Nafi Jashari dhe Xhelil Rufati ekspozit në Çifte hamam
Është një nderë i posaçëm për Galerinë Kombëtare të Maqedonisë që të prezantoj veprat e profesor Nafi Jasharit, që janë vetëm një pjesë e mozaikut të veprimtarisë shoqërore të tij, si profesor në fakultetit e arteve në Tetovë, kurse ligjërimet e sekreteve të artit të grafikës do të jenë destinimi përcaktues në jetën e këtij artisti, mision gjatë të cilit do të zbulohen studentë të talentuar në fushën e artit figurativ.
Kjo flet qartë për veprimtarinë e tij në sistemin arsimorë gjatë formimit të individit dhe detektimin e vendit të tij në shoqërinë tonë.
Eksperimentimet e Nafi Jasharit me metoda të ndryshme teknike – teknologjike gjatë formimit të fletës grafike, gjeneron produktin origjinal grafik me rezultate të thella estetike. Pa marrë parasysh teknikën grafike, Jashari çdo herë me përkushtim i hulumton mundësitë dhe kufijtë e këtij mediumi, duke i sjellë të njëjtit deri në kufi të përkryerjes, jo vetëm në aspekt të shprehjes teknike, por edhe në aspekt të raportit të përshtypjes së përgjithshme estetike dhe vizuale. Kombinimi i më shumë teknikave grafike, atij do ti mundësojë zgjidhje të ndryshme estetike dhe kompozuese gjatë krijimit të projekteve të paramenduara figurative.
Saktë për këtë arsye, kjo ekspozitë ka një rëndësi të posaçme, për arsye se Nafiu hulumtimet e veta në fushën e grafikës, i prezanton përmes qëndrimeve personale ndaj botës dhe jetës, por përmes vlerave universale.
Galeria Kombëtare e Maqedonisë, në agjendën e saj të promovimit të artit figurativ maqedonas, si deri më tani, ashtu edhe në të ardhmen do të vazhdoj me përkrahjen dhe organizimin e ekspozitave të përfaqësuesve eminent të disiplinës së grafikës me qëllim të fisnikërimit të saj me vlera të reja të artit figurativ në grafikën bashkëkohore maqedonase.
_______________________________________
Programi i pasur i Galerisë Kombëtare të Maqedonisë, plotësohet me ekspozitën e Xhelil Rufatit, profesorë në Fakultetin e arteve në Tetovë.
Paralelisht me aktivitetet krijuese, Rufati vepron në sistemin arsimorë të shtetit tonë, përmes pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë gjatë formimit të gjeneratave të ardhme të artistëve të artit figurativ në shoqërinë tonë.
Krijimtaria e Xhelil Rufatit karakterizohet me interesin e tij të shprehur ndaj metalit në kombinim me materialet tjera. Ai do të zbuloj një bartës përkatës të natyrës plastike gjatë realizimit të vizioneve të veta në mediumin e skulpturës, që karakterizohen me forma bërthamore tektonike që i realizon me kujdes analitik dhe qetësi shpirtërore. Kompozimet vibrojnë me jetën e tyre të brendshme intensive, të formësuara në mënyrë bashkëkohore, por të ato qartë mund të dallohet tematika e ndikimit të elementit popullorë mitologjik, si dhe forma arkaike dhe primitive e shprehur në trajtë ekstreme të rudimentuar që rezulton me zgjimin e çështjeve që kanë të bëjnë me jetën dhe vdekjen, të afërt me vetëdijen primordiale dhe para logjike.
Format gjeometrike në të cilat i realizon veprat e veta, sugjerojnë dinamikën dhe depërtimin shpërthyes në hapësirë. Sipërfaqja është e punuar në mënyrë sistematike, me këtë fitohet efekti i dritës – hijes, që është veçori e posaçme për skulpturën si medium i shprehjes. Interesi ndaj mitologjisë popullore është përcaktues tematik i krijimtarisë së Xhelil Rufatit.
Me ekspozitën e Xhelil Rufatit, Galeria Kombëtare e Maqedonisë, participon në prezantimin e artistëve maqedonas me prejardhje shqiptare dhe plotëson vargun e jetës shoqërore – kulturore në Maqedoni, duke shfrytëzuar gjuhën e artit si një prej segmenteve më të rëndësishëm të komunikimit global. Saktë me këtë ekspozitë, institucioni ynë, vazhdimisht dëshmon për përkushtimet ndaj misionit të ruajtjes dhe prezantimit të realizimeve më të çmuara në fushën e artit figurativ në shtetin tonë.
Halide Palloshi






