Simon Shemov “Multiverzi”
“E gjithë koha është tani”, thotë poeti dhe eseisti Alek Derven Houp, i vetëdijshëm për kompleksitetin që lind në imagjinatën poetike, e cila ushqehet me idetë për të kaluarën dhe të ardhmen nga këndvështrimi i së tashmes së paarritshme. Përjetësia është një paradoks. Përjetësia nuk është një vend fizik, por një gjendje mendore në të cilën çdo sekondë e historisë mendohet sikur të kishte ndodhur pikërisht tani. Kjo vlen pavarsisht nëse dikush është duke menduar […]
ERA PARAKLET – Ekspozitë personale e Dimitrie Duracovski
Me kënaqësi të veçantë, në skenën e tonë galerike, ju shpallim autorin – artist në fushën e artit figurativ dhe fjalës së shkruar, Dimitrie Duracovski i cili si artist piktor, nuk është paraqitur para publikut gati se katër dekada, por veçantia e tij në shprehjen artistike është objekt i analizës në disa studime dhe literaturë të teorisë së artit figurativ. Veprat do të ekspozohen në Çifte Hamam, me datë 1 shtator 2023 (e premte), në […]
Еkspozitа „75/75“ në objektin e Çifte hamamit
Të nderuar, Ju njoftojmë se më datë 19.07.2023 (e mërkurë), ora 20:00, në objektin e Çifte hamamit, do të hapet për publikun ekspozita me titull “75/75”. Me këtë ekspozitë nisim aktivitetet për shënimin e 75-vjetorit të themelimit të Galerisë Nacionale. Në mënyrë simbolike kurorëzojmë vizionin dhe misionin e vazhdueshëm të suksesshëm të institucionit tonë për mbledhjen, ruajtjen, mbrojtjen dhe prezantimin e trashëgimisë kulturore duke ekspozuar 75 vepra ekskluzive të artit – piktura dhe skulptura. Përzgjedhja […]
Vladimir Temkov – Ekspozitë retrospektive në Chifte Hamam
Para fillimit të periudhës verore, në Çifte hamam ua prezentojmë opusin retrospektiv 40-vjeçar të Vladimir Temkovit. Hapja e ekspozitës është caktuar për datën 31 maj 2023 (e mërkurë), në orën 20:00. Vlladimir Temkov ka qenë i pranishëm në skenën e artit maqedonas dhe më pas në atë jugosllav që nga viti 1980, 40 vjet më parë, që nga ekspozita e tij e parë e pavarur. Që nga ajo periudhë, ai ka marrë pjesë në ekspozita […]
Promovimi i monografisë kushtuar jetës dhe veprës së skulptores Aneta Svetieva
Promovimi i monografisë kushtuar jetës dhe veprës së skulptores Aneta Svetieva, Hamami i Daut Pashës, 19 maj (e premte) 2023, ora 12:00 Vepra artistike e Aneta Svetieva Shtresimi i jetës dhe kompleksiteti i veprës së Aneta Svetievës, kryqëzim i rrugëve dhe situatave të vështira të jetës së saj me punën e saj, sado e bënte të vështirë thurjen e tyre, ishin gjithashtu rruga e saj e vetme e vërtetë drejt lirisë shpirtërore dhe me këtë […]
Ekspozita retrospektive – 30 vjet krijimtari e artistit figurativ Nehat Beqiri
Është kënaqësi e veçantë të jesh organizator dhe mikpritës i një projekti në të cilin janë sublimuar vitet e punës, kërkimit dhe zhvillimit personal në fushën e shprehjes artistike. Bëhet fjalë për “Ekspozitë retrospektive – 30 vjet krijimtari” të artistit figurative dhe profesorit universitar Nehat Beqiri. Ekspozita do të vendoset në ambientet e Çifte hamamit, ndërsa në hapjen e planifikuar për 22 dhjetor 2022 (e enjte) do të flasë drejtoresha e Galerisë Nacionale, Dr.Dita Starova […]
Grupi artistik XXL në Malla Stanica
Në kalendarin programor të Galerisë Nacionale, data 15 dhjetor është data e planifikuar për prezantim zyrtar të grupit artistik XXL dhe hapja e ekspozitës është caktuar në orën 18:00. Galeria Nacionale e Republikës së Maqedonisë së Veriut (Qendra Multimediale Malla Stanica) paraqet grupin XXL, të krijuar në vitin 1994 në Sofje. Pas dekadash mosnjohjeje të ndërsjellë (apo njohje të pjesshme) të proceseve aktuale në artin e të dy vendeve, kjo ekspozitë duket si një hap […]
“Simfoni e ngjyrave në pentagram” nga Drenusha Palloshi në Malla Stanica
Kemi kënaqësinë e veçantë t’ju informojmë se më datë 15 dhjetor 2022 (e enjte), në Qendrën Multimediale Malla Stancia, në orën 19:00 do të bëhet hapja e ekspozitës me titull “Simfoni e ngjyrave në pentagram” e artistes figurative Drenusha Palloshi. Ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më 25 dhjetor 2022. Pentagramet tek pikturat e Drenushes paraqiten si shtyllë mbajtëse e mbrojtëse të koloritit dhe fraksioneve të nuancave të përfituara. Duke palosur ngjyrat […]
Bisedë me Artistin – Driant Zeneli
Bisedë me Artistin, 30 gusht 2022, ora 18:00, Chifte Hamam Të nderuar, Kemi kënaqësinë të veçantë t’ju informojmë se më 30 gusht 2022, në ora 18.00, në objektin Çifte Hamam do të mbahet një bisedim me artistin Driant Zeneli, me rastin e ekspozitës së tij aktuale “Trilogji: Nën sipërfaqe ka një sipërfaqe tjetër”, ku publiku i interesuar do të ketë mundësinë që të njihet me zhvillimin e krijimtarisë, konceptet artistike, interesat, hulumtimet dhe realizimet e […]
Drejt ekspozitës “Trilogji: Nën sipërfaqe ka një sipërfaqe tjetër” – DRIANT ZENELI
Pas një hapje të suksesshme të projektit të artistit shqiptar dhe botërisht të afirmuar Driant Zeneli të titulliar “Trilogji: Nën sipërfaqe ka një sipërfaqe tjetër”, gjatë këtyre ditëve ishim dëshmitarë të shumë vizitorëve të interesuar për projektin e tij, si nga skena lokale, por edhe nga ajo ndërkombëtare. Çifte Hamami edhe njëherë tjetër u shndërrua në një galeri të përmasave botërore e këtë e vërtetoi pikërisht fakti se, me projektin e Zenelit, Galeria nacionale u […]