KONKURS PUBLIK Nr.03/2025

Share Button

Në bazë të nenit 3, nenit 5, nenit 6, paragrafët 1 dhe 3 dhe nenit 20-g të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 27/14, 199/14, 27/16, 35/18, 199/18 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 143/19, 14/20 dhe 208/24), nenit 77-a paragrafët 1, 2 dhe 5, nenit 77-b, nenit 77-v, paragrafi 1, nenit 77-g, nenin 77-d dhe nenit 77-gj të

Ligjit për kulturë (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 31/98, 49/03, 82/05, 24/07, 116/10, 47/11, 51/11, 136/12), 23/13, 187/13, 44/14, 61/15, 154/15, 39/16 dhe 11/18), nenit 22 dhe 23 të Ligjit për marrëdhënie pune (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 62/05, 106/08, 161/08, 114/09, 130/09, 50/10, 52/10, 124/10, 47/11, 11/12, 39/12, 13/13, 25/13, 170/13, 187/13, 113/14, 20/15, 33/15, 72/15, 129/15, 27/16, 120/18 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës” e Maqedonisë” nr. 110/19, 267/20, 151/21, 288/21, 111/23, 39/25 dhe 74/25), si dhe dispozitave të Rregullores për formën dhe përmbajtjen e konkursit publik dhe aplikimit për punësim, mënyrën e kryerjes së përzgjedhjes, si dhe mënyrën e caktimit të pikave në varësi të kategorisë dhe nivelit të vendit të punës për të cilin publikohet konkursi publik nr. 02-302/11 të datës 29.07.2019, Rregullores për elementët e detyrueshëm të konkursit publik për plotësimin e vendit të punës në sektorin publik përmes punësimit dhe aplikimit për punësim, si dhe formën, përmbajtjen dhe mënyrën e mbajtjes së regjistrit të personave që kanë dhënë të dhëna të rreme gjatë punësimit në sektorin publik (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë. nr. 242/25), dhe në përputhje me Rregulloren nr. 02-248/3 të datës 09.09.2020 për sistematizimin e vendeve të punës në Galerinë Nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Shkup dhe ndryshimeve dhe plotësimeve të saj nr. 01-40/1 të datës 15.01.2021, nr. 01-223/1 të datës 23.07.2021, nr. 01-37/1 të datës 16.01.2023, nr. 02-518/5 të datës 12.09.2024, nr. 01-644/5 të datës 20.12.2024, nr. 01-144/1 të datës 25.03.2025 dhe Njoftimit për mjetet financiare të siguruara nga Ministria e Financave nr. 19-6402/2 të datës 14.07.2025, Institucioni Nacional, Galeria Nacionale e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Shkup me numër të vetëm amë 4063317 dhe numër të vetëm tatimor 4030965222783 shpall:

KONKURS PUBLIK Nr.03/2025
për punësim të tre (3) personave me kohë të pacaktuar

I. Institucioni Nacional, Galeria Nacionale e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Shkup, ka nevojë për punësim të 3 (3) personave ofrues të shërbimeve, me kohë të pacaktuar pune, për vendet e mëposhtme të punës në nivel me shifër:

1. Niveli D03, kodi KUL 03 04 D03 002, pozicioni i punës: Kustos në Seksionin për depo, dokumentacion dhe konservim, pozicioni i punës: Kustos, në Sektorin profesional për identifikim, mbrojtje, rivitalizim, prezantim dhe popullarizim të trashëgimisë së luajtshme kulturore, në Seksionin për depo, dokumentacion dhe konservim, – 1 (një) realizues.

Kushtet e veçanta: Arsim i lartë (240 SETK ose nivel i mbaruar VII/1) – Histori e artit
Përvojë pune: deri në një vit përvojë pune në profesion
Shuma e pagës neto – 51,358.00 denarë

2. Niveli D03, kodi KUL 03 04 D03 003, pozicioni i punës: Konservator në Seksionin për depo, dokumentacion dhe konservim, pozicioni i punës: Konservator, në Sektorin profesional për identifikim, mbrojtje, rivitalizim, prezantim dhe popullarizim të trashëgimisë së luajtshme kulturore, në Seksionin për depo, dokumentacion dhe konservim, – 1 (një) realizues.
Kushtet e veçanta: Arsim i lartë (240 SETK ose nivel i mbaruar VII/1) – Arti Figurativ
Përvojë pune: deri në një vit përvojë pune në profesion
Shuma e pagës neto – 51,358.00 denarë

