Vizita e GKM me ekspozitën “Bukë dhe kripë” në Vjenë

Në organizim të Galerisë Kombëtare të Maqedonisë, në Palais Porcia në Vjenë, më 7 nëntor të vitit 2013 (e enjte) në ora 18:30 do të hapet ekspozita “Bukë dhe kripë”, në cilën do të prezantohen 12 artistë nga Maqedonia.

raspetie Janeslieva 1Në ekspozitën e titulluar si “Bukë dhe kripë (tranzicioni dhe gjinitë)” janë të përfshirë 12 aspekte të ndryshme të vrojtimit të diskurseve të tranzicionit dhe të gjinive në shoqërinë maqedonase sot.

Zernovski 2Diversiteti mes gjeneratave të artistëve të përzgjedhur, dhe i koncentratit të bujshëm medial (prej pikturave dhe skulpturave klasike deri te objektet, instalimet, fotografitë, videot, zgjidhjet e pllakateve) ofrojnë një pasqyrë më të përgjithësuar të aktualiteteve në artin bashkëkohorë maqedonas të dekadës së fundit.

Përmes dymbëdhjetë këndvështrimeve të përzgjedhur të Iskra Dimitrovska, Irena Paskalli, Sllavica Janeshlieva, Zeni Ballaqi, Aleksandar Spasoski, Mirosllava Mikica Trujkanoviq, Tabi Aziri, Dijana Bogdanovska, Osman Demiri, Goce Nanevski, Velimir Zhernovski dhe Filip Jovanovski, do të akumulohet simulakrumi  “Bukë dhe kripë (Tranzicioni dhe gjinitë)”. Përmes jukstapozitave vizuale – konceptuare  do të shtjellohen perspektivat e traditës dhe përkatësisë së harruar, dhe të globalizimit të përshpejtuar, prej të cilëve dallohet njëri prej recidivëve të shumtë në kuptimin kulturologjik siç është shfaqja dhe kultivimi i kulturës turbo dhe pop, me emfazime të kiçit.

Në këtë ekspozitë shtjellohet edhe dikotomia e varfërisë (“buka jonë e thatë”) – si kuazi kapitalizmi me permutacione. Më pas, nga prizmi historik, do të preken edhe aspektet e matriarkatit të imponuar (prej kohës së kurbetçarëve) më pas pikëkalimi i patriarkatit në socializëm, deri në kohët e sotme të rivalitetit të fshehur mes gjinive për dominim (edhe përskaj barazisë dhe baraspeshës parimore).

Përmes zgjidhjeve vizuale do të shtjellohen edhe qëndrimet që pasojnë nga prangat shoqërore dhe nga normativat e imponuara autoritare, të grupeve feministe për vetë qenien, gjithashtu edhe të drejtat, barazia, liria dhe respektimi i përcaktimeve të ndryshme seksuale. Aspekti “lost in translation” ose interpretimi personal i “të humburve gjatë përkthimit”….tranzicioni.

Kurator i ekspozitës është Ana Frangovska.

Ekspozitën do ta hapin zonja Halide Palloshi, drejtor i Galerisë Kombëtare të Maqedonisë, zonja Karin Cimer, nga Ministria për arsim, art dhe kulturë e Austrisë dhe zotëri Gjorgji Filipov, ambasador i RM-së në Austri.

paskali