Maja Kirovska dhe Angel Miov ekspozit në Çifte hamam

Share Button

Loja e (tërheqjes së) penjve… Eksplikacioni i projektit më të ri të Angell Miov, i titulluar në mënyrë ironike si “Tërheqja e penjve…”, ofron më shumë interpretime të hapura të vet titullit, por edhe të materialit figurativ me kontekst dhe rëndësi të ndryshueshme të kohës aktuale.

Kirovska Organizmi Cifte -1

Në vend të parë, dykuptimësia (ose më shumë kuptimësitë) që janë të sugjeruar me titullin aludojnë për: estetikën artistike të materialeve të cilat artisti i shfrytëzon gjatë krijimit të veprave – penjtë e materialit sintetik (perdet); procesi i përpunimit të vet veprës (tërheqja e njëkohshme, veprimi me më shumë vija përnjëherë); por edhe i rëndësisë bartëse metaforike të cilën kjo frazë e përmban dhe nënkupton gjatë të folurit të përditshëm. Shprehja bartëse artistike e Angell Miovit, niset prej qasjes klasike gjatë krijimit të një vepre figurative dhe shfrytëzimit të parimeve themelore pikturale (më saktë të vizatimit), që fillon prej vijës si mjet i simbolit. Vizatimi me më shumë vija përnjëherë do të gjeneroj situata të ndryshme prej të cilëve një pjesë janë të rastësishme, kurse disa prej tyre me vetëdije janë të lejuara nga ana e artistit. Lineariteti është i theksuar përmes vijave të lira abstrakte, por edhe përmes vijave të “disiplinuara” të cilat formojnë rrëfime të ndryshme.

Prej këtu, dilema e amshueshme “Çfarë nënkupton të vizatuarit? , Si arrihet kjo?” (Vinsent Van Gog, Letra) është shënuar si një proces i hapur, transcendent dhe imanent, i ofruar para syve të publikut të ftuar për të marrë pjesë në mënyrë interaktive si pjesë e kësaj loje, që ta përjetoj procesin i cili vazhdimisht ndryshon dhe asnjëherë nuk përfundon.

Saktë ky proces i krijimit si një pjesë intime, është i potencuar me qëllim që të hetohet triada artist – proces – vepër, dhe të prezantohet procesi si një pjesë argëtuese dhe më intime e krijimit të veprës artistike, si pjesë e ndarë prej idesë. Edhe pse në fillim, praktikohet qasja klasike, projekti në vete përfshin edhe qasjen konceptuale “redi mejd”, të shprehur përmes shfrytëzimit të materialeve dhe objekte të ndryshme dhe të gatshme sintetike – në fillim vizatimet me resa nga pëlhura (perde), më pas objektet e gatshme (kapela, objekte nga pleksiglasi), fotografi, video, tekste, objekte, por edhe materiale natyrore (tutkall, pigmente) që shpijnë drejtë konstruksionit dhe rikonstruksionit të veprës prej materialeve të gatshme.

Rezultati final është mozaiku i situatave që japin parafytyrime kaotike, relacione intertekstuale, rrëfime absurde dhe vlera estetike që i referohen “pyllit të informacioneve me simbole të panumërta” të Ekos, në të cilin nuk ekzistojnë ide të pastra dhe të qarta kristale, meqenëse procesi i informimit është paralel (i ngërthyer) në situatë post – moderne të miliona rrëfimeve, fjalive të papërfunduara që sugjerojnë diçka tjetër, ku gjithçka është frymëzuar prej kureshtjes dhe i dorëzohet interpretimit të lirë.

Çasti erotik, si një pjesë e këtij rrëfimi të hapur thekson saktë çastin shpirtërorë në tërë gjithë praninë e sajë absurde. Çastet dhe referencat e ndryshme (piktura aksionare pollokovike, rrëfime neo – dadaistike, simbolika…), përmes ilustrimit të retro personazheve dhe të vizatimeve me aplikime “bashkëkohore” paraqesin një sublimim i të gjitha informacioneve të dykuptimta (penjve) në këtë pikturë të ngërthyer.

Interesi tematik i cili dominon në veprat e Angell Miovit nënkupton shqyrtimin e proceseve dhe mbështetet në vizatimin si proces i njohjes dhe mediumet tjera si prezantim – rrëfim i gjërave. Rrumbullakimi i tërë këtij procesi është i inkorporuar në çastin e angazhimit i cili në rrëfimet e Angell Miovit shprehet përmes qëndrimit për rishqyrtim permanent dhe cinik të “pavarësisë” së sotme të veprës, gjatë kësaj polivalenca estetike dhe multi interpretimi janë të kushtëzuar nga liria e formës dhe shprehjes, hiper – produksionit të veprave dhe ngjarjeve, të pacaktuara dhe të komplikuara, të cilat detyrimisht dhe me imponim i radikalizojnë eksperimentet me gjuhën, formën, shumëkuptimësinë dhe me efemeritetin e tyre.

Share Button