ERA PARAKLET – Ekspozitë personale e Dimitrie Duracovski

Me kënaqësi të veçantë, në skenën e tonë galerike, ju shpallim autorin – artist në fushën e artit figurativ dhe fjalës së shkruar, Dimitrie Duracovski i cili si artist piktor, nuk është paraqitur para publikut gati se katër dekada, por veçantia e tij në shprehjen artistike është objekt i analizës në disa studime dhe literaturë të teorisë së artit figurativ. Veprat do të ekspozohen në Çifte Hamam, me datë 1 shtator 2023 (e premte), në […]

Еkspozitа „75/75“ në objektin e Çifte hamamit

Të nderuar, Ju njoftojmë se më datë 19.07.2023 (e mërkurë), ora 20:00, në objektin e Çifte hamamit, do të hapet për publikun ekspozita me titull “75/75”. Me këtë ekspozitë nisim aktivitetet për shënimin e 75-vjetorit të themelimit të Galerisë Nacionale. Në mënyrë simbolike kurorëzojmë vizionin dhe misionin e vazhdueshëm të suksesshëm të institucionit tonë për mbledhjen, ruajtjen, mbrojtjen dhe prezantimin e trashëgimisë kulturore duke ekspozuar 75 vepra ekskluzive të artit – piktura dhe skulptura. Përzgjedhja […]

Ad Astra vol.2 nga Valmir Aziri në Mala Stanica

Ad astra vol.2 në Galerinë Nacionale, në ambientet e “Mala Stanica” në Shkup! Hapja e ekspozitës është të enjten, më 8 qershor 2023, ora 19:00, ju mirëpresim! “Gjendja e krijimit është gjendje fiksimi. Kur nuk ja kemi filluar jemi të fiksuar, kur nuk e kemi përfunduar jemi të poseduar”, thotë poetja e madhe ruse Marina Tsvetaeva në traktatin e saj “Arti në dritën e ndërgjegjes”. Valmir Aziri vazhdon të jetë i “poseduar” nga pafundësia e një […]

Vladimir Temkov – Ekspozitë retrospektive në Chifte Hamam

Para fillimit të periudhës verore, në Çifte hamam ua prezentojmë opusin retrospektiv 40-vjeçar të Vladimir Temkovit. Hapja e ekspozitës është caktuar për datën 31 maj 2023 (e mërkurë), në orën 20:00. Vlladimir Temkov ka qenë i pranishëm në skenën e artit maqedonas dhe më pas në atë jugosllav që nga viti 1980, 40 vjet më parë, që nga ekspozita e tij e parë e pavarur. Që nga ajo periudhë, ai ka marrë pjesë në ekspozita […]

Ftesë Për Pjesëmarrje Në Konferencë Për Edukim Bashkëkohor Muzeor

Ftesë Për Pjesëmarrje Në Konferencë Për Edukim Bashkëkohor Muzeor, Galeria Nacionale e Maqedonisë së Veriut, Hamami Daut Pasha, Shkup, 30-31 maj 2023 Të nderuar, Ne jemi veçanërisht të kënaqur të ndajmë me ju dhe tu ftojmë të merrni pjesë në Konferencën për edukimin bashkëkohor muzeor, e cila do të mbahet në hamamin e Daut Pashës në Shkup më 30 dhe 31 maj 2023. Konferenca organizohet nga Galeria Nacionale e Maqedonisë së Veriut dhe organizohet në […]

Pavijoni i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Ekspozita e 18-të Ndërkombëtare e Arkitekturës – La Biennale di Venezia

Përgatitjet për projektin “Laboratori nga e kaluara për të ardhmen: Tregime për Shkollën Verore të Arkitekturës në Manastirin e Shën Joakim Osogovskit, 1992 – 2017”, si përfaqësues kombëtar i Bienales. Një ekspozitë ndërkombëtare e arkitekturës në Venedik në vitin 2023, duke u zhvilluar siç është planifikuar dhe me një tempo dinamike. Ekspozita është përgatitur dhe tashmë ka mbërritur në Venedik. Hapja zyrtare e Pavijonit të Maqedonisë do të jetë më 18 maj 2023, në Ditën […]

Tanja Balaq – “Crossing Choices”

Prezantimi solo i artistes Tanja Balaq do të mbahet më 19 maj në orën 20:00 në Galerinë Nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në objektin Çifte Hamami. Bëhet fjalë për një projekt multimedial – një video-instalim me titull “Crossing Choices”, 2023, i cili përbëhet nga një pikturë, një fotografi, një instalim dhe një video. Teksti në katalogun e ekspozitës është i Prof. Dr. Ivica Xhparovski i referohet filmit eksperimental me titull “Crossing choices”, i […]

Promovimi i monografisë kushtuar jetës dhe veprës së skulptores Aneta Svetieva

Promovimi i monografisë kushtuar jetës dhe veprës së skulptores Aneta Svetieva, Hamami i Daut Pashës, 19 maj (e premte) 2023, ora 12:00 Vepra artistike e Aneta Svetieva Shtresimi i jetës dhe kompleksiteti i veprës së Aneta Svetievës, kryqëzim i rrugëve dhe situatave të vështira të jetës së saj me punën e saj, sado e bënte të vështirë thurjen e tyre, ishin gjithashtu rruga e saj e vetme e vërtetë drejt lirisë shpirtërore dhe me këtë […]

“Labirinti i Artit 2” në Ekspozitën e Përhershme të Galerisë Nacionale në Hamamin Daut Pasha

Të dashur nxënës, mësues arti, artdashës! Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se në ambjentin e Hamamit të Daut Pashës të Galerisë Nacionale po zhvillohet edicioni i dytë i punëtorisë edukative muzeale “LABIRINI I ARTIT 2”. Është i dedikuar për nxënësit e klasave të pesta dhe të gjashta të shkollave fillore. Realizimi i punëtorisë ka filluar më 1 prill 2023. Kjo punëtori muzeale ka një koncept edukativ, kërkimor dhe fitues çmimesh. Një gjëegjëzë shtrohet para të gjithë […]

Ekspozita retrospektive – 30 vjet krijimtari e artistit figurativ Nehat Beqiri

Është kënaqësi e veçantë të jesh organizator dhe mikpritës i një projekti në të cilin janë sublimuar vitet e punës, kërkimit dhe zhvillimit personal në fushën e shprehjes artistike. Bëhet fjalë për “Ekspozitë retrospektive – 30 vjet krijimtari” të artistit figurative dhe profesorit universitar Nehat Beqiri. Ekspozita do të vendoset në ambientet e Çifte hamamit, ndërsa në hapjen e planifikuar për 22 dhjetor 2022 (e enjte) do të flasë drejtoresha e Galerisë Nacionale, Dr.Dita Starova […]