Mendo një dëshirë

Galeria Nacionale e Maqedonisë së Veriut, në fund të këtij viti, gjatë muajve tetor dhe nëntor e realizoi projektin me titull “Mendo një dëshirë”.
Bëhet fjalë për punëtori kreative për të bërë dekorime të ndryshme nga copa të vogla tekstili që kanë mbetur nga rrobaqepësia ose janë të papërdorshme për arsye të tjera. Materialet për të bërë dekorime si dhe materiale të tjera ndihmëse, kësaj radhe na janë dhuruar nga shtëpia e modës “Bella”. Ata ripërdorohen, ridizajnohen dhe shndërrohen në krijime origjinale dhe të pazakonta ku secili prej fëmijëve shprehet në mënyrën e vet dhe unike.
Projekti është domethënës sepse ka një qasje ekologjike ndaj dizajnit në të cilin diçka e vjetër shëndrohet në diçka krejt të re. Përveç ndërgjegjësimit mjedisor, projekti ka edhe një qëllim tjetër: ndërgjegjësimin social. Ky projekt inkurajon komunitetin e biznesit, të blejnë nga dekorimet, mjetet e së cilave do të dhurohen tek “Fondacionin Marko Bozhinovski”, për qëllime humanitare.
Ky fondacion synon të sigurojë mbështetje, bëhet fjalë për krijimin e përmbajteve sportive për fëmijë dhe të rinj nga shoqëria dhe mundëson që edhe komunitetet e margjinalizuara të përfshihen në botën e sportit.
Në punëtoritë kreative që zhvillohen në objektin e Çifte Hamamit, marrin pjesë fëmijë me aftësi të kufizuara, nxënës të shkollave fillore, nxënës të shkollave të mesme dhe studentë, të cilët kanë mundësi të shprehin kreativitetin e tyre.
Pjesëmarrës në projekt: Qendër ditore për personat me sindromën Down , Sh.F. “Kliment Ohridski”, Sh.F. “Nevena Georgieva Dunja”, Sh.F. “Liria”, Sh.F. “Hasan Prishtina”, Sh.F. “Gjorgija Pulevski”, Sh.F. “Koço Racin” dhe Sh.F. “Bratstvo”, shkollat e mesme “Orce Nikolov”, “Josip Broz Tito” (paralele për maturë ndërkombëtare), “Nikola Karev”, “Shën Naum Ohridski”, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike Departamenti i Dizajnit Industrial, Fakulteti Pedagogjik “Shën Naum Ohridski”, Universiteti “Nënë Tereza”.
Koordinatore e projektit është Maja Dimitrova.
Mendo një dëshirë / Make a wish
Punëtori kreative për të bërë lloje të ndryshme dekorimesh për festat e fundvitit
Në vitin që po kalon dhe që ngadalë po mbush valixhet me të gjitha arritjet tona, më të vogla dhe më të mëdha, suksese të vogla dhe të mëdha, rënie dhe ngritje ne vetëm jemi bërë më të sigurt dhe më me përvojë në atë që ne punojmë, por edhe më të vetëdijshëm dhe të përgjegjshëm për botën përreth nesh. Pra Galeria Nacionale e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Bella, markën më të madhe të modës në vendin tonë, organizojnë punëtori kreative me tema që lidhen pikërisht me festat e fundvitit në të cilat do të marrin pjesë fëmijët nga disa shkolla. Ideja është që nxënësit me aftësi të kufizuara të bashkëpunojnë me fëmijët e klasave të rregullta me qëllim për tu bërë miq, për të njohur njëri-tjetrin dhe për të ndarë momente lumturie, dashurie, harmoninë dhe kreativitetin. Një numër i madh dekorimesh të ndryshme do të dalin nga duart e zellshme të studentëve.
Dekorime që më pas duhet t’i shfaqen publikut të gjerë në formën e një pazari të organizuar nën moton: “Nga fëmijët për fëmijët”. Mjetet e grumbulluara në këtë event do të përdoren për qëllime humanitare, pra do i dhurohen, “Fondacionit Marko Bozhinovski”, i themeluar nga prindërit e tij si shenjë respekti dhe kujtim i përjetshëm për djalin i tyre, i cili vdiq në moshë shumë të re.
Organizon një sërë aktivitetesh për mbështetjen e talenteve të rin atletët që nuk kanë mjete për të investuar në zhvillimin e aftësive dhe karrierës së tyre. Përveç kësaj, fondacioni synon të ofrojë mbështetje dhe mjedis të përshtatshëm jetese për fëmijët dhe të rinjtë nga mjedise të margjinalizuara shoqërore për të hyrë në botën e sportit. Fondacioni ka disa qëllime për të vitin e ardhshëm 2023, por prioriteti më i lartë është sigurimi i monitorëve dixhitalë për kontrollin e punës së zemrës, e destinuar për sportistët e rinj, duke siguruar edhe fonde për kampe sportive për të rinjtë, si dhe për organizimin i Kupës vjetore “Marko Bozhinovski” për persona deri në 18 vjeç.
Projekti Make a wish do të bashkohet në arritjen e këtyre qëllimeve!
Këto projekte janë të rëndësishme sepse janë një nxitje për të ardhmen! Për mbështetjen dhe bashkëpunimin e parezervë që ne si institucione e ofrojmë, me qëllim për të krijuar mundësi për të mirën e të gjithëve!
Me respekt,
Galeria Nacionale e Maqedonisë së Veriut
Drejtor – Dita Starova Qerimi