Jubileja 90 vjet nga lindja e Risto Kalçevskit (1933-1989)

Ju njoftojmë se më datë 21.12.2023 (e enjte), në Galerinë Nacionale, objekti i Daut pasha Hamami, në ora 19:30 do të hapet ekspozita “Jubileja 90 vjet nga lindja e Risto Kalçevskit (1933-1989)”.

RISTO KALÇEVSKI
(1933-1989)

Ndërsa shënojmë jubileun e 90 vjetorit të lindjes së Risto Kallçevskit (1933-1989), njëri nga interpretuesit më të rëndësishëm të praktikës enformel në artin figurativ maqedonas, qëllimi ynë është të bëjmë një prezantim të integruar të krijimtarisë së tij të pasur. Hetimet dhe analizat e deritanishme të përmbledhura në një vend, gjegjësisht vlerësimi i tij kritik dhe shkencor si autor që ka lënë gjurmën e tij unike në kushte të caktuara shoqërore, udhëzojnë se Risto Kallçevski zë një vend të rëndësishëm në zhvillimin dhe afirmimin e artit bashkëkohor maqedonas, duke lënë kështu një gjurmë të veçantë edhe përtej veprimtarisë shumëvjeçare pedagogjike.
Meqë atë e përkufizojmë si një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të enformelit edhe te ne, është e pashmangshme që të bëhet një rezyme e drejtimeve botërore të pikturës pas Luftës së dytë botërore. Në kushte kur “dyshimi në organizimin racional të shoqërisë dhe në parimet morale racionale e thekson edhe më tepër problemin e ekzistencës njerëzore, njashtu si dhe koncepti i një bote të mirëorganizuar dhe të rregulluar, i bazuar në “logjikën filozofike” humb pothuajse çdo lloj vlere” (Л.Труфиновиħ, Сликарски правци XX века,Јединство, Prishtinë, Просвета, Beograd, 1982), enformeli ose ekspresionizmi abstrakt nuk paraqet vetëm një drejtim të pikturës, të parë në këndvështrimin më të ngushtë të fjalës, por edhe më gjerësisht, një lëvizje që përfshin një praktikë shumfaqëshe, nisur nga piktura e aksionit në SHBA dhe abstraksioni lirik në Francë, e deri te piktura e materies.
Shfaeqja e enoformelit në Maqedoni (dhe në RSFJ), drejt fundit të të 50-tave dhe fillimit të 60-tave të shekullit 20, ndodh me një vonesë të vogël nëse i shohim shfaqjet dhe tendencat analoge në SHBA dhe Evropë. Siç vë në pah kritikja figurative L.Nedelkovska “…enfomeli në Maqedoni, si dhe në Jugosllavi zhvillohet dhe arrin intensitetin e tij në periudhën kur në Evropë dhe SHBA zhvillohet procesi i stabilizimit dhe konvencionalizimit të tij, gjegjësisht procesi i akademizimit”. (Л.Неделковска, Енформел: 1959-1966 (кратка историја на енформелното сликарство во Македонија, MAB, Shkup, 2009).
Nga aspekti historik, shfaqja e tij paraqet një tendencë kyç në çlirimin, modernizimin dhe zhvillimin e artit bashkëkohor maqedonas pas luftës së dytë botërore.
Paraqitja e Risto Kallçevskit ndodh pikërisht në një periudhë veçanërisht të rëndësishme për skenën figurative maqedonase, në mesin e viteve 50 të shekullit të kaluar, gjegjësisht në kushte kur liria e krijimtarisë artistike është një proces i pandalshëm i bashkëkohorizimit të shprehjes arsitike. Ai i përket brezit të arstistëve të arsimuar në disa prej akademive artistike të Jugosllavisë. Duke qenë akoma në studime në Akademinë artistike në Lubjanë (në klasën e Maksim Sadej, teksa mësonte për tendencat e mëpashme aristike, ai shkallë-shkallë i afrohej postkubizmit. “1955 është data jozyrtare kur ai fillon ta përdorë kohën e tij të lirë në krijimin e veprave artistike sipas shijes së tij, krahas faktit që ka pasur detyrime në akademinë e arteve figurative në Lubjanë” (М. Бочварова Плавевска, Ристо Калчевски, MAB, Shkup, 2001). Për herë të parë veprat e tij janë ekspozuar para publikut pas diplomimit në vitin 1957, në një ekspozitë grupore në Prilep. Publiku kritik këto vepra i përkufizon si fryt i kubizmit sintetik, në të cilin është evidentuar “një evolucion i karakteristik i shkurtuar pikturor”. Proporcionet e rrepta i theksojnë linjat gjoemetrike që përrethojnë fomrat dhe planet e objekteve, duke eliminuar lojën dritë-hije dhe zgjidhjet valeriane.
