“Më mirë në degë sesa i ngecur në ashensor” Miroslav Masin në Hamamit të Daut Pashës

Ju njoftojmë se ekspozita e Mirosllav Masinit me titull “Më mirë në degë sesa i ngecur në ashensor” do të hapet në objektin e Hamamit të Daut Pashës më datë 15.05.2024 në ora 20:00.
Për krijimtarinë komplekse të Mirosllav Masinit, për kategoritë estetike dhe temat me interes, përcjellim disa nga qëndrimet e autorëve që iu janë referuar të njëjtës.
“…nëse primitivizmi është një filozofi antiracionaliste dhe antimaterialiste, kërkim për origjinën dhe absolutet, për njerëzimin e paprekur dhe pakontaminuar dhe rebelim kundër logjikës lineare, të matshme, kapitaliste, atëherë sigurisht Masini pa kundërshtim e ndjek linjën e përkrahësve të pasionuar të primitivizmit si Pikaso, kubistët, ekspresionistët gjermanë, dadaistët dhe surrealistët. Sa për përkujtim, në qendër të programit të ekspresionistëve gjermanë qëndron supozimi romantiko-dialektik niçean supozim se duhet doemos të kthehesh prapa për të ecur përpara. Sipas kësaj logjike, ikja nga moderniteti do të thotë një kthim te njeriu primitiv i pashkatëruar nga zhvillimi i qytetërimit, ose sipas Masinit, te njeriu i parë, te paraardhësi, te majmuni. Me gjasë se majmuni në pikturën e Masinit ka gishtin në ballë dhe shikon vezën (një tjetër simbol universal i origjinës dhe krijimit) duke pyetur veten se si ta rikthejë dimensionin e humbur të njerëzimit. Vizioni i tij nuk është rezistenca ndaj përparimit teknologjik, as ironia apo shpërfillja e përfitimeve të modernitetit, por më tepër një paralajmërim për drejtimet në të cilat po lëviz njerëzimi sot.” (Ana Martinovska)
“…është e dukshme një ironi e autorit ndaj dëshirës racionaliste njerëzore për sistemim. Në një sistem të koduar individualisht artistik, në të cilin elementët nuk janë të dhëna enciklopedike, por fragmente që duhet të kujtojnë krijesat e krijuara në laboratorin e autorit, notat muzikore zënë vendin e disa diagrameve hipotetike shkencore. Kështu, bëhemi dëshmitarë të ndarjes së syve, shiritave, gjinjve, buzëve, bishtave, fragmenteve që kanë kuptimin e tyre në procesin e transformimit: veçanërisht buzët e pikturuara në një formë të stilizuar që të kujton një flutur ose kordelet që janë shenjë kalimtare e kthesës qytetëruese. “Melodia” që e krijojnë këto shenja është vizuale, e nënshtruar ndaj ritmit të përsëritjes dhe dinamikës për shkak të dallimit procedural.” (Suzana Milevska)
“…Piktori jeton përjetësisht në dyshim dhe dilemë mes personalitetit të tij, vetes dhe detyrës për të krijuar për njerëzimin, mes izolimit dhe analizës së brendshme të diagramit të brendshëm të një personi dhe “detyrës së jashtme për të krijuar diçka që do të jetë në solidaritet me njerëzimin”. Ai është edhe njëra edhe tjetra në të njëjtën kohë. Më së shumti është një, e pastaj ka mall për të dytin dhe anasjelltas (Viktoria Vasev Dimeska)
“Përmes çlirimit ekzorcist dhe spiritualizimit surrealist, vizatimet e Masinit e zbulojnë misterin e disa mesazheve të lashta, të padukshme që ky artist përcjell në sferën e të dukshmes. Vizatimet më të mira të Masinit janë ato në të cilat vija (vija e njëjtë – somnambuliste për të cilin ka shkruar poeti dhe karikaturisti Henri Misho) ndahet në mënyrë magjike nga forma dhe i udhëhequr nga forca e ndonjë qëllimi të paqartë, niset diku drejt ezoterisë. Edhe pse në shikim të parë duken si një improvizim spontan, i lirë, këto vizatime janë rreptësisht të menduara. Ata tregojnë për urtësinë se të gjitha sekretet janë të shkruara brenda nesh, dhe se atje dhe jo jashtë nesh – duhet edhe t’i kërkojmë .” (Dragan Jovanoviq Danillov)
