Ekspozita “NOMEN EST OMEN” nga Kolektiv ZERO
Ekspozita “NOMEN EST OMEN” nga Kolektiv ZERO, e cila do të hapet më datë 12 tetor 2023 (e enjte), me fillim nga ora 20:00, në qendrën multimediale Mala Stanica, në Galerinë Nacionale. Nga shoqëria protozero në fillim të viteve të 80-ta doli “Zero Kolektiv” (zero, asgjë, parëndësi), i cili u formua në vitin 1985 në mjedisin oriental dhe institucionet e Çarshisë së vjetër të Shkupit. Kolektivi Ø – Zero, në vitet e 80-ta të shekullit […]
Mitko Panov – Në vend të hyrjes
Ekspozita – Mitko Panov – Në vend të hyrjes 05.10.2023, 20:00, Malla stanica. Ekspozita e Mitko Panovit është krijuar për të treguar dy elementë të punës së tij – pikturën dhe filmin. Në fakt, koncepti është një shfaqje e krijimtarisë ku autori është një tregimtar vizual. Mitko Panovi është përkushtuar krijimtarisë së tij, në kërkimin e formave të reja të shprehjes, ku bën një sintezë mes disiplinave klasike të pikturës, filmit dhe rrjedhave bashkëkohore të […]
Mile Korubin – Ekspozita
Nxitja për organizimin e homazhit kushtuar Mile Korubinit (lindi 28 shtator 1922në Prilep, ndërsa ai vdiq 13 shtator 2000në Shkup), një piktor i shquar maqedonas, është shënimi i 100 vjetorit të lindjes së tij. Këta përvjetorë janë rastet kryesore përmes të cilave Galeria Nacionale, si një institucion që për shtatë dekada e gjysmë është kujdesur për ruajtjen dhe mbrojtjen e një pjese të trashëgimisë kulturore të luajtshme të historisë së artit të vendit tonë, paraqet vazhdimisht arritjet më të larta kulturore […]
Simon Shemov “Multiverzi”
“E gjithë koha është tani”, thotë poeti dhe eseisti Alek Derven Houp, i vetëdijshëm për kompleksitetin që lind në imagjinatën poetike, e cila ushqehet me idetë për të kaluarën dhe të ardhmen nga këndvështrimi i së tashmes së paarritshme. Përjetësia është një paradoks. Përjetësia nuk është një vend fizik, por një gjendje mendore në të cilën çdo sekondë e historisë mendohet sikur të kishte ndodhur pikërisht tani. Kjo vlen pavarsisht nëse dikush është duke menduar […]
ERA PARAKLET – Ekspozitë personale e Dimitrie Duracovski
Me kënaqësi të veçantë, në skenën e tonë galerike, ju shpallim autorin – artist në fushën e artit figurativ dhe fjalës së shkruar, Dimitrie Duracovski i cili si artist piktor, nuk është paraqitur para publikut gati se katër dekada, por veçantia e tij në shprehjen artistike është objekt i analizës në disa studime dhe literaturë të teorisë së artit figurativ. Veprat do të ekspozohen në Çifte Hamam, me datë 1 shtator 2023 (e premte), në […]
Еkspozitа „75/75“ në objektin e Çifte hamamit
Të nderuar, Ju njoftojmë se më datë 19.07.2023 (e mërkurë), ora 20:00, në objektin e Çifte hamamit, do të hapet për publikun ekspozita me titull “75/75”. Me këtë ekspozitë nisim aktivitetet për shënimin e 75-vjetorit të themelimit të Galerisë Nacionale. Në mënyrë simbolike kurorëzojmë vizionin dhe misionin e vazhdueshëm të suksesshëm të institucionit tonë për mbledhjen, ruajtjen, mbrojtjen dhe prezantimin e trashëgimisë kulturore duke ekspozuar 75 vepra ekskluzive të artit – piktura dhe skulptura. Përzgjedhja […]
Vladimir Temkov – Ekspozitë retrospektive në Chifte Hamam
Para fillimit të periudhës verore, në Çifte hamam ua prezentojmë opusin retrospektiv 40-vjeçar të Vladimir Temkovit. Hapja e ekspozitës është caktuar për datën 31 maj 2023 (e mërkurë), në orën 20:00. Vlladimir Temkov ka qenë i pranishëm në skenën e artit maqedonas dhe më pas në atë jugosllav që nga viti 1980, 40 vjet më parë, që nga ekspozita e tij e parë e pavarur. Që nga ajo periudhë, ai ka marrë pjesë në ekspozita […]
Promovimi i monografisë kushtuar jetës dhe veprës së skulptores Aneta Svetieva
Promovimi i monografisë kushtuar jetës dhe veprës së skulptores Aneta Svetieva, Hamami i Daut Pashës, 19 maj (e premte) 2023, ora 12:00 Vepra artistike e Aneta Svetieva Shtresimi i jetës dhe kompleksiteti i veprës së Aneta Svetievës, kryqëzim i rrugëve dhe situatave të vështira të jetës së saj me punën e saj, sado e bënte të vështirë thurjen e tyre, ishin gjithashtu rruga e saj e vetme e vërtetë drejt lirisë shpirtërore dhe me këtë […]
Ekspozita retrospektive – 30 vjet krijimtari e artistit figurativ Nehat Beqiri
Është kënaqësi e veçantë të jesh organizator dhe mikpritës i një projekti në të cilin janë sublimuar vitet e punës, kërkimit dhe zhvillimit personal në fushën e shprehjes artistike. Bëhet fjalë për “Ekspozitë retrospektive – 30 vjet krijimtari” të artistit figurative dhe profesorit universitar Nehat Beqiri. Ekspozita do të vendoset në ambientet e Çifte hamamit, ndërsa në hapjen e planifikuar për 22 dhjetor 2022 (e enjte) do të flasë drejtoresha e Galerisë Nacionale, Dr.Dita Starova […]
Grupi artistik XXL në Malla Stanica
Në kalendarin programor të Galerisë Nacionale, data 15 dhjetor është data e planifikuar për prezantim zyrtar të grupit artistik XXL dhe hapja e ekspozitës është caktuar në orën 18:00. Galeria Nacionale e Republikës së Maqedonisë së Veriut (Qendra Multimediale Malla Stanica) paraqet grupin XXL, të krijuar në vitin 1994 në Sofje. Pas dekadash mosnjohjeje të ndërsjellë (apo njohje të pjesshme) të proceseve aktuale në artin e të dy vendeve, kjo ekspozitë duket si një hap […]