Hotel për insekte – Projekt inkluziv ekologjik me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Autizmit

Finalizimi i projektit do të jetë më 29 prill në orën 10:30 në Kopshtin Zoologjik të qytetit të Shkupit, ku do të vendosen punimet e krijuara nga nxënësit. Përveç vendosjes së hoteleve për insekte, do të prezantohet edhe një manual për insektet, i punuar nga studentët e Fakultetit të Makinerisë, dega Dizajni Industrial.

Ndryshimet në natyrë të shkaktuara nga njeriu jo vetëm që ua vështirësojnë insekteve gjetjen e ushqimit, por edhe, pavarësisht nga përmasa e tyre e vogël, insektet si bletët e egër dhe buburrecat gjithnjë e më shpesh kanë probleme për të gjetur vende për të krijuar fole. Duke pasur parasysh se rreth 80% e bimëve të egra dhe më shumë se 150 kultura të rëndësishme varen nga polenizimi i insekteve, këto streha janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Prandaj, ndërtimi i hoteleve për insekte në vitet e fundit është bërë gjithnjë e më popullor.

Këtë vit, si dhe në të gjitha vitet e mëparshme, Galeria Nacionale e Maqedonisë ka organizuar projekte që janë të rëndësishme jo vetëm për të rritur ndërgjegjen publike për personat me autizëm, por edhe për të rritur ndërgjegjen dhe përgjegjësinë kolektive për menaxhimin e natyrës në përgjithësi. Punëtoritë janë inkluzive, ku morën pjesë nxënës nga shumë shkolla: Shkolla Fillore “Nevena Georgieva Dunja”, Shkolla Fillore “Shën Klimenti i Ohrit”, Qendra për Rehabilitim dhe Edukim “Shën Naumi i Ohrit”, si dhe studentë nga Fakulteti i Makinerisë, dega Dizajni Industrial.

Edhe insektet, ashtu si njerëzit, kanë kushtet dhe nevojat e tyre – si duhet të jenë habitatet e tyre. Kështu, materialet që i përdorëm ishin të përshtatshme për to, si: shtresa druri, arka të cekëta, tuba kallami ose bambusi, boçë, ashkla druri, argjilë… Brendësia hoteleve është mbrojtje nga era, shiu dhe bora, në mënyrë që ata të mund të strehohen dhe të rrisin pasardhësit e tyre. Në anën e përparme, i kemi mbuluar me rrjetë hekuri për t’i mbrojtur nga grabitqarët si shpendët.

Hotelet e ndërtuara do të vendosen në Kopshtin Zoologjik të Shkupit në pranverë, kur ata lëvizin më shumë dhe kërkojnë vende për të rënë në letargji, për të pushuar ose për t’u shumuar. Presim që banorët e parë të vendosen shumë shpejt dhe të jenë në hotelin e ëndrrave të tyre.

Maja Dimitrovа – Edukatore