Burim Ukiqi ekspozit në Çifte hamam

Share Button

Ëndrra dhe imagjinata janë vet vepra artistike në shpirtin e artistit. Artisti është mediumi, trualli pjellorë i pikturave në ëndrrat e tij. Por artisti me vetëdije të plotë i transformon ëndrrat e veta në përvojë, me qëllim të përcaktimit të mundësive që korrespondojnë mes ëndrrës dhe zgjimit, me qëllim të konstatimit të mundësisë se vallë në ëndrrat e tij ngritët zëri i tërë njerëzimit.

burim ukici 1

Kur flasim për Burim Ukiqin, përkatësisht për përcaktimet e tija artistike, ai së pari insiston në shprehjen personale, ku me vulën e tij ai pikturon atë që ndjen në botën e emocioneve të veta.

Ukiqi rreth vetes percepton gjëra, gjësende, objekte, dukuri nga rrethi, gjatë kësaj orvatet që sa më tepër të braktis figurimin klasik ose artin e sendeve, ti lë prapa vetes me qëllim që të realizoj përbërje sa më abstrakte të cilat nuk do të ndalojnë lidhjen me realitetin, por përkundrazi do ta theksojnë edhe më tepër të njëjtin.

Artisti do të depërtoj në anën e errët ose në anën më pak të ndritshme të ekzistencës njerëzore në këtë pjesë të mediteranit.

Tani kur jemi në temën e pikturave të Burim Ukiqit, nuk mund e të mos parashtrojmë pyetjen se vallë ai para nesh do ti ri konstruktoj ngjarjet e traditës më të thellë ose kemi të bëjmë vetëm me projektime të ardhmërisë sonë jo gazmore. Me siguri as njëra e as tjetra. Për Ukiqin, piktura paraqet raportin mes artistit dhe jetës – ajo është rezultat i ndeshjes së ndërsjellët.

Vepra e tij paralajmëron që përmes gërvishtjes së hijes të mos humbet substanca – përmes bredhjes së prolonguar nëpër dimensionet e pavetëdijes, të mos humbet vetëdija.

Liria të cilën artisti e ka fituar dikur nga temat klasike, nga personazhet, trojet, ai do ta translokoj me tendencat ekspresive në mediumet abstrakte…në imagjinatën formative, të pavarur dhe të plotë në tërësinë e saj, e integruar në fushën e “mendimit”. Në pikturat e veta, vjen në shprehje gjesti i cili do ta mbisundojë strukturën, përmes cilës do të barten shqyrtimet e tija për mënyrën e lirë të shijimit të botës. Në planin figurativ, kjo do të realizohet përmes vlerave kolorite të vijës dhe bartjeve të fuqishme sugjeruese të ngjyrës. Përmes emocioneve të koncentruar, të manifestuar përmes ngjyrave, ato janë të fuqishme, të shprehura dhe zënë një vend të posaçëm në veprat e artistit. Ngjyra e gjelbër, e kaltër, e verdhë dhe ngjyra e zezë për artistin paraqesin elemente të universales , të cilën artisti tenton që ta parashtroj në veprën e pikturuar.

Pëlhura për Ujiqin paraqet pikë rëndesën gravituese temporale të gjitha kohërave, me të cilat ai do të lidh raportet, duke i transmetuar në materien e pikturës dhe bukurinë e saj të pa turbulluar në shpirtin e pikturës në PIKTURË.
Burim Ukiqi krijon një botë të veten artistike, të mbushur përplot me muzikë dhe magji, me vija dhe dritë dhe me dashuri të mahnitshme, përmes së cilës ai krijon, madhëron dhe kultivon shprehjen artistike të tij.

Tatjana Bundalevska

Share Button