Fillimin e vërtetë të rrugëtimit të tij krijues e paraqet përfshirja në grupin “Mugri” në vitin 1960-1961, sias tendencave të tij stilistike në krijimtarinë e tij, ku në mënyrë asociative e formëson atë çka paraqitet në pikturë. Figura akoma është e pranishme, nuk është krejtësisht e eliminuar. Megjithatë, trajtimi në formësimin e sipërfaqes tregon një tendencë të çlirimit më shumë sesa të konsturimit të saj. Veç kësaj, paleta është pastruar në mënyrë të kujdesshme, ndërsa faktura është rafinuar.
Ekspozita e parë e pavarur e vitit 1961 (bashkë me Dragutin Avramovski Guten) e përkufizon atë tashmë në mënyrë të pakontestueshme si një autor, krijimtaria e të cilit i përket pikturës abstrakte. Trajtimi karakteristik pikturor në formësimin e vizionit artistik për disa paraqitje të realitetit në pëlhurë, udhëzojnë për afrimin e tij me një abstraksion të qetë lirik (periudha 1961-1962).
Ai vetë do të thotë “….pëlhura…unë, mund të them, e depërtoj, jo me plotë kuptimin e fjalës, sigurisht. Unë kërkoj thellësinë…Veç kësaj unë jamë absorbuar në botën e pjekurisë, kalbjes, me problemin e ndryshimeve që koha i sjell.” (Л.Неделковска, Енформел…)
Kjo periudhë veçanërisht e frytshme e “Fizionimizimit të tij figurativ” (1961-1962), është me tendencë të rafinimit të mediumit figurativ. Faktura e pikturës buron para së gjithash nga rafiniteti pikturor. Në mungesë të një skeme rigoroze arkitekturore, nëpërmjet një përpunimit delikat të sipërfaqeve të ngjyrosura, që në mënyrë subtile bashkohen me njëra tejtrën, piktura kthen “sensibilitetin individual sidomos nëpërmjet përzgjedhjes së fragmenteve të ndara, të nxjerra si regjistrim i takimit të ngjyrave në vetë procesin e përpunimit të veprës, ekstatikja e të cilës është e kontrolluar.” (М. Бочварова Плавевска, Ристо…)
Në periudhën nga 1963-1968 Kallçevski krijon krijmitari e cila sipas karakteristikave të saj i takon të ashtuquajturit pejzazhisëm abstrakt dhe/ose natyralizëm abstrakt. Sipas Boris Petkovskit, veprat e krijuara në këtë periudhë e mbajnë “potencialin themelor të brendshëm”, duke formësuar kështu një lloj gjeologjie të veçantë imagjinare, një lloj hapësire imagjinare karakteristike si asociacion i natyrës. Gjurmë themelore e kësaj faze krijuese është zgjerimi i mediumit pikturor me integrimin e materialeve jopikturore. Përkundër fakturës së kaluar të lëmuar, në një mënyrë shumë të shkathët, Kallçevski tani fut edhe materiale të tjera në pastën e vajit të ngjyrave. Në këtë mënyrë arrin një pastuozitet fort të theksuar që shkakton relievitet të sipërfaqes së pikturës. Hapi tjetër (1964-1965) është parcelizimi i pikturës në sipërfaqe, funksioni koloristik të cilave theksohet me ndarjen e qartë të relievit mes njëra-tjetrës.
Fundi i të 60-tave (1967-1968) hapet drejt “horizonteve” të reja estetike nëpërmjet homogjenizimit të hapësirës, e cila tani është përhapur me disa shtresa të vendosura paralelisht mbi pllaka të drurit, të profiluara dhe të ngjyrosura larmishëm. Këtë lloj parcelizimi të sipërfaqes së pikturës e arrin me shtresa të dendura të bojës të cilat përmbajnë shtresa relievike.
Pas vitit 1968 (rreth 1970) Kallçevski punon në të ashtuquajturat piktura-objekte, pak apo aspak të njohura për publikun maqedonas. Këta shembuj veçanësisht interesant në thelb ndjekin parimin tashmë të vendosur të parcelizimit të sipërfaqes. Në lidhje me këtë, kritiku artistik M.Boçarova konstaton se në raportin mes aspektit pikturor dhe të lëndës brenda pikturës, në këtë rast, autori në plan të dytë e vë ngjyrën.
Veç kësaj, jo vetëm që theksi vihet mbi përdorimin e elementeve plastike, që e shtypin momentin pikturor, por edhe i japin një dimension me ndryshe drejt dimensionit artistik të “skulpturores” apo “objektives”.
Periudha e viteve 70 (1972-1980) sipas kritikes figurative Sonja Abaxhieva definon dy mundësi në qasjen ndaj zgjidhjes së abstraktes në veprën artistike të Kallçevskit. Njëra lidhet me heqjen graduale të lëndores në pikturë dhe kthimit të saj në “një raport të pastër të ngjyrës dhe formës”, që ndodh në relacion me naturalizmin abstrakt.

