Ekspozitë e pikturave artistike të autorëve maqedonas, të trashëguara nga procesi i suksesionit të ish-RSFJ

Share Button

Të nderuar, Ju informojmë se Galeria Kombëtare e Maqedonisë, objekti “Malla stranica”, më datë 3 dhjetor të vitit 2016, në ora 12:00 do të hapet ekspozita “Piktura artistike të autorëve maqedonas, të trashëguara nga procesi i suksesionit të ish-RSFJ.

MNR pokana mak

Në këtë ekspozitë janë përfshirë 46 vepra artistike, ndërsa pjesa më e madhe e pikturave artistike janë të autorëve maqedonas të marra si pronë e luajtshme që i takoi Republikës së Maqedonisë nga suksesioni, ndërsa procesi i transferimit të tyre nuk ishte aspak i lehtë.

Këto vepra, të autorëve tanë maqedonas, vite të tëra i zbukuronin hapësirat e ambasadave, konsullatave dhe misioneve të RSFJ-së, ndërsa më vonë edhe të ish-republikave jugosllave, të paaksesshme për publikun e gjerë, secila në destinacion të ndryshëm, larg atdheut – Maqedonisë.

Këto 46 vepra janë sjellë prej mbi 20 shteteve të ndryshme. Disa prej tyre udhëtuan nga Meksika e largët, Karakasi, Peru, Tokio, Nju Jork që përfundimisht sërish të gjenden këtu në Maqedoni, aty ku edhe e kanë vendin. Në mesin e autorëve të tjerë në këtë ekspozitë janë ekspozuar vepra edhe nga autorët: Martinovski, Liçenovski, Koxhoman, Mazev, Kondovski, Kunovski, Temkova, Haxhi Boshkov, Perçinkov etj., puna e të cilëve ka lënë gjurmë të thella në kulturën maqedonase, të krijuara në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, vepra këto të cilat deri më tani nuk janë ekspozuar për opinionin e gjerë kulturor, vepra të cilat do ta zbukurojnë trashëgiminë kulturore të Republikës së Maqedonisë.

 

 

 

 

 

 

 

 

Share Button