U hap ekspozita “Piktura profane maqedonase” në Çifte hamam

Të hënën  (më datë 04.11. 2013), në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë, në objektin e Çifte hamamit, u hap ekspozita “Piktura profane maqedonase (shekulli XIX – fillimi i shekullit XX)”. Kurator i ekspozitës është Sllavica Aleksoska.

 profano slikarstvo NGM cifte (1)

Në ekspozitën është prezantuar një pjesë e krijimtarisë figurative maqedonase nga periudha e Rilindjes, që në masë të konsiderueshme do të kontribuojë për ndriçimin e zhvillimit të hershëm të artit bashkëkohorë maqedonas. Para opinionit maqedonas, përskaj veprave të njohura dhe të ekspozuara deri më tani, janë ekspozuar edhe vepra të cilat deri më tani nuk janë ekspozuar, të huazuara nga koleksionet publike dhe private.

Në shekullin XIX në artin figurativ maqedonas vazhdon që të kultivohet tradita pas bizantine e pikturimit të ikonave dhe jetë përshkrimit të shenjtorëve, me porosi të kishës dhe shtresës së re qytetare, kështu që pikturimi i elementeve dhe motiveve me përmbajtje profane, deri në vitet e 80-ta të shekullit XIX realizohet në korniza të pikturës fetare. Në mesin e zografëve – piktorëve që kanë dhënë kontribut të madh për zhvillimin e artit bashkëkohorë maqedonas në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX janë: Dimitar Andonov Papradishki, Gjogji Zografski, Danail Nestorov Fërçkovski, Kosta Vangellov, Gjorgji Andonov, Kosta Shkodreanu, Trajko Muftinski e të tjerë.

profano slikarstvo NGM cifte (2)

Përmes krijimtarisë së tyre, ata me sukses do t’ia dalin që të imponohen në pranimin e ideve të reja figurative, me braktisje të ngadalshme të pikturimit të skematizuar pas bizantin të ikonave dhe jetë përshkrimit të shenjtorëve, në interes të shfaqjes modeste të pikturës profane maqedonase. Veprat e vetmuara të Teodosij Zografit dhe Diço Zografit, në fillimin e shekullit XIX vetëm do të paralajmërojnë atë që në fushën e artit figurativ maqedonas do të manifestohet gjatë periudhës vijuese.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 29.11. 2013.

profano slikarstvo NGM cifte (3)

profano slikarstvo NGM cifte (4)