KONKURS PUBLIK Nr.04/2025
Në bazë të nenit 3, nenit 5, nenit 6, paragrafit 2 dhe 3 dhe nenit 20-g të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 27/14, 199/14, 27/16, 35/18, 199/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 143/19, 14/20 dhe 208/24), nenit 22 dhe 23 të Ligjit për marrëdhënie pune (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 62/05, 106/08, 161/08, 114/09, 130/09, 50/10, 52/10, 124/10, 47/11, 11/12, 39/12, 13/13, 25/13, 170/13, 187/13, 113/14, 20/15, 33/15, 72/15, 129/15, 27/16, 120/18 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 110/19, 267/20, 151/21, 288/21, 111/23, 39/25 dhe 74/25),…
Rregullores për elementët e detyrueshëm të konkursit publik për plotësimin e vendit të punës në sektorin publik përmes punësimit dhe aplikimit për punësim, si dhe formës, përmbajtjes dhe mënyrës së mbajtjes së regjistrit të personave që kanë dhënë të dhëna të rreme gjatë punësimit në sektorin publik (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 34/15), Njoftimit për mjetet financiare të siguruara nga Ministria e Financave nr. 19-5400/2 nga data 19.05.2025, Institucioni Nacional, Galeria Nacionale e Republika e Maqedonisë së Veriut – Shkup me numër të vetëm amë 4063317 dhe numër të vetëm tatimor 4030965222783 shpall:
KONKURS PUBLIK Nr.04/2025
Institucioni Nacional, Galeria Nacionale e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Shkup, ka nevojë për punësim të 1 (një) personi ndihmës- teknik me kohë të pacaktuar pune, për vendin e mëposhtëm të punës në nivel me shifër:
1. Niveli A01, kodi КУЛ 04 01 A01 010, emri i vendit të punës Teknik Muzeu, titulli i vendit të punës Teknik Muzeu, në Sektorin për çështje juridike, administrative, teknike të përgjithshme dhe financiare, në Seksionin për çështje juridike, administrative, teknike të përgjithshme – 1 (një) realizues.
2. Kandidati/ja duhet t’i përmbushë kushtet e përgjithshme në vijim:
– të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
– ta njohë në mënyrë aktive gjuhën maqedonase;
– të jetë i/e moshës madhore;
– të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës;
-me aktgjykim të plotfuqishëm të mos ketë të shqiptuar dënim për ndalimin e kryerjes së profesionit, veprimtarisë ose detyrës.
Kushtet e veçanta: së paku arsim të mesëm katërvjeçar, përkatësisht arsim të mesëm trevjeçar (arsim të mesëm profesional ose gjimnaz)
Përvoja e punës: Vendi i punës është i paraparë me ose pa përvojë pune.
Orari i punës
– Orari i punës është nga e hëna deri të premten ora 08:00-16:00
– Orë pune – 40 orë në javë
Shuma e pagës është: neto 38.693,00 denarë, bruto 58.126 denarë
Afati për dorëzimin e aplikimit me dokumentet e nevojshme është 5 (pesë) ditë pune nga dita pas publikimit të konkursit në shtypin ditor dhe në faqen e internetit të Galerisë (www.nationalgallery.mk) (duke mos e llogaritur ditën e publikimit të konkursit). Kandidatët duhet t’i përmbushin kushtet e cekura në konkursin në momentin e aplikimit.
Formulari për aplikim për konkursin mund të merret nga arkivi i Institucionit Nacional, Galeria Nacionale e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Shkup (çdo ditë nga ora 9:00 deri në orën 14:00) ose të shkarkohet nga faqja e internetit (www.nationalgallery.mk). Kandidatët janë të detyruar ta plotësojnë formularin në tërësi, në mënyrë të saktë dhe me të dhëna të sakta. Kandidatët së bashku me formularin e aplikimit duhet t’i dorëzojnë dokumentet e nevojshme (në origjinal ose kopje të verifikuar në noter) për të përmbushur kushtet e përgjithshme dhe të veçanta:
Biografi të shkurtër;
– Diplomë/Certifikatë për arsimin e mbaruar adekuat;
– Certifikatën e shtetësisë;
– Certifikatë për aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës (jo më të vjetër se gjashtë muaj);
– Certifikatë se me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor nuk iu është shqiptuar dënim ndalim të kryerjes së profesionit, veprimtarisë ose detyrës (jo më të vjetër se gjashtë muaj);
– Dëshmi për përvojën e punës (nëse kërkohet).
Të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që plotësojnë kushtet për aplikim kanë të drejtë pjesëmarrjeje. Kandidatët duhet ta dorëzojnë formularin e aplikimit me dokumentacionin e kërkuar në një zarf të mbyllur direkt në arkivin e Galerisë çdo ditë pune nga ora 9:00 deri në orën 14:00 ose me postë në një zarf të mbyllur me shënimin “Për konkursin publik për punësim nr. 04/2025” në adresën e mëposhtme: Galeria Nacionale e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Shkup, rr. Zhelezniçka nr. 18, Shkup.
Personi për kontakt dhe numri i telefonit: Elizabeta Tasevska, 02 3 126-856
Aplikimet dhe dokumentacioni i vonuar dhe i parregullt nuk do të merren në parasysh. Kontrollin e formularit të aplikimit dhe dëshmitë, si dhe intervista e kandidatëve të paraqitur, do të realizohen nga Komision i kompetent i formuar për zbatimin e procedurës së punësimit. Për kandidatët që e kanë kaluar me sukses procedurën për besueshmërinë e dëshmive, do të zhvillohet një intervistë, për të cilën kandidatët do të njoftohen me kohë përmes postës elektronike për kohën dhe vendin e mbajtjes.
Përzgjedhja do të bëhet në varësi të numrit të kandidatëve të paraqitur, por jo më vonë se afati i përcaktuar në nenin 23 paragrafi 2 të Ligjit për marrëdhënie pune.
Të gjitha informacionet e dorëzuara do të trajtohen si tepër sekret.
Institucioni Nacional, Galeria Nacionale e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Shkup
