Еkspozita personale e Nadja Rozevës në Çifte Hamam

Share Button

Më datë 11.04.2024, e enjte, në orën 19:30, në Çifte Hamam do të hapet ekspozita personale e Nadja Rozevës. Në ekspozitë do të shfaqen skulptura të medaljes të krijuara në periudha të ndryshme, si dhe vepra të tjera të autorit. Ekspozita do të zgjasë deri më 7 maj 2024.

Galeria Nacionale do t’i prezantojë për herë të parë medaljet e artit të medalistes me famë botërore Nadja Rozeva. Ekspozita është e para e këtij lloji në vendin tonë dhe do ta fokusojë vëmendjen e publikut ndaj këtij zhanri të disiplinës artistike.
Medalja ka filluar të përpunohet si një formë e pavarur e artit në shekullin e 15-të, me ç’rast piktori italian Pizanello (rreth viti 1395-1455) konsiderohet babai i saj. Medalja nuk ka vlerë monetare, por historikisht është e lidhur me monedhat. Medalja është art për prekjen e dorës. Mblidhet në të gjithë botën nga koleksionistë privatë dhe muze e galeri, ndërsa koleksionet më të mëdha gjenden në Muzeun Britanik, muzeu “Viktoria dhe Albert, në Muzeun e Historisë së Artit, Vjenë, Galerinë Nacionale të Artit, Uashington dhe shumë të tjerë.
Nadia Rozeva është nxënëse e prof. Bogomil Nikollov, i cili është doktor nderi në Akademinë Nacionale të Arteve (ANA) në Sofje dhe fitues i çmimit më prestigjioz botëror për skulptura të medaljes të Shoqatës Amerikane Numizmatike “Saltus”. Rozeva fillon të punojë me medalje para më shumë se 20 vjet pas përfundimit të studimeve pasuniversitare për marketing në Universitetin Rutgers në Nju Xherzi, ShBA. Në vitin 2003, është ftuar të marrë pjesë në punëtorinë e medaljeve të prof. Nikollov në studion për skulpturë të medaljes të Akademisë Nacionale të Arteve. Ka punuar në distancë nën mbikëqyrjen e tij për disa vite, dhe më pas ka kryer studimet master në fushën “Metal”. Ka disa specializime për Botim në Universitetin e Nju Jorkut – New York University (2000), Diplomacia Kulturore (International Institute for Cultural Diplomacy), Berlin (2015), Menaxhim Kulturor në Universitetin e Vjenës – Wien Univesitat (2019).
Gjatë kohëzgjatjes së ekspozitës, Nadja Rozeva do të ketë prezantim dhe do të mbajë ligjëratë për zhanrin e medaljes së artit, si dhe do të mbajë një punëtori me studentë nga universitete të ndryshme.
Veprat e Nadia Rozevës janë mbledhur për koleksionet e përhershme të Muzeut Britanik, Londër, Kabinetit Mbretëror për Monedha, Stokholm, Suedi, Muzeut Bergen në Universitetin e Bergenit, Norvegji, Galerisë Nacionale të Arteve, Sofje, Bullgari, Muzeut të monedhave dhe medaljeve në Kremnicë, Sllovaki etj.
Gjatë periudhës së karantinës së para në kohën e epidemisë, Rozeva shkroi skenarë dhe e realizoi filmin e shkurtër dokumentar “Medalja”, i cili gjithashtu do të shfaqet në ekspozitën. Filmi ka për qëllim ta njohë publikun me artin e medaljes, gjë që është ka qenë misioni i saj në 20 vitet e fundit.
Festivali prestigjioz ndërkombëtar i filmit “Master of Art” ka zgjedhur filmin “Medalja” për hapjen e edicionit pranveror të vitit 2021. Nadja Rozeva është gjithashtu autore edhe e Çmimit të Madh të Festivalit të Filmit Bullgar “Trëndafili i Artë” të Qendrës Kombëtare të Filmit. Si argjendar, ajo i krijoi karficat e argjendta për Women’s Business Forum të revistës Forbes (2022, 2023), karficën e argjendtë për mbështetjen e grave viktima të dhunës në familje të Fondacionit Emprove (2023), etj.
Nadja Rozeva është autore e disa ekspozitave personale dhe pjesëmarrjeve të shumta në ekspozita grupore në Sejeshelli, Sofje, Kolorado Springs, Medison, Nju Heven, Tempe, Gllazgov, Luven, Otava, Tokio, Firencë, Bratisllavë, Kremnicë, etj.
Ajo është anëtare e FIDEM – Federata Ndërkombëtare të Medaljeve të Artit, si dhe anëtare nderi e Shoqatës Sllovake të Medaljeve.

Share Button