Ekspozita – Angell Dimovski Çaush “50 vite krijimtari”

Të nderuar, Ju njoftojmë se më 01 shkurt 2024 në ora 19:30 do të hapet ekspozita retrospektive e artistit Angell Dimovski-Çaush me titull “50 vite krijimtari” në Galerinë Nacionale, objekti Çifte Hamam, dhe njëkohësisht përbën edhe mundësi që publiku kulturor maqedonas të njihet me krijimtarinë e pasur të këtij artisti ynë i cili tashmë disa dekada jeton dhe vepron në relacionin Maqedoni-Francë.
Veprat të cilat Angell Dimovski Çaush i ka krijuar gjatë pesëdhjetë viteve të fundit kanë katër tërësi tematike/ideore, të cilat përbëhen nga përmbajtje figurative, sendore, gjuhësore dhe arkeologjiko-etnografike.
Në planin stilistik është realizuar shprehje personale në të katër tërësitë tematike, si kombinim i eklekticizmit të përdorur në mënyrë inventive të përpunimeve arkaike, primitive, dhe përpunimeve të tyre moderniste-avangarde, kulturës pop dhe rok. Në këtë kuptim, skulpturat e artistit Angell Dimovski Çaush i përkasin linjës moderniste avangarde i cili е solli të lashtën në modernen. Këto janë skulptura, emëruesi i përbashkët i të cilave është qëllimi për të shprehur gjuhën e trupit të formuar në distorzione të stilizuara të ashpra dhe elegante anatomike, ose të reduktuara në një trup-luspë në aktivitet. Në veprat e tij njihet motivi kryesor – gruaja dhe motivi shoqërues i zogut, me ç’rast shpeshherë janë të pranishme asociacionet për gërshetimin e antropomorfes në zoomorfen dhe anasjelltas.
Tërësinë tjetër e përfaqësojnë objektet pikturore-skulpturore me një angazhim kritik të situatave aktuale konkrete, ngjarjeve dhe proceseve në ekologjinë, politikën, trashëgiminë kulturore, identitetin kombëtar, (jo)kulturën në komunikacion.
Tërësia e tretë janë homazhe për shkrimin/gjuhën, me të arsimuarit dhe kodifikuesit gjuhësorë të alfabetit glagolik dhe cirilik të sllavishtes së vjetër dhe gjuhën bashkëkohore maqedonase, ndërsa tërësia e katërt është homazh i veçantë i të a.q. primitivizmi i skulpturës së zezë të kombinuar me senzibilitetin e kulturës pop dhe rok, të cilës i përket artisti që nga koha e rinisë së tij.