Еkspozitа e Verica Kovaçevska “Kur uji të shteret (When Water Runs Dry)” e Çifte Hamam

Share Button

Hapja e ekspozitës personale e Verica Kovaçevska “Kur uji të shteret (When Water Runs Dry)” 16 tetor 2025 (e enjte), Çifte Hamam, ora 20:00

Më 16 tetor 2025 (e enjte), në ora 20:00, në objektin Çifte Hamam të Galerisë Nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të hapet ekspozita personale e artistes Verica Kovaçevska me titull “Kur uji të shteret (When Water Runs Dry)”, e kuratuar nga dr. Ana Frangovska, kustose këshilltare në Galerinë Nacionale.

Ekspozita paraqet një tërësi të prodhuar retrospektive me rastin e 20 vjetorit të krijimtarisë së Kovaçevskës dhe përfshin tetë instalacione multimediale –video, zë, ekspozita hapësinore, vizatime dhe formate participative – të shpërndara nëpër ambientet e Çifte Hamamit.

Uji është vendosur si metaforë qendrore dhe fije narrative përmes ekspozitës – si shenjë e jetës dhe përtëritjes, por edhe e zhdukjes, memories dhe humbjes. Veprat hapin pyetje për trashëgiminë arkitektonike, transformimet urbane, kujtimin kolektiv dhe ekologjinë e hapësirës, duke gërshetuar narrativët personale me kontekstet shoqërore.

Verica Kovacevska (1982, Shkup / jeton dhe punon në Cyrih, Zvicër) është artiste multimediale, praktika e së cilës karakterizohet nga një qasje kërkimore, puna me hapësirën publike dhe përfshirja aktive e publikut.

Veprat e saj janë prezantuar në shumë ekspozita grupore dhe individuale, si dhe në festivale, duke përfshirë Museum Tinguely (Basel), Muzeun e Artit Bashkëkohor (Shkup), Helmhaus (Cyrih), Muzeun e Artit Bashkëkohor (Roskilde), Fondazione Merz (Torino), Manifesta 11 (Cyrih), Bienalen e 4-t të Moskës dhe Urban Festival 10 (Zagreb).

Kovacevska ka diplomuar në Arte Vizuale me Teatër dhe Performancë në University of Plymouth dhe ka përfunduar master në Arte, Kulturë dhe Arsim në University of Cambridge.
Ajo është fituese e shumë çmimeve, granteve dhe rezidencave. Që nga viti 2023, ajo është kandidate për doktoratë në HafenCity University (Hamburg), ku punon në ndërthurjen e kërkimit artistik, aftësisë së kufizuar dhe hapësirës publike.

Ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më datë 11.11.2025.

Share Button