Aferdita Kiki QIK në Sofje

Share Button

Aferdita Kiki

Qundra informative-kultutore e Republika e Maqedonisë në Sofje

Hapja: 5 shtator 2013, 18.30 ora

aferdita kiki sredna

Artin që buron nga artistja Afërdita Kiki, fascinon me nevojën e fuqishme për shprehje artistike. Thjeshtë, posedon një botë personale të lirisë. Me disa kombinime të vijave, ngjyrave, nyjave,  segmenteve dhe formave, nxit angazhimin në mënyrë të drejtpërdrejtë, por edhe në mënyrë të tërthortë. Kiki është artiste me faktorë tejet të shprehur të kreativitetit, aftësinë e absorbimit , aftësinë e transformimit, analizës dhe apstrahimit. Origjinale në shprehjen dhe sensibile në aspektin e vrojtimit, ajo na impresionon me mendimin kreativ dhe me emocionalitetin e thelluar; vërejtjen e aktiviteteve të paparashikueshme fizike dhe emocionale  – ndjenjat dhe emocionet e absorbuara .

aferdita kiki-111

Përgjatë kontekstit historik dhe të filozofisë autentike, ajo manifeston sentimentalitetin dhe pietetet ndaj të kaluarës artistike. Veprat atë e përfshijnë në dimensionet kohore të vrojtimit të veprës artistike, me këtë ajo kumton qëndrimin e saj. Ne mund ti përcjellim metaforat, gjendjet shpirtërore dhe morale lidhur me rëndësinë e traditës, para se gjithash rëndësinë e identitetit kulturorë.

Afërdita Kiki krijon duke hulumtuar të kaluarën e hershme; e frymëzuar në këtë drejtim ajo do të zhytet në botën e angazhimit të trazuar mendorë, me qëllim të nxitjes së shqetësimit dhe gëzimit estetik.

aferdita kiki-1

Veprat e saja janë të pavarura dhe autentike, të mbushura përplot me gjallëri lirike dhe sintezë në mes kohës së sotme dhe tradicionales.

Share Button