Ekspozita “Akuizicione dhe donacione (2014 – 2024)”
Ju informojmë se Galeria Nacionale e Maqedonisë më datë 19.6.2025 (e enjte) do ta hapë ekspozitën grupore “Akuizicione dhe donacione (2014 – 2024)” në orën 20:00 në objektin Çifte Hamam. Siç sugjeron vetë titulli, edhe ky projekt u referohet veprave të blera dhe të dhuruara të koleksionit të Galerisë Nacionale gjatë një periudhe prej 10 vitesh dhe në fakt është ekspozita e parë e këtij lloji në kuadër të aktiviteteve të galerisë. Prezantimi i akuizicioneve […]
KONKURS PUBLIK Nr.01/2025
Në bazë të nenit 3, nenit 5, nenit 6, paragrafit 2 dhe 3 dhe nenit 20-g të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 27/14, 199/14, 27/16, 35/18, 199/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 143/19, 14/20 dhe 208/24),… nenit 22 dhe 23 të Ligjit për marrëdhënie pune (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 62/05, 106/08, 161/08, 114/09, 130/09, 50/10, 52/10, 124/10, 47/11, […]
Ekspozitë retrospektive e Aneta Svetievës
Edhe këtë vit, Galeria Nacionale vazhdon misionin e saj. Jemi veçanërisht të kënaqur të njoftojmë prezantimin e punës së Aneta Svetievës. Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Hamamin Daut Pashës deri në fund të gushtit, ndërsa hapja zyrtare do të jetë më 21 maj 2025 (e mërkurë), në orën 20:00. Ekspozita retrospektive e Aneta Svetieva është pjesë e programit të Galerisë Nacionale për një prezantim gjithëpërfshirës të artistëve bashkëkohorë maqedonas që kanë krijuar skenën […]
E TRETA E FSHEHUR: Diku ndërmjet pranisë dhe mungesës
Galeria Nacionale e Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me galerinë Art Project Space prezantojnë ekspozitën grupore ndërkombëtare me artiste nga Maqedonia, Greqia, Serbia dhe Qiproja, të titulluar E Treta e Fshehur: Diku ndërmjet pranisë dhe mungesës. Ekspozita, fillimisht, do të hapet në galerinë Art Project Space, të martën, më 13 maj, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 dhe do të zgjasë deri më 6 qershor 2025. Në tetor, ekspozita do t’i prezantohet […]
Hotel për insekte – Projekt inkluziv ekologjik me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Autizmit
Finalizimi i projektit do të jetë më 29 prill në orën 10:30 në Kopshtin Zoologjik të qytetit të Shkupit, ku do të vendosen punimet e krijuara nga nxënësit. Përveç vendosjes së hoteleve për insekte, do të prezantohet edhe një manual për insektet, i punuar nga studentët e Fakultetit të Makinerisë, dega Dizajni Industrial. Ndryshimet në natyrë të shkaktuara nga njeriu jo vetëm që ua vështirësojnë insekteve gjetjen e ushqimit, por edhe, pavarësisht nga përmasa e […]
Ekspozitë jubilare “90-vjetori i lindjes së Stefan Manevskit (1934-1997)”
Galeria Nacionale e Maqedonisë e përgatit ekspozitën jubilare “90-vjetori i lindjes së Stefan Manevskit (1934-1997)”. Shënimi i 90-vjetorit të lindjes së Stefan Manevskit (1934-1997), njëri nga skulptorët më inventivë maqedonas, krijimtaria e të cilit është veçanërisht e rëndësishme për evolucionin e skulpturës maqedonase, është në përputhje me detyrën e Galerisë Nacionale për të ruajtur dhe paraqitur në mënyrë më gjithëpërfshirëse arritjet e artistëve më të rëndësishëm maqedonas, duke marrë parasysh rolin që ata kanë luajtur […]
“Figura Humane” e Sejdi Kapllanaj – Shprehja e Diversitetit Njerëzor nëpërmjet Pikturës
Të nderuar, ju inforormojmë se me date 3.04.2025 në ora 19.00 do të hapet ekspozita e Sejdi Kapllanaj “Figura Humane” Sejdi Kapllanaj është pioner i artit në Kosovë. Ai përfaqëson ekspresionizmin abstrakt që nga vitet 1980 e deri më sot. Ne Galerinë Nacionale në objektin Çifte hamam ai vjen për ekspozitën e tij personale “ Figura Humane” me 36 piktura të formateve të ndryshme, një cikël interesant të punuara me akril. Ekspozita e re, “Figura […]
Lulzime Leka Mulaku në Çifte Hamam me ciklin “Metamorfoza II”
Të nderuar ju inforormojmë se me date 02.04.2025 në ora 19.00 do të hapet ekspozita e Lulzime Leka Mulaku “Metamorfoza II”. Lulzime Leka Mulaku i takon skenës së artit bashkëkohorë dhe përfaqëson brezin e artistëve që filluan aktivitetin e tyre me shprehje vizuale që nga vitet e 90-ta. Ne Galerinë Nacionale në objektin Çifte hamam ajo vjen për ekspozitën e saj personale “ Metamorfoza II” me 50 piktura të formateve të ndryshme, një cikël interesant […]
Ekspozita “Vangell Koxhoman, 120 vjetori i lindjes“ në Hamami i Daut Pashës
Galeria Nacionale ju fton në ekspozitën kushtuar doajenit të pikturës bashkëkohore maqedonase, Vangell Koxhoman, e cila do të mbahet në ndërtesën e Hamamit të Daut Pashës me rastin e 120 vjetorit të lindjes së tij. Do të jetë një nder dhe kënaqësi e madhe për ne të kujtojmë së bashku jetën dhe krijimtarinë e tij, portretet dhe peizazhet e tij, ngjyrat dhe dritën e vendlindjes së tij. Vangell Koxhoman, 120 vjetori i lindjes Hamami i […]
„Reflektime parisiane 2 dhe 3“ në Qendrën Informative Kulturore, Shtëpia e Oficerëve – Manastir
Ju njoftojmë se më datë 13.11.2024, nga ora 18:00, në Qendrën Kulturore Informative në Manastir do të hapet ekspozita e titulluar “Reflektimet parisiane 2 dhe 3”. Siç e dini tashmë, kjo ekspozitë është realizuar në bashkëpunim me Institutin Francez në Shkup, gjegjësisht me Ambasadën e Francës, dhe në Çifte Hamam janë prezantuar tri vepra të “Reflektimeve parisiane”. Shkasi i këtyre bashkëpunimeve tre vite me radhë ka qenë shënimi i Ditëve të Frankofonisë në vendin tonë, […]