“Magjia e Monmartrit – Manastir 2013”

Nëse mungon vetëm një – atëherë nuk ekziston asgjë! – Platoni. Po sikur të mungonte  „Monmartri i vogël i Manastirit”, kultura maqedonase do të ishte shumë e varfër.

magijata na monmartr mala stanica 1Syri është roja e trupit, ai do të flejë pasi të gjithë gjymtyrët ti zë gjumi. Ai është i hapur vetëm atëherë kur të gjithë të tjerët janë të mbyllur. Loti është diçka tjetër: ai braktis trupi, por syri asnjëherë.

Syri im dëshiron të shoh „Monmartrin e vogël të Manastirit”, me gëzime dhe suksese të mëtutjeshme.

Alek Popovski

____________________

Galeria Kombëtare e Maqedonisë, si institucion kombëtarë gjatë 60 viteve të kaluara punon në drejtim të ruajtjes dhe promovimit të artit figurativ maqedonas, në suaza të programit dhe veprimtarisë së sajë, përfshin edhe seksionin edukativ – didaktik që ka për synim afirmimin dhe arsimimin e popullatës më të re në fushën e kulturës dhe artit. Për këtë qëllim, gjatë vitit realizohet një numër i madh i evenimenteve dhe ekspozitave të veprave të realizuara nga popullata më e re.

Në objektin “Stacioni i vogël” do të realizohet ekspozita e titulluar si “Magjia e Monmartrit – Manastir 2013”. Festivali “Monmartri i vogël i Manastirit” në të cilin marrin pjesë shkollat më të mira, të përcaktuara nga komisioni ndërkombëtarë profesionist, çdo vit realizohet nëpër rrugët e Manastirit, kurse krijimtaria e të rinjve realizohet në ambiente të hapura të Çarshisë së vjetër të Manastirit. Ky manifestim i njohur në suaza botërore, i dedikuar për fëmijët e moshës para shkollore dhe shkollore, paraqet një mundësi ekskluzive që do tu prezantohet publikut të Shkupit. Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj ekspozite, është nderë i posaçëm dhe kënaqësi që të njëjtën ta prezantojmë nën sintagmën “Prej fëmijëve për fëmijët”.

 

Halide Palloshi, Drejtor