Ndërkohë që, solucioni i dytë është të afirmohet një koncept pastërtisht plastik nga vetë fillimi, që sërish mund të realizohet në lidhje me një “lloj “konceptualizmi të veçantë në abstrakten”. Ndjekja e kujdesshme e krijimtarisë së tij tregon për ekzistencën paralele të këtyre dy mundësive, të këtyre dy botëve “të cilat komukojnë përmes raporteve harmonike”. Nga këto, në veprat e Kallçevskit të krijuara 1975-1987, duke u bazuar te parimi i parë, lidhja me realitetin akoma nuk është zhdukur. Ato përbëjnë një kolazh të ngjyrave të pasura që shprehin panorama të caktuara, ku ngjyra bëhet zëvendësim i konceptit (umbra e zëvendëson tokën, ujin e kaltër apo kozmosin, grija gurin, jeshilja fushën apo pyllin, e kuqja energjinë e brendshme etj.) Parimin e njëjtë të asociacionit të zgjerurar në abstrakten e zbaton edhe në sturkturë, ku bashkekzitsimi i sipërfaqeve të lëmuara dhe të ashpra tregon për punimin e sipërfaqes, duke asocuar në disa procese dhe transformime të materies (mbledhje, copëzim, ndrydhje, thyerje, ndarje etj).
Nga fundi i të 70-tave shkrimi i tij figurativ qetësohet. Kontrasti i ngjyrave zëvendësohet me një gradacion tonesh, nëpërmjet një thurjeje të butë të fakturës me elemente të ndryshme, lëvizja e të cilave në fakt e krijon formën e hapësirës me tendencë për të dalë nga korniza e pikturës. Atëherë kritika figurative, në bazë të gradacionit të toneve të ngjyrës në qasjen e enformelit, nga një anë, si dhe strukturat subtile të relievit të materies nga ana tjetër, krijimtarinë e Kallçevskit e vë në kornizat e abstraksionit lirik francez (Bazen, Senzhie, Zao Vu Ki, Mansje etj.).
Realizimet e tij të fundit, para fundit të jetës së vet, deri në fund të të 80-tave, vetëm në dukje, vë re M.Boçvarova, dallojnë në raport me mendimet e tija të kaluara figurative. Ato karakterizohen nga një rafinitet pedant, një nuancim i kujdesshëm i toneve që janë vendosur në një plan dydimensional, përmes parecelave të rrudhoura dhe të shtresuara, në të cilat autori njëkohësisht shton dhe intervenime të ndryshme vizatimore dhe kolazhi. Ato lidhen me fillimet e krijimtarisë së tij, duke i rimishëruar momentet e para lirike në realizimet e tij të fundit.
Shprehja koloristike është primare, kundrejt kompozimit dhe strukturës që janë të reduktuara, edhe pse ndoshta ngjyra e dendur mbi reliev tregon nevojën për t’u plotësuar elementi i plasticitetit të veprës së tij. Për Kallçevskin ngjyra është dhe shenjë artistike, por ajo ka dhe veti të tjera pikturale, me çka i jep një rëndësi me karakter fenomenologjik. Tonet i kombinon në “rregulla që për të janë të pranueshme dhe që janë nxjerrë nga vetitë fiziko-perceptuese të ngjyrave, por edhe nga kodet e strukturimit të konceptuar të ngjyrave”. М. Бочварова Плавевска, Ристо…)
Më tej Boçvarova vë re se pikturat e tij janë abstrakte, por pa ndonjë agresion të dukshëm. Ato përmbajnë në vetvete ëmbëlsi, si rezultat i nuancimit të sipërfaqeve monokromatike. Është e dukshme se te Kallçevski piktura është rezultat i qasjes ndaj fushave pikturore dhe lidhjes së tyre në një tërësi. Duke ndjekur shtrirjen mendimit figurativ të Risto Kallçevskit, mund të konkludojmë se krijimtaria e tij ka një kontekst specifik në zhvillimin e mendimit figurativ maqedonas, kontekst që edhe sot akoma shkakton shtresa të reja, të përgjithshme dhe të ndara, të leximit.

Maja Nedellkovska-Bërzanova, kuratore këshilltare
Maja Çankullovska-Mihajllovksa, kuratore e lartë