Ekspozita “Transformacion – Flusso – Flux: 1998–2025” nga Ljupka Deleva
Pas jetesës dhe krijimit shumëdekadësh në Venecia, autorja maqedonase Ljupka Deleva prezanton projektin e saj më të ri “Transformacion – Flusso – Flux: 1998–2025”, i cili ka një karakter retrospektiv dhe kritik. Ekspozita është një arkiv multimedial i opusit të saj krijues, duke përfshirë fotografi, video, aksione performative, akuarele, vizatime, ndërhyrje dhe eksperimente të tjera vizuale. Është veçanërisht e rëndësishme që një pjesë e madhe e këtyre projekteve shfaqen për herë të parë para publikut […]