Në edicionin e 60-të të artit të Bienales së Venecias 2024, nga projekti INTER SPEM ET METUM
Është një nder dhe kënaqësi e veçantë t’ju informojmë se edhe këtë herë besimi për të qenë bartës të flamurit kombëtar në manifestimin prestigjioz me një histori 120-vjeçare, La Biennale di Venezia, na është dhënë si institucion për herë të 9-të. Në edicionin e 60-të të artit të Bienales së Venecias 2024, Republika e Maqedonisë së Veriut do të përfaqësohet nga projekti INTER SPEM ET METUM, (MES SHPRESËS DHE FRIKËS), nga artistja jonë Slavica Janeshlieva. […]
Axiotomic + IXgram Dorian Jovanoviq dhe Stefan Shashkov – LARJE
Si projekt të fundit për vitin 2023, ju prezentojme projektin multimedial të autorëve Dorian Jovanoviq dhe Stefan Shashkov me titull “Larje”. Ky instalim i videove dhe tingujve do të vendoset në hapësirën e Çifte Hamamit më 27 dhjetor 2023, nga ora 20:00, deri më 7 janar 2024. Hamami, pra funksioni i tij në kohën e caktuar, ishte një hapësirë publike ku bëhej pastrimi i trupit, por edhe shkëmbimi i informacioneve nga përditshmëria e çarshisë. Me […]
Ekspozitë jubilare “90 vite nga lindja e Risto Kallçevskit (1933-1989)“
Ju njoftojmë se më datë 21.12.2023 (e enjte) në Galerinë Nacionale, objekti Hamami i Daut Pashës, në ora 19:30 do të hapet ekspozita Jubilare “90 vite nga lindja e Risto Kallçevskit (1933-1989)”. Ndërsa shënojmë jubileun e 90 vjetorit të lindjes së Risto Kallçevskit (1933-1989), njëri nga interpretuesit më të rëndësishëm të praktikës enformele në artin figurativ maqedonas, qëllimi ynë është të bëjmë një prezantim të integruar të krijimtarisë së tij të pasur. Hetimet dhe analizat […]
Jubileja 90 vjet nga lindja e Risto Kalçevskit (1933-1989)
Ju njoftojmë se më datë 21.12.2023 (e enjte), në Galerinë Nacionale, objekti i Daut pasha Hamami, në ora 19:30 do të hapet ekspozita “Jubileja 90 vjet nga lindja e Risto Kalçevskit (1933-1989)”. RISTO KALÇEVSKI (1933-1989) Ndërsa shënojmë jubileun e 90 vjetorit të lindjes së Risto Kallçevskit (1933-1989), njëri nga interpretuesit më të rëndësishëm të praktikës enformel në artin figurativ maqedonas, qëllimi ynë është të bëjmë një prezantim të integruar të krijimtarisë së tij të pasur. […]
Ekspozita “110 vjetëve nga lindja ” e artistes Lena Stefanova
IN Galeria Nacionale e Republikës së Maqedonisë e Veruit ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë të shpall ekspozitën me titull “110 vjetëve nga lindja ” e artistes Lena Stefanova”. Ekspozita do të hapet më 20.12 2023 në orën 12:00 në objektin Çifte hamam. Është një sfidë e madhe të organizosh një ekspozitë jubilare dhe shënimin e 110 vjetëve nga lindja e artistes Lena Stefanova. Ekspozitat jubilare janë gjithmonë një rast për të vërtetuar se si […]
Fauna nga koleksioni i Galerisë Nacionale
“Nga një diskurs më ndryshe” Fauna nga koleksioni i Galerisë Nacionale Mala Stanica, 7/12/2023, ora 19:30 Edicioni i dytë i ciklit “Nga një diskurs më ndryshe” është një vazhdimësi e idesë origjinale të përfshirjes së personave, intelektualëve, veprimtaria e të cilëve nuk është e lidhur ngushtë me artin figurativ, kritikën dhe teorinë, të cilët në bashkëpunim me një bashkëkurator nga galeria, do të punojnë në një temë që ata vendosin, e cila është frymëzuar nga […]
Tome Axhievski „ONCE UPON A TIME IN THE EAST“ në objekti Çifte Hamam
Me kënaqësi të veçantë ju informojmë se më 9 nëntor, e enjte, në orën 19.30, në Galerinë nacionale, objekti Çifte Hamam, do të hapet ekspozita më e re e autorit Tome Axhievski, e titulluar ONCE UPON A TIME IN THE EAST. Tome Axhievski është një nga artistët veçanërisht të rëndësishëm të ashtuquajturit brezi i mesëm i artistëve bashkëkohorë maqedonas, të cilët shfaqen në dekadën e nëntë (diplomon në Akademinë e arteve figurative në Zagreb në […]
Ekspozita “NOMEN EST OMEN” nga Kolektiv ZERO
Ekspozita “NOMEN EST OMEN” nga Kolektiv ZERO, e cila do të hapet më datë 12 tetor 2023 (e enjte), me fillim nga ora 20:00, në qendrën multimediale Mala Stanica, në Galerinë Nacionale. Nga shoqëria protozero në fillim të viteve të 80-ta doli “Zero Kolektiv” (zero, asgjë, parëndësi), i cili u formua në vitin 1985 në mjedisin oriental dhe institucionet e Çarshisë së vjetër të Shkupit. Kolektivi Ø – Zero, në vitet e 80-ta të shekullit […]
Mitko Panov – Në vend të hyrjes
Ekspozita – Mitko Panov – Në vend të hyrjes 05.10.2023, 20:00, Malla stanica. Ekspozita e Mitko Panovit është krijuar për të treguar dy elementë të punës së tij – pikturën dhe filmin. Në fakt, koncepti është një shfaqje e krijimtarisë ku autori është një tregimtar vizual. Mitko Panovi është përkushtuar krijimtarisë së tij, në kërkimin e formave të reja të shprehjes, ku bën një sintezë mes disiplinave klasike të pikturës, filmit dhe rrjedhave bashkëkohore të […]
Mile Korubin – Ekspozita
Nxitja për organizimin e homazhit kushtuar Mile Korubinit (lindi 28 shtator 1922në Prilep, ndërsa ai vdiq 13 shtator 2000në Shkup), një piktor i shquar maqedonas, është shënimi i 100 vjetorit të lindjes së tij. Këta përvjetorë janë rastet kryesore përmes të cilave Galeria Nacionale, si një institucion që për shtatë dekada e gjysmë është kujdesur për ruajtjen dhe mbrojtjen e një pjese të trashëgimisë kulturore të luajtshme të historisë së artit të vendit tonë, paraqet vazhdimisht arritjet më të larta kulturore […]