“Salloni dimëror 2024”- “Intimiteti dhe interkoneksioni”

“Salloni dimëror 2024” me temën e sivjetme kuratoriale “Intimiteti dhe interkoneksioni” ekspozita bienale si pjesë e ekspozitave dhe projekteve programore të SHAFM.

Një nga ekspozitat tradicionalisht më të rëndësishme në grup, e cila paraqet përzgjedhje të produksionit artistik të temës të caktuar nga një kurator ndërkombëtar. Historikisht, kjo ekspozitë është thelbësore për sa u përket debateve dhe pretendimeve të guximshme artistike me të cilat vërtetohet roli i ekspozitave pamore si reflektim i shoqërisë, me pavarësinë që shërben si një platformë për eksperimentim dhe nxitje të konventave ekzistuese në kërkim të ideologjive dhe mënyrave të reja të shprehjes. Këtë vit 2024, përzgjedhës i veprave është znj.

Oksana Karpovec, kuratore nga Ukraina, koncepti i së cilës “Intimiteti dhe interkoneksioni” (“Intimacy and Interconnection”) është një fushë kërkimore në të cilën artistët i prezantojnë marrëdhëniet e tyre me këtë temë në media të ndryshme artistike.

Selektiviteti i ekspozitës nga një kuratore me reputacion të konsiderueshëm ndërkombëtar mundëson në ambientet e Galerisë Nacionale të ekspozohen vepra me cilësi të lartë në objektin “Çifte Hamam”.