(foto) Hapja e ekspozitës “Bukë dhe kripë” në Vjenë

Fotografi nga hapja e ekspozitës “Bukë dhe kripë”, në organizim të Galerisë  Kombëtare të Maqedonisë, e cila u hap në Palais Porcia në Vjenë, më 7 nëntor të vitit 2013 (e enjte), në të cilën u prezantuan 12 artistë nga Maqedonia.

viena ngm (12) (Copy)

 

Ekspozita nxiti interesim të madh në mesin e publikut nga Austria që rezultoi me vizitë të shumë vizitorëve dhe me kritika pozitive nga profesionistët dhe nga Ministria për arsim, kulturë dhe shkencë e Austrisë. Për këtë arsye filluan edhe bisedimet për vazhdimin e bashkëpunimeve në të ardhmen, për shkëmbimin e artistëve dhe kultivimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në mes Maqedonisë dhe Austrisë.

Në hapjen e ekspozitës, fjalim të rastit kishin Norbert Riedel, ish drejtuesi pranë Ministrisë për arsim, kulturë dhe art të Austrisë, Karin Zimer, drejtues i tanishëm i Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtarë pranë Ministrisë për arsim, kulturë dhe art të Austrisë, zonja Halide Palloshi, drejtor i Galerisë Kombëtare të Maqedonisë dhe zonja Hillda Kolevska nga Atasheu për kulturë në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Austri. Në hapjen e ekspozitës, ishte i pranishëm edhe Hanspeter Huber, drejtor i Drejtorisë për bashkëpunim ndërkombëtarë pranë Ministrisë për arsim, art dhe kulturë të Austrisë.

Kurator i ekspozitës është Ana Frangovska.

viena ngm (10) (Copy)

viena ngm (9) (Copy)

viena ngm (8) (Copy)

viena ngm (7) (Copy)

viena ngm (6) (Copy)

viena ngm (5) (Copy)

viena ngm (4) (Copy)

viena ngm (3) (Copy)

viena ngm (2) (Copy)

viena ngm (1) (Copy)