“Pjesë nga vetja” – Projekt inkluziv me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave me nevoja tëveçanta

Share Button

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare kushtuar personave me aftësi të kufizuara, përgjegjësinë sociale me qëllim të ndërgjegjësimit personal dhe kolektiv dhe për mbështetje të kategorive e cenuara, Galeria Nacionale tradicionalisht realizon programe gjithpërfshirëse. Këtë vit u organizua një punëtori teknike e mozaikut, nën titullin “Një copë nga vetja”.

Punimet përfundimtare të puntorisë do të jenë të prezentuara në një ekspozitë që do të hapet më 15 dhjetor 2023 në orën 13:00, në qendrën multimediale Mala Stanica. Në hapje do të drejtohen drejtoresha e Galerisë Nacionale, Dr.Dita Starova Qerimi dhe edukatorja Maja Dimitrova. Dhe disa nga nxënësit që ishin të përfshirë në këtë projekt do të kenë performance muzikore.

“Dje isha i zgjuar sepse doja ta ndryshoja botën. Sot jam i mençur, sepse dua tandryshoj veten”

Shri Çinmoj

Çdo ndryshim në shoqëri fillon nga vetë ne. Nëse duam që ndryshimet me tëvërtetë të ndodhin dhe të funksionojnë, nevojitet fillimisht që ne të kemifotografinë e gjerë të botës përreth, dhe kjo, mes tjerash do të thotë përkujdesje dhenderim i të gjithëve, sidomos të kategorive të cenueshme të fëmijëve.

Në këtë drejtim, ekzistenca e projekteve edukative në të cilat punohet sipas modelittë inkluzionit social vërtetohet të jetë më se e nevojshme dhe jashtëzakonishtfunksionale. Nga viti në vit kërkojmë mënyra dhe forma të reja për të mësuar, meqëllim që të vihet fokusi mbi funksionalitetin dhe potencialet. Në hapësirat eHamamit të Daut Pashës realizuam punëtori kreative me fëmijët e shkollës fillore“Partenij Zografski”, shkollës për fëmijë me dëmtime në dëgjim dhe të folur,nxënësit e gjimnazit “Josip Broz Tito”, paralelja e maturës ndërkombëtare,shkollës së mesme “Dimitar Vllahov”, si dhe me studentët e makinerisë, degaDizajn industrial.

Edhe këtë vit ishte argëtuese për ne sepse kishim mundësi të mësojmë diçka të re.Fëmijët u futën në botën magjike të mozaikut. Nën mentorimin e arsimtarit IgorKitanovski, nga pllaka të vogla dhe të vjetra qeramike ata krijonin punime të rejadhe unike. Gjatë punëtorive mësonin procesin e përpunimit. Gjithçka fillonte menjë skicë, pastaj katroret me ngjyra dhe forma të ndryshme i vendosinin nëngjitësin ende të freskët dhe në fund i lëmonin. Duke pasur parasysh se mozaikëtdo t’i dhuroheshin Kopshtit zoologjik të Qytetit të Shkupi, fëmijët u përpoqën qëmotiv i tyre të jenë pikërisht banorët e kopshtit. Panda, peshq, kalë, flutur – janëvetëm një pjesë e imazheve të këtyre mozaikëve.Gëzimi dhe entuziazmi se pikërisht mozaikët e tyre do ta zbukurojnë Kopshtinzoologjik u dhanë motivimin se edhe ata kontronuojnë në lumturinë dhekënaqësinë e disa fëmijëve të tjerë.

Në këtë projekt secili prej fëmijëve dha jo vetëm copëzën e vet të gurit, por shumëmë tepër se kaq. Ata dhanë pjesë nga vetja!

Eksozita do të jetë e hapur deri më 25 dhjetor 2023

Mr. Maja Dimitrova, Koordinatore e projektit

Share Button