Ekspozita përfundimtare e projektit gjithëpërfshirës “Mendo një dëshirë”
Të dashur miq, Me datë 14.12.2022 (e mërkurë), ora 13:00 në ambientet e Çifte hamamit, po përmbyllim një projekt gjithëpërfshirës dhe ju ftojmë të bëheni pjesë e rrëfimit tonë me titull “Mendo një dëshirë”. Në vitin që po kalon dhe që ngadalë po mbush valixhet me të gjitha arritjet tona, jemi bërë më të sigurt dhe me përvojë në atë që bëjmë, por edhe më të vetëdijshëm dhe më të përgjegjshëm për botën përreth nesh. […]