Ekspozita “110 vjetëve nga lindja ” e artistes Lena Stefanova

Share Button

IN Galeria Nacionale e Republikës së Maqedonisë e Veruit ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë të shpall ekspozitën me titull “110 vjetëve nga lindja ” e artistes Lena Stefanova”. Ekspozita do të hapet më 20.12 2023 në orën 12:00 në objektin Çifte hamam.

Është një sfidë e madhe të organizosh një ekspozitë jubilare dhe shënimin e 110 vjetëve nga lindja e artistes Lena Stefanova. Ekspozitat jubilare janë gjithmonë një rast për të vërtetuar se si krijimtaria e dikujt në një mënyrë të veçantë dhe specifike e ka shënuar epokën e vet.

Tekstet e shkruara dhe studimet analitike që i janë dedikuar jetës dhe veprës së Lena Stefanovës janë të pakta. Sigurisht një numër i vogël katalogjesh nga ekspozitat e saja pas vdekjes japin një lloj pasqyre të artit të saj, por bëhet fjalë për tekste relativisht të shkurta që nuk futen në një analizë të detajuar të krijimtarisë së saj.

Në historinë e artit bashkëkohor maqedonas, Lena Stefanova zë një vend themeltar dhe të veçuar. Ajo i përket brezit të artistëve, që duke ndjerë dhe përjetuar tensionin moral dhe shpirtëror të kohës së tyre, janë përfshirë në jetën bashkëkohore, pa hezituar dhe e kanë pranuar rrjedhën e artit bashkëkohor figurativ.

Lena Stefanova ka një rol të madh në kulturën dhe artin si artiste e parë në artin bashkëkohor figurativ maqedonas.

Share Button