Pse “Bostanie”?

Share Button

Të nderuar, Më datë 06.06.2024, e enjte, në ora 19:30 në Malla Stanica, ju ftojmë në bisedë kushtuar kopshtit të parë shoqëror “Bostanie”, i cili ndodhet në Novo Lisiçe, në Komunën e Aerodromit.

Biseda është pjesë e projektit të titulluar Pse Bostanie? (që hap shumë çështje që kanë të bëjnë me ekologjinë), me pjesëmarrjen e Zorica Zafirovska – artiste dhe aktiviste që punon në hulumtime artistike me tema sociale-shoqërore, arritje shkencore-gjenetike dhe konsumerizëm; performanca nga Dimitar Samarxhiev – dizajner dhe edukator i permakulturës, i cili është anëtar i organizatës civile “Arka e Gjelbër” dhe koordinator i kopshtit shoqëror “Bostanie”; video projeksion nga Kiril Shentevski – kinematograf (kamera dhe montazhi). Moderator i bisedës do të jetë Katerina Bogoeva, gazetare e cila prej vitesh ndjek zhvillimet në fushën e ekologjisë.

Ndikimi i kulturës dhe artit në luftën kundër shkatërrimit të përshpejtuar është tani shumë më i dukshëm, megjithëse praktikat kulturore dhe artistike që përdoren në botë si një mënyrë për të tërhequr vëmendjen ndaj problemeve ekologjike ekzistojnë tashmë dy-tri dekada. Arti paraqet veprim, ose një mënyrë të shprehjes përmes së cilës artisti, falë krijimtarisë së tij, krijon vepra që shkaktojnë emocione të caktuara tek shikuesit. Temat me të cilat merren artistët janë universale dhe lidhen kryesisht me shkatërrimin e mjedisit jetësor, rritjen e vetëdijes për ndryshimet klimatike dhe shoqërore, problemet që sjellin teknologjitë moderne dhe ndikimin e tyre në shoqëri dhe ndaj individëve në përgjithësi.

Përfshirja e artistëve në projektet që kanë të bëjnë me ruajtjen, mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor dhe natyrës në përgjithësi është shumë e rëndësishme. Ata, me rrugët e tyre të pazakonta të lëvizjes dhe krijimit të veprave, shpesh u hapin njerëzve perspektiva të reja për realitetin në të cilin jetojnë. Në mënyrën e tyre (artistike), ata tregojnë për proceset që ndodhin përreth tyre dhe tregojnë se ka edhe mundësi të tjera për t’i tejkaluar luftërat ekzistenciale të përditshme jashtë atyre të zakonshme.

Share Button