Ekspozitë “Kaliope Austria dhe Maqedonia e Veriut“
Ambasada austriake në bashkëpunim me Galerinë Nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në ekspozitë me titull “Kaliope Austria dhe Maqedonia e Veriut”, Gratë në shoqëri, kulturë dhe shkencë e cila do të hapet më 12 mars 2024, në ora 19:00, në Çifte Hamam.
Ekspozita “Gratë në shoqëri, kulturë dhe shkencë” e thekson rolin e grave në formësimin e botës në 200 vitet e kaluara. Përmes paraqitjes së biografisë së grave të shquara austriake, ekspozita ka për qëllim ta korrigjojë margjinalizimin historik të arritjeve të grave, duke e njohur talentin, vendosmërinë dhe kontributin e tyre.
Duke e përfshirë periudhën nga shekulli i 19-të e deri më sot, ekspozita e hulumton jetën e grave të ndryshme, përfshirë aristokratet, artistet, shkencëtaret, aktivistet dhe politikanet, duke i pasqyruar sfidat dhe arritjet e tyre në luftën për emancipim.
Megjithëse e pranon progresin e të drejtave të grave, ekspozita megjithatë trajton sfidat aktuale dhe nevojën për barazi të vërtetë. Vizitorët janë ftuar të reflektojnë mbi rolin kryesor të gruas në formësimin e identitetit, kulturës dhe shkencës së një vendi.
Si bashkëpunëtor, Galeria Nacionale i përfshin në ekspozitë edhe biografitë e grave të rëndësishme maqedonase- artiste, vizionare të cilat i përdorën penelat e tyre si instrumente për ndryshim, duke i tejkaluar barrierat shoqërore dhe duke krijuar një hapësirë për veten e tyre në botën e artit të dominuar nga meshkujt. Në plotësimin e aspektit dokumentar të ekspozitës, në hapësirat tjera të objektit Çifte Hamam, janë ekspozuar vepra arti nga koleksioni i Galerisë Nacionale që u përkasin artisteve të rëndësishme të cilat kanë luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e Artit bashkëkohor maqedonas, duke theksuar shpeshherë “Shikimin femëror” të neglizhuar.
Në ekspozitë do të shfaqen vepra të: Katja Eftimova, Lena Stefanova, Borka Avramova, Ana Temkova, Vana Urosheviq, Dijana Tomiq – Radevska, Monika Moteska, Dita Starova Qerimi, Zhaneta Vangeli, Sllavica Janashlieva, Violeta Çaule, Biljana Unkovska, Mençe Spiroska dhe Aleksandra Ristovska Petrushevska.