3. Niveli D03, kodi KUL 03 04 D03 003, pozicioni i punës: Konservator në Seksionin për depo, dokumentacion dhe konservim, pozicioni i punës: Konservator, në Sektorin profesional për identifikim, mbrojtje, rivitalizim, prezantim dhe popullarizim të trashëgimisë së luajtshme kulturore, në Seksionin për depo, dokumentacion dhe konservim, – 1 (një) realizues.
Kushtet e veçanta: Arsim i lartë (240 SETK ose nivel i mbaruar VII/1) – Arti Figurativ
Përvojë pune: deri në një vit përvojë pune në profesion
Shuma e pagës neto – 51,358.00 denarë

II. Kandidatët duhet t’i përmbushin kushtet e përgjithshme në vijim:
– të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
– ta njohë në mënyrë aktive gjuhën maqedonase (do të konstatohet në intervistë);
– të jetë i/e moshës madhore;
– të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës;
– me aktgjykim të plotfuqishëm të mos ketë të shqiptuar dënim për ndalimin e kryerjes së profesionit, veprimtarisë ose detyrës.

III. Orari i punës
– Orari i punës është nga e hëna deri të premten, nga ora 08:00-16:00
– Orari i punës 40 orë në javë

Afati për dorëzimin e aplikimit me dokumentet e nevojshme është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë llogaritur nga dita pas publikimit të konkursit në shtypin ditor dhe në faqen e internetit të Galerisë (www.nationalgallery.mk) (duke mos e llogaritur ditën e publikimit të konkursit). Kandidatët duhet t’i përmbushin kushtet e cekura në konkursin në momentin e aplikimit.
Formulari për aplikim për konkursin mund të merret nga arkivi i Institucionit Nacional, Galeria Nacionale e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Shkup (çdo ditë nga ora 9:00 deri në orën 14:00) ose të shkarkohet nga faqja e internetit (www.nationalgallery.mk). Kandidatët janë të detyruar ta plotësojnë formularin në tërësi, në mënyrë të saktë dhe me të dhëna të sakta. Kandidatët së bashku me formularin e aplikimit duhet t’i dorëzojnë dokumentet e nevojshme (në origjinal ose kopje të verifikuar në noter) për të përmbushur kushtet e përgjithshme dhe të veçanta:

Biografi të shkurtër;
– Diplomë/Certifikatë për arsimin e mbaruar adekuat;
– Certifikatën e shtetësisë;
– Certifikatë për aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës (jo më të vjetër se gjashtë muaj);
– Certifikatë se me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor nuk iu është shqiptuar dënim ndalim të kryerjes së profesionit, veprimtarisë ose detyrës (jo më të vjetër se gjashtë muaj);
– Dëshmi për përvojën e punës.

Të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që plotësojnë kushtet për aplikim kanë të drejtë pjesëmarrjeje. Kandidatët duhet ta dorëzojnë formularin e aplikimit me dokumentacionin e kërkuar në një zarf të mbyllur direkt në arkivin e Galerisë çdo ditë pune nga ora 9:00 deri në orën 14:00 ose me postë në një zarf të mbyllur me shënimin “Për konkursin publik për punësim nr. 01/2025” në adresën e mëposhtme: Galeria Nacionale e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Shkup, rr. Zhelezniçka nr. 18, Shkup.
Personi për kontakt dhe numri i telefonit: Elizabeta Tasevska, 02 3 126-856
Aplikimet dhe dokumentacioni i vonuar dhe i parregullt nuk do të merren në parasysh. Kontrollin e formularit të aplikimit dhe dëshmitë, si dhe intervista e kandidatëve të paraqitur, do të realizohen nga Komision i kompetent i formuar për zbatimin e procedurës së punësimit. Për kandidatët që e kanë kaluar me sukses procedurën për besueshmërinë e dëshmive, do të zhvillohet një intervistë, për të cilën kandidatët do të njoftohen me kohë përmes postës elektronike për kohën dhe vendin e mbajtjes.
Përzgjedhja do të bëhet në varësi të numrit të kandidatëve të paraqitur, por jo më vonë se afati i përcaktuar në nenin 23 paragrafi 2 të Ligjit për marrëdhënie pune.
Vendimi për përzgjedhjen e kandidatit për punësim do të publikohet në faqen e internetit të Muzeut dhe do t’u dorëzohet të gjithë kandidatëve të paraqitur në pajtim me ligjin.
Të gjitha informacionet e dorëzuara do të trajtohen si tepër sekret.

Institucioni Nacional, Galeria Nacionale e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Shkup

SHKARKO FORMULARIN

Share Button