Informacion për fituesit e konkursit për artist të ri dhe të pjekur

Share Button

Selektimi i fituesve të Konkurseve për artistë të rinj dhe artist të pjekur, projekte të organizuara nga Galeria nacionale, përfunduan me (video)konferencën të mbajtur nga komisioni ndërkombëtar profesional, i përbërë nga: prof. Miodrag Shuvakoviq, Arta Agani Bunjaku dhe Roman Uranjek.

Procesi i selektimit u zhvillua në bazë të parimit të vlerësimit të aplikacioneve të propozuara nga ana e komisionit, gjë pas së cilës u mblodhën rezultatet dhe u diskutua përzgjedhja përfundimare. Komisioni kishte qëndrime mjaft të ngjashme në përgjedhje. Për fitues të konkursit për artistë të rinj, u përzgjodhën: Viktorija Poposka dhe Darko Komnenoviq, ndërsa për fitues të konkursit për artist të pjekur, fitues u përzgjodh Robert Jankulloski.

23 artistë paraqitën projektet e tyre në konkursin për artistë të rinj dhe 10 artistë / grupe arti morën pjesë në konkursin për artist të pjekur me propozimet e tyre. Fituesit e konkursit, një artist i pjekur dhe dy artist të rinj, do të kenë mundësi të realizojnë projektet e tyre në hapësirat e “Stacionit të vogël”, të marrin honorar, si dhe të mbulojnë harxhinet e produksionit dhe realizimit të projektit. Ekspozitat janë caktuar për muajt nëntor dhe dhjetor 2020.

Në përputhje me interesin e artistëve dhe cilësinë e aplikimeve të fituara, si dhe përfshirjen e komisionit të pavarur ndërkombëtar në përzgjedhjen e fituesve, ky konkurs profesional do të bëhet projekt tradicional, të cilin Galeria nacionale do të vazhdojë së mbajturi edhe në të ardhmen.

Bashkëngjitur ju dërgojmë edhe raportin integral të përzgedhjes së komisionit.

 

 


 

Raporti i komisionit për rezultatet e Konkurseve për artistë të pjekur dhe artist të ri me:

Prof. d-r Mishko Shuvakoviq, Arta Bunjaku Agani dhe Roman Uranjek

 

Fituesi i konkursit për artist të pjekur: Robert Jankuloski

Autori Robert Jankulloski është lindur në vitin 1969 dhe mbi supet e tij ka një karrierë impresionuese artistike. Themi artistike, e jo fotografike, për arsye se veprat e tij varen nga këndvështrimi me të cilin shihen, që, bashkë me fotografinë, i përkasin artit bashkëkohor. Këtu flasim për zgjidhje ambientale të hapësirës publike, aksioneve fotografike dhe së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, për pozicionimin e ekspozitës si një eksperiencë të tërësishme, e jo si një seri fotografish njëra pas tjetrës, gjë që ndodh shpesh herë me ekspozitat e fotografive.

Të gjitha fotografitë e tij janë pasqyrim direkt i eksperiencës personale dhe bashkë me të edhe dokument i kohës dhe hapësirës. Veprat janë interpretim analitik i gjërave që ndodhin rreth tij. Ato nuk ndjekin rregullat shkollore dhe shpesh i kundërshtojnë njohuritë ekzistuese. Janë cilësore dhe sugjestive, por edhe specifike, pasi secila ka identitetin e saj. Veprat e tij përbëjnë një lidhje fizike dhe të prekshme vizuale me një moment të caktuar të historisë dhe njëkohësisht shprehin një vend kur mund të zbulohet realitetit. Autori është krejtësisht i vetëdijshëm për ngjarjet simultane të rrethinës dhe me anë të mendimit të tij është në gjendje të transmetojë atë në moment kyç me atë të mediave që i konsideron të domosdoshme, gjegjësisht me anë të fotografive, ambientit apo intervenimeve në hapësirën publike.

Propozimi i tij për ekspozitën në “Stacionin e vogël” ka të bëjë me përballjen me momentin e vetëdijësimit, të jetuarit në një kohë historike, një kohë të shënuar nga virusi kovid-19. Çdo artist është njëkohësisht një kronist i kohës ku jeton nëpërmjet veprave të tij. Studimi i tij në Serbi, Greqi dhe Maqedoni, nëpërmjet natyrës është i lidhur me traditën mbi tema të pejzazheve dhe, ndërkohë, me traditën e të shëmtuarës dhe autentikes në artin bashkëkohor. Propozimi tregon se ekspozita do të realizohet në raport me ambientin specifik të galerisë dhe se vizitorit do t’i mundësohet një përjetim i plotë i shijimit të spektaklit.

