Ekspozitë jubilare “90 vite nga lindja e Risto Kallçevskit (1933-1989)“

Ju njoftojmë se më datë 21.12.2023 (e enjte) në Galerinë Nacionale, objekti Hamami i Daut Pashës, në ora 19:30 do të hapet ekspozita Jubilare “90 vite nga lindja e Risto Kallçevskit (1933-1989)”.
Ndërsa shënojmë jubileun e 90 vjetorit të lindjes së Risto Kallçevskit (1933-1989), njëri nga interpretuesit më të rëndësishëm të praktikës enformele në artin figurativ maqedonas, qëllimi ynë është të bëjmë një prezantim të integruar të krijimtarisë së tij të pasur. Hetimet dhe analizat e deritanishme të përmbledhura në një vend, gjegjësisht vlerësimi i tij kritik dhe shkencor si autor që ka lënë gjurmën e tij unike në kushte të caktuara shoqërore, udhëzojnë se Risto Kallçevski zë një vend të rëndësishëm në zhvillimin dhe afirmimin e artit bashkëkohor maqedonas, duke lënë kështu një gjurmë të veçantë edhe me veprimtarinë shumëvjeçare pedagogjike.
Meqë atë e përkufizojmë si një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të enformelit edhe te ne, paraqitja e Risto Kallçevskit ndodh pikërisht në një periudhë veçanërisht të rëndësishme për skenën figurative maqedonase, në mesin e viteve 50 të shekullit të kaluar, gjegjësisht në kushte kur liria e krijimtarisë artistike është një proces i pandalshëm i modernizimit të shprehjes artistike. Ai i përket brezit të artistëve të arsimuar në disa prej akademive artistike të Jugosllavisë. Për herë të parë veprat e tij janë ekspozuar para publikut pas diplomimit në vitin 1957, në një ekspozitë grupore në Prilep. Publiku kritik këto vepra i përkufizon si fryt i kubizmit sintetik, në të cilin është evidentuar “një evolucion i karakteristik i shkurtuar pikturor”. Proporcionet e rrepta i theksojnë linjat gjeometrike që përrethojnë format dhe planet e objekteve, duke eliminuar lojën dritë-hije dhe zgjidhjet valeriane.
Fillimin e vërtetë të rrugëtimit të tij krijues e paraqet përfshirja në grupin “Mugri” në vitin 1960-1961, sipas tendencave të tij stilistike në krijimtarinë e tij, ku në mënyrë asociative e formëson atë çka paraqitet në pikturë. Figura akoma është e pranishme, nuk është krejtësisht e eliminuar. Megjithatë, trajtimi në formësimin e sipërfaqes tregon një tendencë të çlirimit më shumë sesa të konstruksionit të saj. Veç kësaj, paleta është pastruar në mënyrë të kujdesshme, ndërsa faktura është rafinuar.
Ekspozitën e parë e pavarur e vitit 1961 (bashkë me Dragutin Avramovski Guten) e përkufizon atë tashmë në mënyrë të pakontestueshme si një autor, krijimtaria e të cilit i përket pikturës abstrakte. Trajtimi karakteristik pikturor në formësimin e vizionit artistik për disa paraqitje të realitetit në pëlhurë, udhëzojnë për afrimin e tij me një abstraksion të qetë lirik (periudha 1961-1962). Ai vetë do të thotë “….pëlhura…unë, mund të them, e depërtoj, jo me plotë kuptimin e fjalës, sigurisht. Unë kërkoj thellësinë…Veç kësaj unë jam absorbuar në botën e pjekurisë, kalbjes, me problemin e ndryshimeve që koha i sjell.” (Неделковска). Asociacionet e tilla, të sugjeruara pikërisht nga vetë autori, tregojnë për mundësinë e pastrimit të “materies së pikturës dhe “derdhjes” së saj në pëlhurën si një lloj i zëvendësimit metaforik të materies organike në dinamizimin, pulsimin, përplasjes dhe kalbjes”. Kjo periudhë veçanërisht e frytshme e “Fizionimizimit të tij figurativ” (1961-1962), është me tendencë të rafinimit të mediumit figurativ. Faktura e pikturës buron para së gjithash nga rafiniteti pikturor. Në mungesë të një skeme rigoroze arkitekturore, nëpërmjet një përpunimit delikat të sipërfaqeve të ngjyrosura, që në mënyrë subtile bashkohen me njëra-tjetrën, sipas M. Boçvarova – Palevska, ai në pikturën ia kthen “sensibilitetin individual sidomos nëpërmjet përzgjedhjes së fragmenteve të ndara, të nxjerra si regjistrim i takimit të ngjyrave në vetë procesin e përpunimit të veprës, ekstatikja e të cilës është e kontrolluar.”
Në periudhën 1963-1968 Kallçevski krijon krijimtari e cila sipas karakteristikave të saj i takon të ashtuquajturit pejzazhizëm abstrakt dhe/ose natyralizëm abstrakt. Veprat e krijuara në këtë periudhë e mbajnë “potencialin themelor të brendshëm”, duke formësuar kështu një lloj gjeologjie të veçantë imagjinare, një lloj hapësire imagjinare karakteristike si asociacion i natyrës. Gjurmë themelore e kësaj faze krijuese është zgjerimi i mediumit pikturor me integrimin e materialeve jopikturore. Përkundër fakturës së kaluar të lëmuar, në një mënyrë shumë të shkathët, Kallçevski tani fut edhe materiale të tjera në pastën e vajit të ngjyrave. Në këtë mënyrë arrin një pastuozitet fort të theksuar që shkakton relievitet të sipërfaqes së pikturës. Hapi tjetër (1964-1965) është parcelizimi i pikturës në sipërfaqe, funksioni koloristik të cilave theksohet me ndarjen e qartë të relievit mes njëra-tjetrës. Fundi i të 60-tave (1967-1968) hapet drejt “horizonteve” të reja estetike nëpërmjet homogjenizimit të hapësirës, e cila tani është përhapur me disa shtresa të vendosura paralelisht mbi pllaka të drurit, të profiluara dhe të ngjyrosura larmishëm. Këtë lloj parcelizimi të sipërfaqes së pikturës e arrin me shtresa të dendura të bojës të cilat përmbajnë shtesa relievike.
