Helidon Gjergji në Çifte Hamam
Më 1 gusht, e martë, në orën 18, në objektin Çifte Hamam, Galeria Kombëtare e Maqedonisë ka nderin që publikut t’ia prezantojë projektin (H)am(m)am. Autor i këtij projekti është artisti multimedial, Helidon Gjergji. Helidon Gjergji (i lindur në vitin 1970 në Tiranë, Shqipëri) është një artist bashkëkohor i cili punon me media të ndryshme. Ka kryer studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë. Me hapjen e kufijve të Shqipërisë në vitin 1991, u transferua në […]
Shënimi i Ditës Botërore dhe Evropiane të muzeve
Ju lajmërojmë që Galeria kombëtare e Maqedonisë me një nder dhe kënaqësi të veçantë do të shënojë manifestimin e “18 Majit – Ditës ndërkombëtare të muzeve”. Temën të cilën e shpall Këshilli ndërkombëtar i muzeve (ICOM), me seli në Paris, Francë dhe e cila vlen për të gjitha shtetet për vitin 2017 titullohet: “Muzetë dhe historitë kontestuese – duke rrëfyer të parrëfyeshmet në muzetë” (Museams and contested histories: Saying the unspeakable in museums). Kjo temë fokusohet […]
“Muaji i Nikolla Martinoskit” në Galeria kombëtare
Me rastin e “Muajit të Nikolla Martinoskit”, Galeria kombëtare e Maqedonisë ju informon që do të realizohen tre ngjarje të rëndësishme në emër të trashëgimisë kulturore që e la pas piktori bashkëkohor i pikturës dhe artit figurativ të Maqedonisë. Ngjarja e parë, promovim i monografisë Më 5 maj 2017 (e premte), në ora 11 në Galerinë kombëtare të Maqedonisë, në objektin Malla Stanica, do të realizohet promovim i monografisë “Nikolla Martinoski deri 1945”. Botues i edicionit monografik është Galeria kombëtare […]
Goce Nanevski – Autonomia e shekullit
Autonomia e shekullit, videotrilogjia e Goce Nanevskit, do të shfaqet më 4 maj (e enjte), në Malla Stanica, ora 20. Projekti më i ri – tre video individuale – kanë karakter konceptualo-dokumentar. Në këtë trilogji, Nanesvki është i angazhuar socialo-politikisht. Gjuha e tij nuk është e drejtpërdrejtë dhe fjalë për fjalë, nuk është reagim apriori dhe kritikë ndaj përditshmërisë aktuale, por, nëpërmjet historive të shkurtra esenciale, me një konotacion shumë të përgjithësuar, udhëzon drejt deformimeve mjaft të […]
Dita Ndërkombëtare e Personave me Autizëm
Fëmijët me autizëm janë mes personave më të cënuar në shoqërinë tonë. Numri i tyre rritet vazhdimisht, duke krijuar nevojën për krijimin e mundësive reale për zhvillimin e tyre, si dhe largimin e paragjykimeve dhe qëndrimet negative në lidhje me ta. Personat me autizëm shpesh herë vuajnë nga përjashtimi shoqëror. Qëllimi ynë është ngritja e vetëdijes publike. Galeria Nacionale e Maqeonisë, si institucion i vetëm në fushën e kulturës, e angazhuar socialisht dhe përgjegjëse në shoqëri […]
Ekspozitë “AR 2016”
Në 6 prill në Qendrën multimediale Malla Stanica do të mbahet një ekspozitë nga Galeria Kombëtare e Kosovës (me të cilën kemi formuar bashkëpunim bilateral). Ekspozita mban emrin AR 2016 dhe është një nga ekspozitat më të rëndësishme të organizuara në Kosovë, e quajtur kështu për disa arsye. Ajo është një nga ekspozitat e rralla e specializuar për artistët e rinj deri në 40 vjet, e organizuar në përputhje me standardet dhe trendet botërore dhe […]
“APSTRAKSIONI NË PIKTURËN DHE SKULPTURËN MAQEDONASE”
Më datë 29 nëntor (e enjte) në ora 12, në objektin e Çifte Hamamit pranë Galerisë Kombëtare të Maqedonisë, do të prezantohet ekspozita “APSTRAKSIONI NË PIKTURËN DHE SKULPTURËN MAQEDONASE”. Ekspozita, në mënyrë retrospektive e elaboron shfaqjen dhe zhvillimin e artit abstrakt në pikturën dhe skulpturën bashkëkohore maqedonase që nga periudha e viteve të 60-ta të shekullit të kaluar e deri më sot, duke e theksuar artin jomaterial (në të gjitha variacionet e tij) si shprehje […]
Еkspozita “Universi Im”
Të nderuar, Më 5 dhjetor (e hënë) të vitit 2016, me fillim në ora 13 në objektin e Çifte Hamamit do të hapet ekspozita “Universi Im”. Përmes kësaj ekspozite Galeria Kombëtare e Maqedonisë e shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar. Në këtë drejtim u organizuan punëtori të artit figurativ në të cilat u krijuan vepra në qelq dhe konop. Në këto punëtori kreative morën pjesë nxënës nga QShShAR “Partenija Zografski” dhe nga […]
“Omer Kaleshi – 55 vjet krijimtari”
Të nderuar, Ju njoftojmë se më datë 01 dhjetor 2016 (e enjte), me fillim në ora 12, në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë, objekti Çifte Hamam, në Shkup, do të mbahet solemniteti me rastin e donacionit të veprave figurative të piktorit të njohur Omer Kaleshi për Komunën e Çairit. Në ekspozitën me titull: “Omer Kaleshi – 55 vjet krijimtari” do të ekspozohen gjithsej 24 piktura të dhuruara të cilat bëjnë pjesë në opusin më të ri […]
Еkspozita e pavarur e Miftar Memetit në Çifte Hamam
Të martë, më 1 nëntor, në ora 19:00 në Çifte Hamam – Shkup do të keni mundësi të merrni pjesë në hapjen e ekspozitës së pavarur të Miftar Memetit. Në hapjen e ekspozitës fjalë përshëndetëse do të mbajë drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Maqedonisë Dr. Dita Starova Qerimi, zotëri Fatmir Sulejmani dekan në Fakultetin Filologjik pranë Universitetit të Teovës njëherësh edhe mik i ngushtë që nga fëmijëria me autorin dhe artisti akademik i artit figurativ z.Reshat […]