Loading Ekspozita

« Tgjitha Ekspozita

  • This event has passed.

Reshat Ameti – 30 Vjet Art

20 Tetor, 2020 @ 10:00 am - 10 Nëntor, 2020 @ 6:00 pm

Piktori akademik Reshat Ameti mbush 30 vjet nga krijimtaria e tij, rast të cilin do ta shënojë me anë të ekspozitës të parashikuar për tetor të 2020.

Këto vite numërohen nga ekspozita e parë e tij, të cilën e realizoi si student fill pas diplomimit, në vitin 1990, në galerinë Kiwi në Vjenë, Austri. Nga ajo ditë e deri më sot krijimtaria e tij është prezantuar në mbarë botën, në të gjitha kontinentet.
Gjurma e tij pikturore ndodhet në shumë shtete dhe koleksione private.
Krijimtaria e Reshat Ametit përmeban aspekt filozofiko-intelektual me një shprehje suptile të ndjenjës estetike ndaj ekspresionit, gjeometrisë, dinamikës, narrativitetit asociativ dhe reflektimit. Pikat kyç në angazhinim e tij janë: gjeometria si paraformë, paramaterie, e krijuar nga qenia perfeksioniste dhe e profilizuar njerëzore, lirika në formën e një gjesti, shenje, materie e cila e dinamizon kompozimin, drita si burim i jetës, shpirtërores, fesë, religjionit, dashurisë dhe sigurisht tradita si elemet i identifikimit personal.
Në këtë ekspozitë do të ketë vepra të të gjitha periudhave, fazave dhe diskurseve artistike të përpunuara nga autori përgjatë viteve të kaluara.

Informacione

Fillimi:
20 Tetor, 2020 @ 10:00 am
Mbarimi:
10 Nëntor, 2020 @ 6:00 pm

Lokacioni

Daut Pasha Hamam
Krushevska 1A
Skopje, 1000 Macedonia
+ Google Map