Tome Axhievski „ONCE UPON A TIME IN THE EAST“ në objekti Çifte Hamam
Me kënaqësi të veçantë ju informojmë se më 9 nëntor, e enjte, në orën 19.30, në Galerinë nacionale, objekti Çifte Hamam, do të hapet ekspozita më e re e autorit Tome Axhievski, e titulluar ONCE UPON A TIME IN THE EAST.
Tome Axhievski është një nga artistët veçanërisht të rëndësishëm të ashtuquajturit brezi i mesëm i artistëve bashkëkohorë maqedonas, të cilët shfaqen në dekadën e nëntë (diplomon në Akademinë e arteve figurative në Zagreb në vitin 1983) dhe me karakterin e tij të ri dhe rebel dhe dëshirën për ndryshime “revolucionive” dhe të shpejta të artit te ne, ndikon mbi bashkëkohësinë e fjalorit vizual maqedonas si pjesë e post-modernes maqedonase. Kontravers por i fuqishëm, luksoz po ndonjëherë i kundërshtuar, Axhievski gjithnjë me një aftësi të veçantë krijon vepra që kanë speficika të jashtëzakonshme hapësinore-estetike, por ajo që dominon si një shenjë e rëndësishme e temperamentit të tij artistik është diskursi i angazhuar shoqëroro-politik i tij. Ai mbështetet te momentet e rëndësishme të historisë të artit të shekullit 20, që sot e kësaj dite ndjekin një farë trajektore ciklike, me çaste revolucionive kthyese që çojnë drejt ndryshimit të tempos, të kuptimit të artit dhe të rolit të tij dhe sigurisht, rolit të artistit në habitatin socio-shoqëror.
Cikli më i ri krijues i Tome Axhievskit ONCE UPON E TIME IN THE EAST paraqet një homazh unik të periudhës së avangardës ruse dhe revolcionit të tyre artistik – si një reagim i revolucionit shoqëror. Kjo periudhë veçanërisht e rëndësishme e zhvilimit të artit të shekullit të kaluar dhe historisë së artit në përgjithësi, përmes neo-avangardës, vazhdon të ketë reminishenca mbi artin e bashkëkohësisë, gjegjësisht artit që krjohet sot, sado që avangarda mund të perceptohet anakronikisht në shikim të parë.
Axhievski “përvetëson” disa nga eksperiencat e inteligjencës progresive artistike ruse, përparësitë e artit abstrakt, të artit si teori, neo-avangardën e të 70-tave, estetikën post-moderne, me qëllim që të prekë disa probleme mjaft akute edhe sot. Nëpërmjet këtij modeli vizual, Axhievski e problematizon edhe rolin e artistit dhe artit të Evropës lindore, ku gjeo-politikisht bie edhe shteti ynë, duke folur në mënyrë tendencioze për nevojën për një vlerësim më të madh të traditës Lindore, e jo ndjekje e verbër e Globalizmit perëndimor, gjë për të cilin jemi dëshmitarë tash sa vjet.
Gjithë këtë autori e bën me një matricë që për të thua se është “e lehtë”, duke përdorur materiale të përdorura dhe mbeturina apo ndonjë material që ai ka zgjedhur qëllimisht për skulpturat e tij, duke krijuar kështu konglomeracione hapësinore-formale me aspiracione skulpturore transgresive dhe të fuqishme, që arrijnë të pushtojnë hapësirën e hamamit. Kemi të bëjmë me disa vepra multimedilae të cilat përmbajnë teneqe, letër të laminuar, plastikë, metal, spirale nga dyshekë të vjetër, karton, tuba, silikon, shufra, veshje, mermer, thasë, rripa, gota plastike, tekstil, pllaka druri, asfalt, ngjyrë, katran etj.
Ekspozita do të zgjasë deri më 29 nëntor, ndërsa kuratore e projektit është Ana Frangovska, kuratore e lartë në Galerinë nacionale.
