(foto) Burim Ukiqi ekspozit në Çifte hamam

Share Button

Krijimtaria e Burim Ukiqit është magjike, mistike por njëkohësisht edhe reale, e pastër, e qartë dhe e qetë. Si puthjet e ëndrrës dhe zgjimit, si takime të materiales dhe zbrazëtirës.

burim ukici 1-1Në pëlhurë ai do të fus më shumë evokacione se sa observime, më tepër ndjenja sesa realitet, më tepër nostalgji dhe nevojë të brendshme se sa identitet dhe strumbullaritet. Kjo nënkupton se Burim Ukiqi pikturon atë që dëshiron dhe atë që buron prej tij – përshtypjet e ndodhive të brendshme. Kompozimi dhe lëvizjet, njësoj janë të kushtëzuara nga ndjenjat e brendshme të artistit. Shprehja në pëlhurë asnjëherë nuk do të gjeneronte “poezi” nëse kjo gjendje paraprakisht nuk do të ndjehet thellë në vete.

Konstruksioni figurativ pjesërisht do të humbet nën presionin e poezisë së pastër artistike, që dallohet për nga ekspresionizmi koloristik.

Formimi figurativ do të vazhdoj në frymën e ekspansionit të përmbajtjeve abstrakte. Duke pikturuar çdo çast që atë do ta frymëzoj që të krijojë pikturën, dhe jo vetëm ilustrimet. Përmes ngjyrave specifike, ngjyrës së kuqe, të gjelbër, të verdhës dhe ngjyrës së zezë, ai krijon një harmoni karakteristike të koloritit, me këtë pikturat e tij flasin për sekuencat kohore, për hapësirën dhe për vlerat ekzistencës, që fisnikërojnë botën psikike të çdo individi.

Theksi primarë vihet mbi fushën e emocioneve që gjenerojnë përshkrime të dendura të koloritit, ngufatje të intonimit ekspresionist dhe imagjinatës së tranzicioneve artistike.

Komponenti kryesorë në krijimtarinë artistike të Burim Ukiqit, përbëhet prej shprehjes së sinqertë dhe fisnikërisë së koloritit, më pas në guximin e koncepteve formale dhe me kapjen e hapit me tendencat bashkëkohore në fushën e artit figurativ.

burim ukici 2-1

burim ukici 3-1Halide Palloshi

Share Button