Po ngarkohet Ekspozita

« Tgjitha Ekspozita

  • This veprimtari has passed.

Ekspozita e Kristina Pulejkova në Çifte hamamit

19 Dhjetor, 2019 @ 19:00 - 10 Janar, 2020 @ 20:00

Share Button

Kur bëhet fjalë për artin e ri mediatik në Maqedoni, shembujt e aplikimit të teknologjive të fundit janë të rralla, dhe aq më pak ne kemi hyrë në fushën e artit ndërdisiplinor dhe transdisiplinor me fushat e tjera. Një nga shembujt e ndritshëm të këtyre shprehjeve vizuale më bashkëkohore në art këtu është shembulli i artistes së re Kristina Pulejkova, e cila është stacionuar në Londër, ku jeton, punon, hulumton dhe avancohet në shkollim. Ajo u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura në Vjenë, në Katedrën e Pikturës dhe Animacionit, dhe më pas u pajis me gradën Master i Artit dhe Teknologjisë nga Universiteti St. Martin në Londër.

Vetë trajnimi i saj përcaktoi qasjen e Pulejkovës në të cilin asgjë në artin figurativ nuk mund të përfaqësohet vetëm dhe vetëm përmes formës figurative, pa hulumtuar dhe pa u mbështetur në disa disiplina të tjera shkencore, të cilat në ngërthimin e vet do të krijonin një amalgame vizuale-konceptuale të pacenueshme, e cila është shumështresore dhe e cila është jo vetëm transmediale dhe transdisiplinore, por ajo gjithashtu analizon çështjet aktuale në fushën e politikës, ekologjisë dhe teknologjisë.

Projekti është titulluar “Rruga dasmore” dhe paraqet një instalim kompleks multimedial, i cili përfshin vepra video të xhiruara në studio, me aktorë, në bazë të një skenari të shkruar më herët nga Pulejkova, dhe me koreografinë e përgatitur nga bashkëpunëtori i Projektit Xhorxhia Tegou, që projektohen në ekrane uji; projektimi holografik dhe video në 360̊ – realitet virtual.
Koncepti rreth të cilit po përkufizohet dhe po formohet narrativi i projektit është tregimi për ngalën Evropiane, e cila është vendosur në listën e specieve të rrezikuara, ndërsa paralelisht me ngjalën Evropiane, Pulejkova lokalisht përfshin dhe ngjalën e Ohrit, e cila natyrshëm radhitet në ato Evropiane, mirëpo, pasi rruga e migrimit është ndaluar në mënyrë artificiale, ajo tanimë po shumëzohet në mënyrë artificiale.

Ngjala është një specie shumë specifike, e cila kalon nëpër tre faza të jetës, duke u pjekur, nga një ngjalë individuale e vogël dhe e tejdukshme-e qelqtë, përmes ngjalës individuale të rritur të verdhë dhe seksualisht të pjekur, me “rrobë” të argjendta. Për ta realizuar riprodhimin e vet, ajo migron në Detin Sargas, e udhëhequr nga instinkti vetjak, ku ndodh akti i dashurisë, i cili njëkohësisht, është dhe hallka e fundit e udhëtimit të quajtur ekzistencë, gjegjësisht, pastaj vijon vdekja e saj, ndërsa ngjalat e vogla, duke mbajtur kodin e origjinës, rikthehen përmes rrugës që kanë kaluar prindërit e tyre. Udhëtim ky i çuditshëm, i dhënë nga natyra, i cili në një mënyrë specifike flet për migrimin në përgjithësi, i shikuar përmes perspektivës së njeriut, trajton ndjesinë e migrantit, dilemat, pyetjet, përkatësinë, nostalgjinë, vetë-identifikimin.

Share Button

Informacione

Fillimi:
19 Dhjetor, 2019 @ 19:00
Mbarimi:
10 Janar, 2020 @ 20:00
Veprimtari Tags:
, , , ,

Lokacioni

Chifte Hamam – National Gallery of Macedonia
Bitpazarska
Skopje, MK 1000 Macedonia
+ Google Map
Tel:
+389(0) 2 3227-986