Ekspozita retrospektive – 30 vjet krijimtari e artistit figurativ Nehat Beqiri

Është kënaqësi e veçantë të jesh organizator dhe mikpritës i një projekti në të cilin janë sublimuar vitet e punës, kërkimit dhe zhvillimit personal në fushën e shprehjes artistike. Bëhet fjalë për “Ekspozitë retrospektive – 30 vjet krijimtari” të artistit figurative dhe profesorit universitar Nehat Beqiri. Ekspozita do të vendoset në ambientet e Çifte hamamit, ndërsa në hapjen e planifikuar për 22 dhjetor 2022 (e enjte) do të flasë drejtoresha e Galerisë Nacionale, Dr.Dita Starova […]