Еkspozita personale е Safet Spahiu, me titull “Imagjinata e purpurt”
Ju njoftojmë se më datë 11.11.2025 (e martë), në ora 19:00, në Çifte Hamam të Galerisë Nacionale të Maqedonisë do të hapet ekspozita personale e artistit dhe profesorit ordinar në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Safet Spahiu, me titull “Imagjinata e purpurt”. Do të ekspozohen pesëdhjetë vepra të ciklit të tij të fundit të pikturave të punuara në teknikë të kombinuar. Ekspozitën do ta hapë drejtori i Galerisë Nacionale të Maqedonisë, Ali Sinani.
Kustose e ekspozitës është Marija Kërstevska dhe ekspozita do të jetë e hapur deri më datë 24.11.2025.
“IMAGJINATA E PURPURT”
Ekspozita nga cikli “Ngjyra e së purpurtës” nga artisti figurativ Safet Spahiu në Galerinë Nacionale të Maqedonisë zbulon rrugën e tij krijuese përmes disa rretheve poetike në të cilat – përmes një shprehjeje të fortë individuale që dominon formimin e preokupimit të tij aktual – është dhënë një shenjë e përshkrimit poetik. Për të realizuar idenë komplekse të përmbajtjes dhe mënyrës se si e paraqet temën, poetikën e ngjyrës së purpurt e vizualizon në një grafikë me një tonalitet ekspresiv mbi një sfond me konture të qarta dhe një përshtypje konstante të simboleve narrative, me një reflektim të shprehur qartazi. Me paraqitje të spikatura, me një formësim studioz dhe të saktë të problemeve të dhëna të aftësisë krijuese, Spahiu konceptualizon në mënyrë të hollësishme idenë e tij për një kompozim të realizuar saktësisht.
Në këtë Cikël, tiparet karakteristike të autorit janë kontrastet e forta me lëvizje gjysmëtonale dhe dëshira e madhe për të shmangur, për të anashkaluar të sotmen. Kjo shikuesit i mundëson një ndjesi kontakti me veprën, si dhe një prekje me gëzimin e krijimtarisë së tij. Megjithatë, artisti na demonstron reduktimin e tij të pastër në imazhe të pazakonta, imagjinare dhe poetike, si dhe përkushtimin artistik që shpie, mbi të gjitha, në një sintezë mbi përvojat e tij. Me interpretimin e tij bashkëkohor dhe përdorimin intensiv të vlerave të ndryshme në kalimin e koloritit drejt ngjyrës së purpurt, Spahiu arrin një impakt të barabartë artistik dhe stilistikisht të ngjashëm.
Me fokusin e tij në ekspresione të vendosura veçmas, në një ambient të ri shpirtëror, me një dinjitet tashmë të arritur, impresioni poetik e artistit paraqitet si informacion universal. Nevoja për të përcjellë mesazhin, mendimin ose idenë, përmes leximit të veprës artistike, këtu është një sensacion i qartë i shenjave dhe simboleve, përmes formimit të një narrativi që është një vazhdim i natyrës së realizimit.
Spahiu me dinamizim të shprehur na i zbulon emocionin në çdo lëvizje të tij, dhe me gërshetimin e ngjyrave, kontribuon ngulitje spontane në një histori unike, me të cilën mishëron një pjesë të qenies së tij, na zbulon vizionet e tij të brendshme, por edhe përjetimin e botës së jashtme.
Duke analizuar këtë, mund të konkludojmë se Spahiu, me lehtësi dhe saktësi të veçantë, e sjell në mënyrë kohezive narrativin te poetika e së purpurtës, të cilën, në fakt, e vendos si parim kryesor në një mënyrë abstrakte ekspresioniste, duke arritur gjithashtu të ruajë vitalitetin e kompozimit.
Maja Kërstevska Kustose e lartë
BIOGRAFIA
Lindur 1960 U lind në Prizren – R. e Kosovës, prej vitit 1994 jeton në Gostivar.
Arsimimi 1981 – 1985, Diplomoi në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, në degën e Dizajnit grafik, në klasën e prof. Shyqri Nimani.
Kualifikimi pasuniversitar 2000 Diplomoi në studimet pasuniversitare në Fakultetin e Arteve në katedrën e Dizajnit Grafik në klasën e prof. Shyqri Nimani në Universitetin e Prishtinës
Ekspozitat Personale
Prizren:
1986 Shtëpia e kulturës
1988 SH K A “Agimi”
1991 Galeria “Vatra”
1992 SH K A “Agimi”
1993 Galeria e Artit “RADA”
1996 Galeria e Artit “RADA”
2018 Galeria e qytetit “HAMAM”
Gostivar:
1996 Kaffe Gallery “La Mrage”
1996 Kaffe Gallery “La Mrage”
2005 Qendra Kulturore “Asnom”
2018 Gallery KULT
2025 Gallery KULT
Shkup:
2000 Art club “Alternative”
2007 Qendra për Kultuë dhe Informim
2009 Galeria Nacionale “Çifte hamam”
2015 Qendra për Kultuë dhe Informim
2025 Galeria Nacionale “Çifte hamam”
New York, SHBA:
2009 MC Gallery New York
2019 MC Gallery New York
Pulla, R. Kroacisë:
2023 Galerija Cvajner
Stamboll, R. Turqisë
2023 Qendra për Kultuë dhe Informim
Ekspozitat Kolektive Pjesëmarrës në shumë ekspozita kolektive në vend dhe jashtë vendit si në: Kosovë, Shqipëri, Kroaci, Gjermani, Francë, Turqi, Bullgari, Argjentinë, SHBA, Kore e Jugut, Emiratet e Bashkuara Arabe etj.
Shpërblimet:
1995 Shpërblimi “Flaka e Janarit” Gjilan
2000 Shpërblimi “Pedagog i dalluar” në FAF. USHT -Tetovë
2000. Shpërblimi “Ars Albanica” Prishtinë
2007 Shpërblimi “Lazar Leqinovski” SHAFM Shkup
2008 Shpërblimi për kontributin e dhënë në USHT – Tetovë
2010 Shperblimi “Shpërblimi i Nentorit” SHAFM Draudacum
2012 Shpërblimi “Gara e Artit Global” KOSOVA ART Prishtinë
