Bisedë me Artistin – Driant Zeneli

Bisedë me Artistin, 30 gusht 2022, ora 18:00, Chifte Hamam
Të nderuar,
Kemi kënaqësinë të veçantë t’ju informojmë se më 30 gusht 2022, në ora 18.00, në objektin Çifte Hamam do të mbahet një bisedim me artistin Driant Zeneli, me rastin e ekspozitës së tij aktuale “Trilogji: Nën sipërfaqe ka një sipërfaqe tjetër”, ku publiku i interesuar do të ketë mundësinë që të njihet me zhvillimin e krijimtarisë, konceptet artistike, interesat, hulumtimet dhe realizimet e këtij autori me renome ndërkombëtare.
Njëkohësisht duam të lajmërojmë se pas bisedimit me Zenelin, do të prazantojmë dhe video-veprën e tij më të re, e cila u incizua në Postën e Shkupit dhe është pjesë e veprës “Trilogji: Na ishte njëherë, në kohën e sotme”, e titulluar “Drita vazhdon të ndriçojë vetë, gjarpri vazhdon të rritet” (2022), e cila është prodhuar dhe prezantuar në bienalen më të re nomade ndërkombëtare – Manifesta 14, e cila sivjet mbahet në Prishtinë. Kjo video është realizuar në bashkëpunim me Galerinë nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Fakultetin e makinerisë në Shkup.
Ju presim,
Me respekt,
Galeria nacionale e Republikës së Maqedonisë së Veriut