes”- theksoi edukatorja mr. Maja Dimitrova, përgjegjëse për projektin.
Koha dinamike në të cilën jetojmë kërkon gjithmonë e më tepër të lidhet teoria me praktikën, në mënyrë që dijet të pranohen lehtësisht dhe në këtë mënyrë të kenë kohëzgjatje. Si rrjedhojë, nëse duam t’i edukojmë të rinjtë për fushën e artit, praktika duhet të lidhet me teorinë përmes të gjitha segmenteve të procesit edukativo-arsimor. Pjesëmarrja në punëtoritë kreative është mundësi e jashtëzakonshme për një lidhje të tillë, ndërkohë duke qenë dhe argëtuese për fëmijët. Rezultati final është gjithmonë fëmijë të kënaqur dhe të lumtur, fëmijë që kanë mësuar një aftësi të re. Në këtë mënyrë edukohen për artin dhe në prëgjithësi për artistin.
Ekspozita e përvjetshme e shkollave fillore për vite me radhë ka mbajtur këtë qasje mësimore, nëpërmjet së cilës nxënësit përfshihen drejtpërdrejt në procesin krijues. Mësojmë për artistët tanë më të mëdhenj. Për çfarë njihen ata? Çfarë e bën secilin të jetë autentik?
Krijimtaria e Simon Shemovit ishte një mundësi e jashtëzakonsme dhe një sfidë e re për nxënësit. Piktor, artist grafik, një nga hulmtuesit e parë të drejtimeve alternative në art. Interesimi për fenomenet natyrore është i gjithëpranishëm në tërë artin e tij, në instalimet, objektet, ndërhyrjet në hapësirën natyrore dhe urbane e sidomos në veprat prej letre, të krijuara me dorë. Në kuadër të prjektit, nxënësit kishin mundësi të njihen me këtë artist dhe të kalojnë kohë së bashku. U organizuan edhe punëtori për letër të krijuar vetë, që ishte një mundësi e rrallë për nxënësit, që panë procesin e krijimit të letrës nga afër. Ishin nën mentorimin dhe në bashkëpunim me profesorë dhe studentë të Fakultetit të arteve frigurative në Shkup, si dhe me ekipin e profesorëve dhe asistentëve të Universitetit Fontis nga Holanda. Në vende të ndryshme brenda Hamamit të Daut pashës, në ambientin e eskpozitës, fëmijët nën mentorimin e studentëve nga dy fakultete, përpunonin forma të ndryshme nga letra, duke gjetur zgjidhje kreative. Dikush e lidhte me penj, me materiale të mbledhura nga natyra, të cilat i ngjyroste, që në fund të krijohej një kompozim i ngjashëm me ekspozitën “Multiversum” të Simon Shemovit.
Fëmijët mbajnë mend mirë atë çka përjetojnë në fëmijëri dhe kjo ndikon në masë të madhe në raportin që kanë me veten dhe me të tjerët. Vizita e galerisë dhe krijimi i artit është një nga kujtimet e tilla. Është e bukur ndjenja kur e dimë se po thurim kujtime të bukura për ta.