Periudha e viteve 70 (1972-1980) sipas kritikes figurative Sonja Abaxhieva definon dy mundësi në qasjen ndaj zgjidhjes së abstraktes në veprën artistike të Kallçevskit. Njëra lidhet me heqjen graduale të lëndores në pikturë dhe kthimit të saj në “një raport të pastër të ngjyrës dhe formës”, që ndodh në relacion me naturalizmin abstrakt, ndërkohë që, solucioni i dytë është të afirmohet një koncept i pastër plastik nga vetë fillimi, që sërish mund të realizohet në lidhje me një “lloj “konceptualizmi të veçantë në abstrakten”. Ndjekja e kujdesshme e krijimtarisë së tij tregon për ekzistencën paralele të këtyre dy mundësive, të këtyre dy botëve “të cilat komunikojnë përmes raporteve harmonike”. Së këndejmi, në veprat e Kallçevskit të krijuara në periudhën 1975-1987, duke u bazuar te parimi i parë, lidhja me realitetin akoma nuk është zhdukur. Ato përbëjnë një kolazh të ngjyrave të pasura që shprehin panorama të caktuara, ku ngjyra bëhet zëvendësim i konceptit (umbra e zëvendëson tokën, ujin e kaltër apo kozmosin, ngjyra gri gurin, jeshilja fushën apo pyllin, e kuqja energjinë e brendshme etj.) Parimin e njëjtë të asociacionit të zgjeruar në abstrakten e zbaton edhe në strukturë, ku bashkekzistimi i sipërfaqeve të lëmuara dhe të ashpra tregon për punimin e sipërfaqes, duke asociuar në disa procese dhe transformime të materies (mbledhje, copëzim, ndrydhje, thyerje, ndarje etj.).
Nga fundi i të 70-tave shkrimi i tij figurativ qetësohet. Kontrasti i ngjyrave zëvendësohet me një gradacion tonesh, nëpërmjet një thurjeje të butë të fakturës me elemente të ndryshme, lëvizja e të cilave në fakt e krijon formën e hapësirës me tendencë për të dalë nga korniza e pikturës. Atëherë kritika figurative, në bazë të gradacionit të toneve të ngjyrës në qasjen e enformelit, nga një anë, si dhe strukturat subtile të relievit të materies nga ana tjetër, krijimtarinë e Kallçevskit e vë në kornizat e abstraksionit lirik francez (Bazen, Senzhie, Zao Vu Ki, Mansje etj.).
Realizimet e tij të fundit, para fundit të jetës së vet, deri në fund të të 80-tave, vetëm në dukje, dallojnë në raport me mendimet e tija të kaluara figurative. Ato karakterizohen nga një rafinitet pedant, një nuancim i kujdesshëm i toneve që janë vendosur në një plan dydimensional, përmes parecelave të rrudhosura dhe të shtresuara, në të cilat autori njëkohësisht shton dhe intervenime të ndryshme vizatimore dhe kolazhi. Ato lidhen me fillimet e krijimtarisë së tij, duke i rimishëruar momentet e para lirike në realizimet e tij të fundit.
Shprehja koloristike është primare, kundrejt kompozimit dhe strukturës që janë të reduktuara, edhe pse ndoshta ngjyra e dendur mbi reliev tregon nevojën për t’u plotësuar elementi i plasticitetit të veprës së tij. Për Kallçevskin ngjyra është dhe shenjë artistike, por ajo ka dhe veti të tjera pikturale, me çka i jep një rëndësi me karakter fenomenologjik. Tonet i kombinon në “rregulla që për të janë të pranueshme dhe që janë nxjerrë nga vetitë fiziko-perceptuese të ngjyrave, por edhe nga kodet e strukturimit të konceptuar të ngjyrave.
Pikturat e tij janë abstrakte, por pa ndonjë agresion të dukshëm. Ato përmbajnë në vetvete ëmbëlsi, si rezultat i nuancimit të sipërfaqeve monokromatike. Është e dukshme se te Kallçevski piktura është rezultat i procedurës së moderuar automatike dhe aspektit analitik”. Qëndrimi i tillë është rezultat i qasjes ndaj pikturës si proces analitik që përfshin ndarjen e tyre ose fusha të ndryshme pikturore dhe lidhjen e tyre në një tërësi. Duke ndjekur shtrirjen mendimit figurativ të Risto Kallçevskit, mund të konkludojmë se krijimtaria e tij ka kontekst specifik në zhvillimin e mendimit artistik maqedonas, kontekst që edhe sot ende shkakton shtresa të reja të përgjithshme dhe të veçanta, të thelluara të pastrimit.
Kuratorë të ekspozitës janë Maja Nedellkovska-Bërzanova, kuratore këshilltare dhe Maja Çankullovska-Mihajllovksa, kuratore e lartë.
Ekspozita do të zgjasë deri më datë 29.02.2024