„Reflektime parisiane 2 dhe 3“ në Qendrën Informative Kulturore, Shtëpia e Oficerëve – Manastir

Share Button

Ju njoftojmë se më datë 13.11.2024, nga ora 18:00, në Qendrën Kulturore Informative në Manastir do të hapet ekspozita e titulluar “Reflektimet parisiane 2 dhe 3”. Siç e dini tashmë, kjo ekspozitë është realizuar në bashkëpunim me Institutin Francez në Shkup, gjegjësisht me Ambasadën e Francës, dhe në Çifte Hamam janë prezantuar tri vepra të “Reflektimeve parisiane”.

Shkasi i këtyre bashkëpunimeve tre vite me radhë ka qenë shënimi i Ditëve të Frankofonisë në vendin tonë, me të cilin kemi prezantuar bashkëpunimin mes dy vendeve dhe kultivimin e marrëdhënieve miqësore nga pikëpamja artistike.

Si vitin e kaluar, edhe këtë vit prezantojmë përzgjedhje nga këto ekspozita në Shtëpinë e Oficerëve të Qendrës Informative Kulturore – Manastir, në bashkëpunim me Përfaqësinë Konsullore Franceze dhe Aleancën Franceze, dhe me mbështetjen e Ambasadës Franceze, përkatësisht nga Shkupi. Këtë herë IN Galeria Nacionale e RMV-së prezanton ekspozitën “Reflektimet parisiane 2 dhe 3”.

Vitin e kaluar në Manastir u prezantuan themeluesit e mendimit modern, gjegjësisht bashkëkohor maqedonas, të cilët një pjesë të krijimtarisë së tyre e kanë definuar përmes qëndrimeve studimore dhe specializimeve në qendrën e artit – Paris, gjegjësisht në komunitetin ndërkombëtare të shënuar me sintagmën Shkolla parisiane. Ata ishin artistët maqedonas: Nikolla Martinoski, Llazar Liçenoski, Dimitar Pandillov Avramovski, Tomo Vlladimirski, Borko Llazeski, Lena Stefanova, Dimo Todorovski, Dimçe Koco, Lena Stefanova, Vasilije Popoviq Ciço dhe Vangel Koxhoman.

Në vitin 2024, para publikut të Manastirit prezantohen gjenerata e dytë e autorëve që kanë lindur para vitit 1930 dhe që janë angazhuar në definimin e skenës së artit në vendin tonë pas Luftës së Dytë Botërore deri në dekadën e 6-të dhe 7-të të shekullit të 20-të para publikut Manastir: Borisllav Trajkovski, Dimitar Kondovski, Tomo Shijak, Petar Mazev, Spase Kunovski, Ordan Petlevski, Ivan Vellkov, Mile Korubin, Bogoljub Ivkoviç, Risto Llozanoski, Vanço Gjorgjievski, Trajçe Jançevski. Nëpërmjet veprave të prezantuara të këtij brezi autorësh, ndihen reflektimet e një kohe, veçanërisht në sferën e bartjes së ndikimeve të dy boshteve të kundërta – artit abstrakt dhe artit figurativ, kryesisht përmes ndikimeve të surrealizmit dhe enformelit.

Në të njëjtën kohë, ekspozita, e cila mbante shenjën 3 dhe përbënte një përzgjedhje të veprave nga gjenerata e tretë e artistëve maqedonasë që kanë realizuar qëndrimin studimor, disa si fitues të çmimit të atëhershëm shtetëror “Mosha Pijade”, por edhe përmes specializimeve dhe plotësimit të arsimit, ekspozitave ose në një mënyrë të caktuar në një pjesë të krijimtarisë të tyre janë lidhur me qendrën e artit botëror – Parisin. Me këtë, secili me kredon e tij të njohur krijuese, kanë ushtruar ndikim në zhvillimin e artit maqedonas, veçanërisht në sferën e bartjes dhe thellimit të ndikimeve të enformelit, surrealizmit, figuracionit të ri, gjeometrizmit dhe trendëve të tjerë aktualë botërorë. Në këtë pjesë përfshihen autorë të lindur pas vitit 1930, që e kanë definuar skenën e artit në vendin tonë në dekadën e shtatë dhe të tetë të shekullit të 20-të, si dhe janë të rëndësishëm edhe për veprimtarinë e tyre pedagogjike (shumë prej tyre bëhen profesorë në Akademinë e Artit Figurativnë Shkup): Nove Frangovski, Dushan Perçinkov, Rodoljub Anastasov, Tanas Lulovski, Risto Kallçevski, Ana Temkova, Gligor Çemerski, Dragutin Avramovski – Gute, Kiril Efremov, Aleksandar Risteski, Aleksandar Jankullovski – Cane, Vasko Tashkovski, (piktorë). Boro Mitrikeski, Stefan Manevski, Vasil Vasilev, Dragan Poposki Dada, Boris Nikollovski (skulptorë).

Kuratore e ekspozitës është Maja Çankullovska-Mihajllovska, kuratore e lartë në Galerinë Nacionale. Të gjitha veprat e prezantuara, shumica e të cilave ekspozohen rrallë, janë pjesë e Koleksionit të Galerisë Nacionale.

Ekspozitën do ta hap z.Bllagojçe Bozhinovski, u.d drejtor i institucionit nikoqir Qendra Kulturore dhe Informative – Manastir, Maja Nedellkoska-Bërzanova, u.d. drejtoreshë e Galerisë Nacionale dhe z. Fili Marsheto, Këshilltar i parë në Ambasadën e Francës.

Share Button