Eshref Qahili në Çifte hamam

Share Button

Të nderuar , Ju njoftojmë se me datë 5 dhjetor 2023, me fillim nga ora 19:00, në objektin impozant të arkitekturës profane islame Çifte hamam, pranë Galerisë Nacionale,do të hapet ekspozita personale e artistit dhe profesorit Eshref Qahili nga Prishtina (Republika e Kosovës).

Do të ekspozohen 30 punime vaj në pëlhurë dhe teknikë e kombinuar. Ekspozita titullohet Muzeu i Fëmijërisë.

Kuratore e ekspozitës është Maja Krstevska, kuratore e lartë.

 

Drejt veprës së Eshref Qahilit
Artisti dhe profesori Eshref Qahili vjen me një ekspozitë për herë të parë në ndërtesën madhështore të arkitekturës profane islame Çifte Hamam në Galerinë tonë Nacionale.
Ekspozita ka një titull interesant – “Muzeu i Fëmijërisë”. Përmes tridhjetë punimeve të grupuara në cikle, autori i udhëzon vizitorët përmes ngjarjeve të përditshme duke filluar nga fëmijëria e hershme dhe rinia e deri në moshë madhore. Përmes elementeve të shprehjes eksplicite të përvojave, ai tregon për takimet me kryeqytetet botërore të artit dhe seancat me artistët nga rajoni, ku ata shkëmbyen shumë mendime dhe përvoja krijuese.
Veprat e Qahilit janë shumë të afërta me pikturat paleolitike, magdalenase, të cilat, përmes vijës dhe vizatimit, kapin shprehjet e gjuetisë, duke na paraqitur kafshët, enët, armët e përdorura nga njerëzit e atëhershëm. Në to, Qahili përmes të kaluarës pasqyron të tashmen, dhe na çon në të ardhmen përmes pikëpamjes së tij krijuese me shpërthim artistik. Në vepra mbizotëron gjeometria, skematizmi dhe paraqitja figurative shkrihet në simbole dhe shenja të ndryshme të koncepteve fetare.
Në punimet e ekspozuara, figura spikat si një model ekspresiv, i futur në një sfond të pastër, kryesisht të bardhë, por ndonjëherë edhe plot ngjyra. Figura dhe amorfja takohen gjithashtu në një sfond blu, i cili arrin efektin e ekuilibrit artistik. Nëpërmjet ciklit të pikturave “Muzeu i Fëmijërisë” Eshref Qahili na çon nëpër fushat e futbollit të lojës të dominuara nga linja si një masë dhe shfaqje e përsosur e mbledhjes së organizuar selektive.
 
Maja Krstevska
Kuratore e Larte

Eshref Qahili u lind më 2 dhjetor 1960 në Rahovicë, Luginë të Preshevës, Serbi. Shkollën e mesme të artit e kreu në Pejë në vitin 1978. Në vitin 1983 kreu Akademinë e Arteve, degën e Pikturës në Prishtinë. Studimet pasuniversitare i vazhdoi në Prishtinë në vitin 1997, në klasë të profesor Rexhep Ferrit. Ekspozitën e parë personale e hapi në vitin 1992 në Prishtinë, Kosovë. Që nga vitet ’90, ai ka pasur mbi 20 ekspozita personale dhe ka marrë pjesë në ekspozita të ndryshme kolektive në vend dhe jashtë saj, si Angli, Indi, Irlandë, SHBA, Francë, Itali, Qipro, Japoni, Turqi, Kanada, Poloni, Meksikë, Rumani dhe të tjerët. Arti i tij është vlerësuar me çmime të ndryshme në vend dhe rajon. Mbi 250 vepra arti janë pjesë e koleksioneve private dhe publike (institucionale).

Share Button