Еkspozita e pavarur e Miftar Memetit në Çifte Hamam
Të martë, më 1 nëntor, në ora 19:00 në Çifte Hamam – Shkup do të keni mundësi të merrni pjesë në hapjen e ekspozitës së pavarur të Miftar Memetit.
Në hapjen e ekspozitës fjalë përshëndetëse do të mbajë drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Maqedonisë Dr. Dita Starova Qerimi, zotëri Fatmir Sulejmani dekan në Fakultetin Filologjik pranë Universitetit të Teovës njëherësh edhe mik i ngushtë që nga fëmijëria me autorin dhe artisti akademik i artit figurativ z.Reshat Ameti.
Piktura e maestro Miftar Memeti është një tablo emocionale, afërsi me njerëzit me bindje për faktiken. Piktor i cili përparësi i jep ndjenjës së natyrës emocionale, e cila pastaj zhvillohet përgjatë kohës së procesit të pikturimit, që do të thotë se piktura është ajo e cila i afrohet imagjinatës së tij duke i ndjekur emocionet dhe sfidat intelektuale të tij. Veprat e tij janë rezultat të ngjarjeve dramatike, përkatësisht, ato janë piktura të ngjarjeve.
Artisti i cili nga ngjyra bën art
Riinterpretim i momenteve të robëruara, çaste nga fëmijëria, engrame për atmosferën shtëpiake dhe për kopshtin me lule të kultivuar me kujdes… ekspresione, regjistrime artistike të çastve madje edhe vazhdimësi dhe zhvillim të mendimit. Dëshmi për kohën, nostalgji e shoqëruar me ngrohtësi në shpirt, përshtypje për fëmijërinë e kaluar, kohë në të cilën kanë kaluar ditët më të bukura dhe më të lumtura fëmijërore. Pikturë, e cila me të drejtë mund të rreshtohet në grupin e piktorëve-kronistë të kohës edhe përkrah ekspresionit fuqimisht të theksuar me perceptime lirike.
Miftar Memeti bën impenjime lirike për ta ndaluar kalueshmërinë e kohës; me një lirizëm të brishtë na i rekomandon penxheret e vjetra, dyert, portën e shtëpisë, stolin dhe gurët e oborrit të cilët kaherë e kanë kryer punën e tyre nën qershinë e vjetër, ndërsa tani qëndrojnë si një kujtim i përhershëm, i përjetshëm. Tani, ambienti është përcaktuar edhe në asketin hapësinor edhe në atë kohor. Piktori me sukses ka arritur ta përcjellë atmosferën e lashtësisë dhe harmonisë e cila ka mbizotëruar në kopshtin e shtëpisë. Dëshmi e një kohe të kaluar, art figurativ me të cilin artisti na fut në bukurinë në të cilën ndihen refleksione dhe kontakte të hajthshme iskonike nga lashtësia e kohës.
Miftar Memeti me dhuntinë e tij artistike, ka krijuar poetikë emocionuese në të cilën epokat i ka bashkuar në përjetësi. Arti i tij ka një sensibilitet krijues të qartë dhe personal me komunikim emocional, e që në të vërtetë është virtyti i tij më e rëndësishme. Ai është krijues i bukurisë iskonike pa sajime, madje në mënyrë artistike ta rikrijojë natyrën, ndërkaq gjërat empirike e fitojnë vlerën e vërtetë. Veprat e Miftar Memetit janë predikim i mirëfilltë lirik ekspresiv, valë nostalgjike nga e kaluara.
Piktura e maestro Miftar Memeti është një tablo emocionale, afërsi me njerëzit me bindje për faktiken. Piktor i cili përparësi i jep ndjenjës së natyrës emocionale, e cila pastaj zhvillohet përgjatë kohës së procesit të pikturimit, që do të thotë se piktura është ajo e cila i afrohet imagjinatës së tij duke i ndjekur emocionet dhe sfidat intelektuale të tij. Veprat e tij janë rezultat të ngjarjeve dramatike, përkatësisht, ato janë piktura të ngjarjeve.
Lupço Malenkov
Ekspozita do të jetë e hapur deri në datën 14 nëntor.
Galeria Kombëtare e Maqedonisë