Ekspozita përfundimtare e projektit gjithëpërfshirës “Mendo një dëshirë”
Të dashur miq, Me datë 14.12.2022 (e mërkurë), ora 13:00 në ambientet e Çifte hamamit, po përmbyllim një projekt gjithëpërfshirës dhe ju ftojmë të bëheni pjesë e rrëfimit tonë me titull “Mendo një dëshirë”.
Në vitin që po kalon dhe që ngadalë po mbush valixhet me të gjitha arritjet tona, jemi bërë më të sigurt dhe me përvojë në atë që bëjmë, por edhe më të vetëdijshëm dhe më të përgjegjshëm për botën përreth nesh.
Departamenti edukativ i Galerisë Nacionale së fundmi organizoi puntori kreative në lidhje me festat që vijojnë.
Siç e kemi paralajmëruar edhe më herët gjatë muajve, tetor dhe nëntor, është realizuar projekti social-përfshirës me titull “Mendo një dëshirë”. Koncepti i projektit u realizua në formë të punëtorive kreative që u zhvilluan në Çifte hamam. Grupet e pjesëmarrësve në punëtori ishin të ndryshëm në përbërje dhe moshë. Morrën pjesë nxënës nga arsimi fillor, i mesëm dhe i lartë, si dhe persona me aftësi të kufizuara. Pjesëmarrësit në projekt: Qendra ditore për personat me sindromën Down, SH.F. “Kliment Ohridski”, Sh.F. “Nevena Georgieva Dunja”, Sh.F. “Liria”, Sh.F. “Hasan Prishtina”, Sh.F. “Gorgija Pulevski”, Sh.F. “Koco Racin” dhe Sh.F “Bratstvo”, shkollat e mesme “Orce Nikolov”, “Josip Broz Tito” (paralele për maturë ndërkombëtare), “Nikola Karev”, “Shën Naum Ohridski”, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Departamenti i Dizajnit Industrial, Fakulteti Pedagogjik “Shën Naum Ohridski”, Universiteti “Nënë Tereza”.
Motivi tematik i punëtorive ishte krijimi i sferave dhe elementeve tjera dekorative të tjera. Materialet për krijimin e këtyre dekorimeve si dhe materialet ndihmëse, kësaj radhe janë dhuruar nga shtëpia e modës “Bella”. Të njëjtat u ripërdorën, u ridizajnuan në krijime origjinale dhe të unike.
Galeria, gjatë gjithë kësaj periudhe, pulsoi në frymën e festave që vijojnë, dashurisë dhe harmonisë.
Nën moton: “Nga fëmijët për fëmijët”, dëshirojmë të inkurajojmë vetë-iniciativën përmes ndërgjegjsimit social, me qëllim të përfshihet edhe komuniteti i biznesit në realizimin e qëllimeve humanitare. Galeria Nacionale e Maqedonisë së Veriut është institucion përgjegjës në fushën e kulturës që me shumë përkushtim ndihmon dhe përkrah çdo lloj ngjarje edukative që u përkushtohen të rinjëve dhe grupeve të margjinalizuara.
Si përfundim i gjithë organizimit të lartëpërmendur, më datë 14 dhjetor 2022, ora 13:00, në ambientet e Çifte hamamit, do të prezantohen krijimet në një mënyrë të veçantë para festash. Ju ftojmë të bëheni pjesë e historisë sonë me titull “Mendo një dëshirë”. Për ta ngritur disponimin para festave, në këtë eveniment na bashkangjiten studentët nga DMBUC “Ilia Nikolovski Lluj” me programin e mëposhtëm:
Kuintet flautash – Meglena Lazarovska, Josipa Vasilevska, Barbara Ginovska, Sara Tenkova, Svetle Vaskovska,K. Via – Arirang,
Klasa: Natasha Elenova,
• Kuarteti Bras – Kristijan Jovanoviq, Rohan Kryeziu, Nikola Stojanovski dhe Luka Kostovski,
M. Praetorius – Madrigal, J. Donald Madrigal,
Klasa: Senad Usein
• Duo violinë dhe kitarë – Eva Risteska dhe Jordan Trendafilov,
N. Paganini – Cantabile Op. 17,
klasa: Natasha Stojanovska
Ju mirëpresim!
Koordinatore e projektit është Maja Dimitrova, edukatore
Galeria Nacionale e Republikës së Maqedonisë së Veriut