“Në poetikën aktuale artistike të Mirosllav Masinit, procedura e stilizimit është e pakontestueshme dhe e dukshme – reduktimi i figurave/formave trupore në tipare themelore: sqep, sy, prapanicë, këmbë – dhe më pas hibridizimi i tyre i lirë: bashkimi i papritur deri në pikën e gërshetimi dhe /ose shkrirjes së trupave të ndryshëm, specieve dhe gjinive të kafshëve. Të nënshtruara ndaj procesit të transformimit të dhimbshëm, format, ngjyrat, kufijtë që gjenden në natyrë – në mënyrë të stilizuar, bëhen reciprokisht kongruente, përkatësisht, shkëputen nga mosqenia në qenie si qenie të reja, këtë herë hibride. Në ekzistencën e saj pozitive, afirmative të dëshmuar mbi pëlhurën e pikturës dhe ekzistencë e pushtuar njëherë e përgjithmonë.” (Elizabeta Sheleva)
“Masini e përqendron angazhimin e tij në dy fusha themelore: transformimi i proceseve operacionale të vizatimit dhe pikturës në një përvojë unike artistike dhe definimi i një fondi të shfaqjeve komunikabile që do të ndërmjetësonte më saktë atë përvojë.” Segmenti i parë zgjidhet jashtë një sistemi teknologjikisht koherent dhe paraqet një përzierje procedurash vijuese të përzgjedhjes dhe pastrimit të vazhdueshëm. Thekset tonike dhe gjurmët e gjestit zakonisht shkruhen nga autori me laps, nervatura fine kryhet me pikim dhe shkalla e ngushtuar kromatike me kontrast të dendur është rezultat i trajtimit akuarel të pigmenteve transparente. Shtresimi i teknikave në këtë rast i mundëson Masinit të materializojë një ind të dendur pikture në një marrëdhënie dinamike, por jo të pabalancuar me drejtpërdrejtësinë e procesit të vizatimit. Në ndërveprim me këto supozime teknike, u formua repertori imagjinativ i artistit: një sërë figurash groteske dhe majmunike të kapura në fazën e shndërrimit nga krijesa të natyrës në krijesa të kulturës. Shfaqjet e Masinit kapin nga fundi i qenies së pavetëdijshme dhe energjia primitive e artikulimit të tyre është e përqendruar në mënyrë të përshtatshme në teknikën “e pistë” të autorit.” (Bojan Ivanov)
“Refuzohen kufizimet dhe normat e imponuara, mbi të gjitha transformimet shoqërore dhe masat e dhunshme të përshtatjes dhe izolimit eksperimental refuzohen dhe shfaqet një konglomerat i gëzueshëm i pjesëve të copëtuara të trupit që bërtasin në ekstazë dhe gëzim, që nga ana tjetër, është rezultat i pranimit të vetë esencës jetësore të species /gjinisë dhe tjetërsia e reflektuar në diversitetin personal. Me dhe kundrejt të gjitha analizave dhe kritikave të mëparshme të evolucionit dhe vlerave qytetëruese, (paraardhësit e ngjashëm me majmunët) të Masinit perceptohen si një pasqyrim i idesë së autorit për t’i përjetuar dhe paraqitur si një simbol të lirisë dhe pranimit të unit.” (Maja Çankullovska-Mihajllovska)
Ekspozita është pjesë e Programit Vjetor të Galerisë Nacionale për vitin 2024 dhe mbështetet financiarisht nga Ministria e Kulturës, ndërsa si sponsorë paraqiten: Skeçers, restorantet Amigo, De Niro Bitolla dhe Dajners Makedonia.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 15.6.2024