Ekspozita “NOMEN EST OMEN” nga Kolektiv ZERO

Ekspozita “NOMEN EST OMEN” nga Kolektiv ZERO, e cila do të hapet më datë 12 tetor 2023 (e enjte), me fillim nga ora 20:00, në qendrën multimediale Mala Stanica, në Galerinë Nacionale.
Nga shoqëria protozero në fillim të viteve të 80-ta doli “Zero Kolektiv” (zero, asgjë, parëndësi), i cili u formua në vitin 1985 në mjedisin oriental dhe institucionet e Çarshisë së vjetër të Shkupit.
Kolektivi Ø – Zero, në vitet e 80-ta të shekullit të 20-të, paraqiste një paradigmë për veprim gjenerativ joinstitucional në skenën artistike maqedonase. Qëndrimi i tyre artistik irono-kritik shënoi një kthesë metodologjike dhe interpretuese duke thyer stereotipet e “rrëfimeve të mëdha moderniste”. Nëpërmjet intertekstualitetit, intermedialitetit, parodisë apo përmbysjes së diskurseve historiko-ideologjike me qasje të ndryshme stilistike, grupi u bë shenjë e njohur e postmodernës maqedonase.
Kolektivi Ø ka përbërje heterogjene dhe karakter të hapur, por vepron pa program. Ekspozita e parë shpalli orientimin e tyre drejt kërkimit multimedial dhe largimit nga normat e vendosura në art dhe koncepte, jo pa një ndjenjë të rëndë romantike. Kolektivi Ø arriti në veprimtarinë e tij një ndërthurje specifike të artit perëndimor dhe lindor dhe traditës shpirtërore (neo-ekspresionizëm, pop-art, libra komik, grafiti etj.). Vizatimi dhe piktura e përbashkët dhanë shembuj të freskët dhe të mrekullueshëm të “shkrimit automatik” surrealist. Në piktura dhe murale, ata arritën një strukturë ekspresive dhe dekorative komplekse dhe më të lirë. Personazhet hibride, format dhe shenjat janë të kolazhuara ose të lidhura me montazh në një mënyrë të papritur dhe shpikëse.
Kolektivi Ø kaloi nga mosnjohja (nga e ashtuquajtura “kritikë muzeale”) në njohjen nga një audiencë dhe njohës më i gjerë. Për ta diversiteti nënkuptonte përkatësinë në një Evropë tjetër – Une autre Europe, një njohuri e fituar pas viteve 1990.
Projekti Nomen est Omen është një reflektim dhe reagim vizual ndaj zhvillimeve të përshkruara më parë dhe aktuale në Republikën e Maqedonisë… dhe më gjerë…
Anëtarë: Aco Stankoski, Sinisha Cvetkovski, Bedi Ibrahim, Zoran Janevski, Miodrag Desovski, Goranço Gjorgievski, Stevan Shashkov, Sasho Jovçevski dhe Zlatko Trajkovski (1960-2017).
Ekspozita do të zgjasë deri më 29 tetor 2023.