Besojmë se në dorëzimin e çmimeve duhet marrë parasysh cilësia e punës së artistit dhe njëkohësisht kontributi i tij në shoqërinë ku jeton. Robert Jankulloski ka themeluar Qendrën maqedonase të fotografisë në vitin 2000 dhe kjo gjë i ka dhënë rëndësi të veçantë në sy të jurisë.

 

Fituesit e konkursit për artistë të rinj: Darko Komnenoviq dhe Viktorija Popovska

Darko Komnenovic, i lindur në 1990, është artist vizual i cili punon në kontekst të veprës postskulpturale. Studimet dhe konstruksionet e tij lidhin ndikimet skulpturale, ambientale dhe teknologjike. Me fjalë të tjera, ai punon me raporte të hibridizuara të hapësirës, perceptimit, komunkimit dhe planifikimit kongitiv të efekteve vizuale. Projekti i propozuar “Kapsid i20” është shembull i shkëlqyer i përgjigjes së vazhdueshme artistike dhe estetike të kundërshtive, antagonizmave dhe tëhuajsimit, karakteristika të krizës globale të shkaktuar nga kovid 19. Artisti ka shprehur në mënyrë lucide potencialin për të transformuar shoqërinë moderne dhe raportet e rëndësishme mes individëve si dhe të raporteve mes individëve dhe bashkësive, apo mes individëve dhe institucioneve dhe mes institucioneve në vetvete.
Kështu, artisti ka propozuar procese, efekte dhe situata të ndërlikuara njerëzore, politike, komunkative dhe si rrjedhojë kongnitive, të cilat motivohen nga gjendja njerëzore në momente krize pandemike. Nëpërmjet kësaj vepre, artistike ka vënë në pah raporte mes dy modaliteteve të rëndësishme: pamjen e ndërthurrjes së materialeve/ mediumeve tradicionale dhe moderne dhe pamjen e kapsulës kohore. Ndërlidhja e parashikuar e digjitales dhe materiales me format e jetës njerëzore hapin një vend për testimin e modernitetit tonë individual dhe kolektiv. Projekti ka tërhequr vëmendjen me aktuealitetin, materialin hibrid, ndërlikueshmërinë mediatike dhe angazhimin thelbësor ekzistencial.

Viktorija Popovska, e lindur në 1992, është artiste e re e cila ndodhet në një rrugëtim të gjatë për të gjetur modalitetet e shprehjes. Gjatë karrierës së saj, ka pasur disa pjesëmarrje si dhe solo ekspozita dhe ekspozita e saj e parë është “ekspozitë hibride ku janë paraqitur kukulla, instalacione dhe piktura unike”. Fjala “hibrid” është shumë e rëndësishme për të përshkruar veprat e saj dhe përfaqëson një studim më të thellë në suaza të elementit njerëzor dhe të ndikimit të tij mbi rrethin ku jeton. Në veprat e saj të kaluara protagonistë kanë qenë njerëz/kukulla të vendosura me kujdes mbi pëlhurë si forma groteske në një veprim të përsëritshëm që i ngjason një vallëzimi. Në disa raste, si dhe në skulptura, ato zaptojnë hapësirat në një mënyrë teatrale, duke parashikuar degjenrimin dhe shkatërrimin. Modelet e saja të kukullave paraqesin përpjekje të dëshpëruara për ruajtjen e natyrës njerëzore, të demonstruara nëprëmjet trupave të tyre të mumifikuar.

Si rrjedhojë logjke, Popovska propozon hetimin e lidhjes mes asaj që është dhe asaj çka nuk është njerëzore. Ashtu si në veprat e saj të kaluara, ajo insiston në ruajtjen – prezervimin. Projektin e bën tërheqës qasja e tij, ku protagonistët nuk janë luajtës të roleve, por bëhen pjesëmarrës në projektin që rezulton me instalacionin të bërë nga plehrat që ata mbledhin. Në një kohë kur e ardhmja është e panjohur dhe kur arti përiqet të rrënojë muret e ngritura, projekti artstik me fokus bashkësinë, mund të ketë efekt pozitiv mbi shoqërinë e zhurmshme, duke e drejtuar atë kah realiteti i ri që ndodhet para nesh. 

Share Button