“Njeriu i zakonshëm” i Zharko Basheski në Çifte Hamam
Bashkëpunimi shumëvjeçar i Galerisë Kombëtare të Maqedonisë dhe Drejtorisë së Kulturës dhe Artit rezulton me participimin e Galerisë në kuadër të manifestimit “Vera e Shkupit”
Kështu, edhe gjatë këtij viti, Projekti i programit vjetor të Galerisë Kombëtare të Maqedonisë do të prezantohet në hapjen solemne dhe fillimin e eventit “Vera e Shkupit 2016”. Hapja e këtij manifestimi do të bëhet në tempullin e artit, objektin Çifte Hamam, më datë 21 Qershor të vitit 2016 (e martë) në ora 20:00. Zharko Basheski është autor i kësaj ekspozite, me titull: “Njeriu i zakonshëm”, ndërsa kurator i Projektit është Goranço Georgievski.
Krijimtaria e Zharko Basheski është ekspozuar në më shumë galeri dhe muze, ka realizuar më shumë skulptura në hapësira publike (Aleksandri i Madh, Goce Dellçev, Dame Gruev, Shën Kirili e Metodi…) dhe ishte përfaqësues i Pavijonit Maqedonas në Bienalen Artistike Ndërkombëtare të 54 në Venecia, në vitin 2011. Interesimi i krijimtarisë së tij fokusohet kah njeriu, dhe së këtejmi edhe interesimi për qasje hiper-realiste në formësimin e konceptit të veprës, e cila në projektimin ideor e tejkalon hiper-realizmin dhe flet për jetën dhe realitetin në të cilin jetojmë.
Zharko Basheski nuk ikë nga aspektet e realitetit të jetës së njeriut dhe të qenit e tij në shoqëri, por fuqishëm i analizon dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë na i transmeton pikëpamjet dhe konkluzionet personale përmes krijimtarisë së tij. Ai, duke bërë kërkime për përgjigjet gnoseologjike dhe ontologjike për njeriun na fut në një boshllëk autistik të jetesës së sotme socioshoqërore, por edhe në mundësinë e vetëhulumtimit, vetëzbulimit dhe vetndërtimit dhe në ndryshimin si të vizionit, ashtu edhe të së vërtetës për vetveten dhe për ekzistimin e njeriut.
Zharko Basheski është autor transparent për eksperimente ndaj kërkimit të shprehjes së re plastike dhe signaturës personale. Në provokimin, si të vetvetes ashtu edhe të të tjerëve, në dallgëzimet e tij eksperimentale në mënyrë koncize insiston të rrëfejë një storje të jetës së tij në pjesë, ta rrëfejë storjen e njeriut të zakonshëm dhe prej saj të formojë një tërësi të re dhe të rrumbullakuar. Në këtë mozaik të rrethanave, veprat më shumë e sugjerojnë leximin e tyre sesa vëzhgimin.
Qëllimi bazë i veprës së Basheskit është të shprehet liria e autorit të përkthimit të opinionin të përjetimit personal për botën në të cilën jetojmë dhe formësimin e tij estetik vizual si akt i vetnjohjes.
______________________________________________












